'Çunat e Londrës, gati', nesër fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit! Balluku: Zhvillim ekonomik për gjithë zonën! Lidhjet e para me Zvicrën e Gjermaninë

Teksa hidhet dora e fundit, me vijizimin e pistës, Aeroporti i Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut' pret nesër udhëtarët e parë. Nga Londra ulet në Kukës avioni i parë, i mbushur kryesisht me emigrantë shqiptarë nga kjo zonë në Britaninë e Madhe.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, thotë se ashtu siç ishte premtuar çunat nga Londra do t'i presë Kryeministri.

"Mua më rezulton që janë gati, nga të gjitha të dhënat që kam nga koncesionari. Çunat e Londrës më datë 18 ulen këtu dhe i pret Kryeministri siç i kishte premtuar", thotë ajo.

Balluku shprehet se e gjithë zona do të ketë përfitim të madh ekonomik.

"Përfitimet financiare janë shumë të mëdha, punësimi, ulja e kargove, numri i turistëve do të jetë shumë më i lartë. Padyshim këtu do të jemi në një element të ri zhvillues i veriut të vendit, siç është turizmi.  Punësimi në përgjithësi do të bëhet me banorë rreth Kukës, përveç atyre që kanë nevojë për përgatitje dhe specializim konkret", vijon ministrja.

Teksa nënvizon se destinacionet e para do të jenë me disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë por edhe Italisë, Belinda Balluku bën me dije se me uljen e avionit të parë nesër e gjithë vëmendje e dikasterit që ajo drejton do zhvendoset për në Vlorë, për aeroportin atje pasi në datë 20 prill firmoset kontrata me kompaninë koncensionare.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/04/2021 01:35

    /ZAYED/,/ZAYED/,/ZAYED/, synet e beme aeroportin,po xhamia me minaret ku jane?Turqizimi dhe arabizimi vazhdon me shpejtesi me hapa te frikshem!!!

    Përgjigju
  • Landi: 17/04/2021 12:15

    Po mire qe do e beje udhetimin e pare nga London ne Kukes me date 18 Prill, i ka treguar kush ketij qe zyrtarisht nuk levizet jashte shtetit deri me date 17 Maj minimum? Apo i paguan shteti shqiptar gjobat?

    Përgjigju
  • Leka: 17/04/2021 12:06

    Do ulen nTiron cunat, pastaj nga Tirona ne Kukes. Kshu bohet video e mashtrimit

    Përgjigju
  • petrit: 17/04/2021 12:03

    Per momentin po shijojme propaganden elektorale.Aeroporti nuk ka faqe zyrtare web-i, si dhe asnje kompani e cila ofron bileta per ne kete aeroport.Por, prespektiva nuk eshte e keqe, ne muajt qe vijne ky aeroport do te behet funksional.Tung.

    Përgjigju
  • Lui: 17/04/2021 11:19

    Sikur t'i jepnit dhe nje dore atij dheut te kuq anash pistes mire do beni. Jo per gje, po duket sikur eshte i pambaruar aeroporti. Dhe nese e leni keshtu tani ne fillim, ashtu ka per te mbetur kot e jete. Dhe eshte pamja e pare dhe e fundit qe i ngulitet ne koke pasagjereve te huaj apo shqiptare qofshin.

    Përgjigju
  • Bledar: 17/04/2021 10:43

    Me falni por kush e paguan këtë udhëtim?

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 17/04/2021 10:26

    K.BOLINO.Si gazetar 1 sh Shkruaj më shumë për FENOMENIN E.Rama,KM më i mirë në 30 vite në Shqipëri,por dhe në Botë siç e cilësojnë MEDJET ITALIANE. -Le ti presi E.Rama votuesit e PD që vijnë nga Londra e le të votojnë SaliKriminelin e LulHollandezin e 21 janarit,Tradhëtarin e Shitjes së detit,etj. -Ja ku është E.Rama që e mban llafin.Ndaj duhet votuarë sezbën në 25 prill edhe nga Topçijt që vijnë nga Londra.Ndryshe u plapin syt nga poziviteti i ER në 7 vite..

    Përgjigju
  • Tiron: 17/04/2021 10:16

    Totalisht mashtrim propogande Si u certifikua ky aeroport pa mbaruar punimet. Mos votoni edi ramen sepse do na mbysi me taksa me besoni o popull, ju se keni iden ca behet pas kamerave

    Përgjigju
    • Askushi: 17/04/2021 13:45

      Tiron dopio byrek e hengre dhe nje sufllaqe per ta mbushur barkun.

    • tani: 17/04/2021 11:15

      Specialist i puneve te kota qe shqip quhet llapaqen o ma thjeshte mashtrues apo i "smur per mend" arrin ne kete konkluzion madheshtor "all Ber Bash".Ne se nuk ka certifikim o i "ditur" i PD agjencit e fluturimeve nuk kan te drejte te shesin bileta fluturimesh o Tiron apo PD -an. Bravo E.Rama.Inshalla ky aeroport i hap syte e mund te hap vende pune e rrjedhimisht rritje te mireqenien e patjeter "zbutjen e ......te veriut ekstrem" e kthim ne qytetnim.

  • Trnakop Kacija: 17/04/2021 09:54

    Me kete aeroport jo vetem simpatine e “Veriorve” qe e ka fituar Edi Rama ( dmth vota me shume per PS-ne keto zgjedhje) - por edhe te Kosoves qebesa ( se nuk shkojme me ne Shkup kur nuk mundet me aterru ne Prishtine etj). Qeshtu punohet taman e jo “llapa-llapa” - ishalla vazhdojne qeshtu.

    Përgjigju
  • Wayne: 17/04/2021 09:53

    Pun e mir, super.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë