Takimi në Athinë/ Mitsotakis: Së shpejti do të njohim patentat! Rama: Shpresojmë një pakt për detin, hiqni ligjin e luftës (VIDEO)

GREQI- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Greqi ku mori pjesë në forumin BE-Liga Arabe u prit në një takim nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis që zgjati rreth 55 minuta. Zyra e shtypit të Kryeministrisë thotë se Edi Rama u prit me frymë pozitive nga Mitsotakis. Në këtë takim u diskutuan të gjitha çështjet e përbashkëta. Kryeministri i Shqipërisë theksoi se pavarësisht vendimit të Këshillit të BE-së, Shqipëria do të vazhdojë zbatimin e reformave me të njëjtën vendosmëri.

Në të njëjtën kohë është në interesin e Shqipërisë po aq sa është në interesin e Greqisë fqinje, theksoi Rama, të diskutohen të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe të forcohet bashkëpunimi mes të dyja palëve. Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia mbështet perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim.

Më tej, ai mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri. Veç kësaj, Kryeministri grek theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjellë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek.

Rama ka kërkuar ndërhyrjen përsa i përket heqjes së ligjit të luftës dhe që duhet të jeni më aktivë në Ballkan dhe Mitsotakis iu përgjigj që synojmë të rikthehemi në Ballkan, përkrah partnerëve tanë siç jeni ju. Në fund të takimit, kryeministri i Shqipërisë ftoi Kryeministrin e Greqisë për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën ai e pranoi.

Ndërkohë që në një intervistë të dhënë për Euronews ai ka fajësuar ndërhyrjet politike për tensionet që krijohen në minoritetin grek në Shqipëri. Rama ka shpjeguar se ligji për shpronësimet nuk synon minoritetin grek dhe as që t’u rrëmbejë atyre pronat. “Këto janë akuza pa kuptim. Shqipëria përbën një shembull të shndritshëm për respektimin e minoriteteve dhe atij grek që jeton prej shumë kohësh në të njëjtat kushte me shqiptarët dhe kur ka probleme ato janë të njëjtat për të gjithë. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është që të rregullojmë bazën ligjore për të mirën e të gjithëve dhe të luftojmë një sistem korruptiv i cili po thith gjakun e njerëzve përsa i përket çështjet së pronave të tyre.

Pra nuk ka të bëjë në mënyrë ekskluzive me minoritetin grek por me të gjithë. Historia e marrëdhënieve mes dy popujve ka treguar se po nuk ndërhyri politika apo agjendat e ndryshme politike është një e përbashkët. Kështu që nuk ka përçarje apo urrejtje në zemrat e dy komuniteteve ku shqiptarët e grekët jetojnë së bashku prej shumë kohësh, ato përbëjnë një shembull të përkryer se si politika duke të menaxhojë faktin se ne jemi fqinjë dhe në një farë mënyre të mallkuar të jetojmë së bashku dhe të duam njeri-tjetrin" tha Rama.

“Kacifas një person i rrezikshëm”
I pyetur për deklaratat e tij për vrasjen e Konstandinos Kacifas nga policia shqiptare Rama u përgjigj: “Kam besuar më parë dhe besoj se një persona që vrapon me një armë në dorë dhe kërcënon jetën e njerëzve është i rrezikshëm”.

Pakti detar
Për sa i përket diskutimeve për kufijtë detarë mes Shqipërisë e Greqisë kryeministri Rama ka nënvizuar se midis dy shteteve janë hedhur shumë hapa para. Ai është shprehur se shpreson që pas rezultateve të arritura me qeverinë e kaluar bisedimet të vazhdojnë edhe me qeverinë e re greke për tu gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët. Ndërsa përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë pamjet e takimit me homologun grek, Rama shkruan se Shqipëria dhe Greqia do të intensifikojnë dialogun dhe rrisin bashkëpunimin.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 30/10/2019 09:48

    Po për 15 vite qe i degjeneruan shqiptarët pa siguracion nga 1990-2005 qe filluan lejet e para të qendrimit, a u diskutua? 15 vjet pune skllaverie, a u diskutua per skllaverine dhe raprezaljet? A u ankua ndonjehere ambasada shqiptare për dhunen e ushtruar kundër shqiptareve në Greqi? Europa pse nuk foli? Pse heshti Europa perballë shtazerisë greke kundër shqiptarëve? U diskutuan këto gjëra? Pse tabelat në rrugen nacionale shqiptare duhet te jene në gjuhën greke?

    Përgjigju
  • Drin: 29/10/2019 16:32

    Nuk ka asgje per te diskutuar prr Detin, Deti eshte aty ku duhet te jete, me kohen sot, ne fakt duhej te ishte deri ne Preveze....

    Përgjigju
  • Nikolas: 29/10/2019 03:28

    Tradhtar me te medhenj se vet shqiptaret nuk ka. Sali Berisha ne dite per diell e dha detin shqiptar te greku... dhe po ne jemi ata qe cojme dy gishtat lart duke bertitur Rama Ik dhe liri demokraci.

    Përgjigju
  • Vlora: 28/10/2019 12:39

    Jepu matravellon!

    Përgjigju
  • Emigranti: 28/10/2019 11:18

    Në fakt kontratat e shit-blerjes janë të komplikuara, shko futi i firmë edhe ti si Luli e Sala që ta rehatoni ate punën e detit. Sa shumë Esat Pash Toptani ka ky vend, nuk na e kanë fajin komshijtë, fajin e kemi vetë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League