Daja vrau mbesën 11- vjeçare në Greqi, i vihet zjarri banesës së autorit! Bashkëshortja e tij: Shpresoj të dalë i vdekur nga burgu

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Greqi, (10 qershor) ku daja vrau me një kaçavidë mbesën e tij 11 vjeçare me kaçavidë, pasi tentoi që ta përdhunonte, policia greke është vënë në gatishmëri për shkak të valës së zemërimit që është përhapur në Pirgos për vrasësin e 11-vjeçares Vasilika.

Mediat greke raportojnë se disa persona, ditën e djeshme (12 qershor) i vunë flakën banesës ku autori jetonte me familjen në shenjë hakmarrjeje.  Në momentin e zjarrvënies, asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ndodhej në zonë pasi të gjithë të afërmit e tij thuhet se janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes.

Lidhur me vrasjen e 11- vjeçares dhe zjarrin e rënë në banesë,  ka reaguar bashkëshortja e 37-vjeçarit, tij tha se për fat të mirë ajo dhe fëmijët e saj nuk ndodheshin brenda në banesë.

Ajo tregon se dy persona kishin shkuar atje dhe i kishin vënë zjarrin, ku një pjesë e mirë e banesës u shkrumbua nga flakët, ndërsa shtoj se nuk do të ketë asgjë më me burrin e saj.  

“Cila grua do të donte të kishte një marrëdhënie me të? Shumë njerëz më akuzojnë për këtë dhe mund të kenë të drejtë që nuk e kuptova. E dija që ishte akuzuar për përdhunim, por unë dhe i gjithë fshati besonte se ai ishte i pafajshëm. Unë fola me avokatin e tij dhe ai më tha se gjithçka ishte në rregull. Asnjë fëmijë nuk e meriton atë që pësoi Vasilika . Unë dhe Lulia jemi motra, shoqe fëmijërie. E kam konsideruar si motrën time dhe do ta bëj gjithmonë dhe do të doja shumë të isha me të tani me atë që po kalon. Nuk dua ta shoh dhe shpresoj të dalë i vdekur prej andej. Për mua nuk ekziston. Thjesht duke më thënë njerëzit ai është burri yt, më zemëron ”, ka shtuar ajo.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dhjetra kamionë në radhë në doganën e Kosovës, vështirësi në hyrjen e mallrave nga Shqipëria

Dhjetra kamionë në radhë në doganën e Kosovës, vështirësi në hyrjen e mallrave nga Shqipëria