Daja zyrtarisht 'dem i kuq', Vllaznia i besohet Bradaric

TIRANË- Ilir Daja është zyrtarisht trajneri më i ri i Partizanit. Zërat se trajneri do të merrte drejtimin e demave të kuq nisën një vit më parë, por këtë të hënë gjithçka u konkretizua me teknikun që hodhi të zezën mbi të bardh duke firmosur një kontratë një vjeçare në krye të ekipit kryeqytetas. Në fjalën e tij drejtori i klubit të kuq, Olsi Rama vlerësoi prurjen në krye të skuadrës së trajnerit Ilir Daja teksa shtoi se marrëveshja e arritur me të ishte ndër më të lehtat që kishte ndërlidhur.

Për vetë trajnerin Daja ky është një hap i rëndësishëm në karrierë e tij pas eksperiencës në drejtimin e Skënderbeu duke shtuar projekti që i është besuar ka objektiva të qarta që synojnë forcimin e skuadrës për prespektivën e së ardhmes. Në të kaluarën Ilir Daja ka drejtuar edhe Flamurtarin, Tiranën, Dinamon dhe Elbasanin.

Krahas Partizanit ndryshime në pankinë për këtë sezon pësoi dhe Vllaznia. Ndryshe nga demat e kuq klubi shkodran drejtimin e ekipit ja besoi një trajneri të huaj siç është  gjermani Thomas Brdaric. 45-vjeçari i cili ka provuar të luajë si sulmues në Bundesligë me skuadrat e Bayer Leverkusen, Stuttgart dhe Ëolfsburg është prezantuar këtë të hënë zyrtarisht në krye të ekipit të Vllaznisë.

Në fjalën e tij tekniku gjerman është shprehur se ka ardhur në Shqipëri për të ndërtuar një Vllazni të fortë, por për këtë duhet durim. Brdaric ka nisur punën si trajner prej vitit 2009. Ai ka provuar disa aventura në futbollin gjerman, teksa ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës gjatë periudhës janar-maj të vitit 2017.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet