Krimi në Shkodër, ish-polici dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal, kishte marrë disa vërejtje

Dy persona kanë qenë bashkëpunëtorë në vrasjen e ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silva Ndocit në Shkodër. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se vrasësit kanë qenë në makinën “Benz” që u gjet e djegur dhe po prisnin mbërritjen e çiftit.  Sapo automjeti ka mbërritur njëri prej atentatorëve ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të Boran Bërçana dhe Silva Ndocit. Ai ka qëlluar nga xhami i shoferit dhe plumbat kanë kapur fillimisht 30-vjeçarin dhe më pas bashkëjetuesen e tij. Boran Bërcana ka marrë i plumb në fytyrë dhe 4 në trup, ndërsa Silva Ndoci 1 plumb në kokë dhe 5 në fytyrë. Nga foto që ka siguruar Report TV dallohet se Bërcana ka tentuar të shpëtojë duke u hedhur në sendiljen e pasme, por nuk ja ka arritur dot.  Siç duket edhe nga foto e rëndë, trupi i Bërçanës ndodhet mes dy sendiljeve të para, ndërkohë që trupi i 25-vjeçares ndodhet në sendiljen e parë të makinës. Në kohën që atentatori ka lëshuar 23 plumba nga arma MP5, në sendiljen e pasme të kësaj makine ishte djali dy vjeç i çiftit. 

(Brenda në "Benz" trupat e pajetë të Boran Bërçanës dhe Silva Ndocit)

Asnjëri prej plumbave nuk e ka kapur atë, ndërsa sipas personave që e gjetën në makinë, fëmija ishte i terrorizuar dhe kishte shkuar në krahët e nënës së tij. 2-vjeçari ka qëndëruar për rreth 5 orë brenda makinës, ndërkohë që prindërit e tij kishin vdekur. Pas 23 të shtënave vrasësi rifutet te makina e tij dhe bashkë me bashkëpuntorin largohen në dalje të Shkodrës. Personi që ka qëlluar me breshëri sipas të dhënave nga Policia e Shkodrës nuk ka patur maskë në fytyrë, por mbante një kapele që të mos identifikohej nga Policia. Të dhënat mbi autorët janë të pakta, por dyshohet se ata kanë përdorur targa të falsifikuara për automjetin që u gjet i djegur. Dyshohet se ata mund të jenë vrasës me pagesë, pasi thuajse nuk kanë lënë asnjë provë në vendin e ngjarjes. Gjithsesi Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që tregojnë autorët teksa largohen.

Vrasje e dyfishtë në Shkodër ka bërë që ekspertë të Kriminalistikës nga Tirana të shkojnë në ndihmë të grupit hetimor. Burime nga Policia e Shtetit thanë se krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit të së dielës, por trupat e tyre janë gjetur 5 orë më vonë, pasi arma kishte silenciator dhe nuk janë ndjerë të shtëna nga fqinjët. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore e hetimeve lidhet me dyshimet se Boran Bërçana ka qenë pjesë e një grupi kriminal të rrezikshëm në Shkodër. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me këta persona edhe në kohën që ishte Polic, madje disa herë ka marrë vërejtje kur ishte në radhët e uniformave blu. Gjithashtu grupi i ekspertëve ka filluar të analizojë dosjet e ish-policit për të zbuluar nëse ka pasur konflikt me njeri. Nga dosjet që ka pasur në përgjegjësi Boran Bërçana në kohën që ishte polic, do të shikohen personat që ka arrestuar, për të zbuluar nëse ndonjëri prej tyre kishte arsyje për tu hakmarrë.

Ngjarja ka ndodhur në pak sekonda, dhe autori pas të shtënave është siguruar që çifti ka vdekur, ka parë fëmijën në makinë dhe është larguar sërish andej nga ka ardhur, duke hipur në automjetin që po e priste dhe bashkë me drejtuesin e mjetit janë larguar drejt lagjes "Kiras", ku mësohet se u braktis dhe makina, për t’ju vënë flaka pranë rrugës nacionale Shkodër-Koplik. Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë të një subjekti privat pranë banesës së çiftit, ndërkohë që materiali filmik është dërguar në Tiranë ku priten të zbulohen të dhëna lidhur me identitetin e autorit, mbi të cilin deri tani nuk ka asnjë të dhënë. Sot, një ditë pas krimit makabër, në Shkodër janë përcjellë për në banesën e fundit Boran Bërçana dhe Silva Nodci. Dy familjet kanë zhvilluar një ceremoni të përbashkët ku kanë marrë pjesë qindra njerëz.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:34
Pistat e hetimit: Autorët, vrasës me pagesë, po verifikohen dosjet dhe personat që ka arrestuar ish-polici

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me hetimet për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci.

Gazetari i Report Tv, Driçim Daka, raporton nga Policia e Tiranës, se nga Tirana janë nisur ekspertë që ditën e djeshme drejt Shkodrës për të hetuar ngjarjen e dyshimtë. Burimet bëjnë me dije se Policia e Shkodrës ka hapur dosjet që ka patur në ngarkim ish-polici.

Dosjet do kalojnë në kontroll nga grupi hetimor për të parë nëse Bërçana ka patur një konflikt të mundshëm në punën e tij në të shkuarën.

Gjithashtu po verifikohen edhe personat që ka arrestuar ish-polici.  Një tjetër detaj i ri që vjen nga hetimi, është fakti se të gjitha pamjet e siguruara nga kamerat e bizneseve afër vendit të ngjarjes janë sekuestruar dhe po shihen me vëmendje për të bërë të mundur identifikimin. Të dhënat mbi autorët janë të pakta, por dyshohet se ata kanë përdorur targa të falsifikuara për automjetin që u gjet i djegur.

Dyshohet se ishin 2 autorë që kanë pritur çiftin të vinte. Identifikimi i tyre nuk dihet nëse është bërë i mundur, pasi sipas burimeve kjo varet nga cilësia e kamerave. Policia dyshon se autorët e ngjarjes janë vrasës me pagesë, të veshur me kapele dhe se vrasja ka qenë e mirëmenduar.

Një tjetër e dhënë që del sot, është fakti se trupat e dy viktimave u dërguan për ekspertizë për të përcaktuar orën e saktë të vdekjes, pasi ende nuk është specifikuar në çfarë ore kanë ndërruar jetë çifti.

Po mblidhen të dhëna për ish-policin nëse është shoqëruar me persona me precedent të mëparshëm penalë.

Ora 11:18
Përcillen për në banesën e fundit çifti i vrarë në Shkodër/VIDEO

Njerëz të shumtë, familjarë të çiftit dhe qytetarë të Shkodrës kanë përcjellë për në banesën e fundit Boran Bërçanën dhe Silvi Ndocin. Poshtë banesës së prindërve të ish-policit janë grumbulluar shumë njerëz të cilët kanë vendosur t’i japin lamtumirën e fundit çiftit.

Siç u njoftua dhe ditën e djeshme, ceremonia për varrosjen e tyre është zhvilluar e përbashkët dhe çifti do të shkojë bashkë deri në banesën e fundit.


Ceremonia mortore për ish-policin

Ora 10:41
Krimi në Shkodër/ Momenti kur ish-polici dhe bashkëjetuesja u gjetën të pajetë në automjet

Krimi i dyfishtë tronditi dje Shkodrën në orët e para të mëngjesit, ku një çift bashkëjetuesish u qëlluan për vdekje brenda në automjet.  

Ngjarja ndodhi pak metra larg banesës së çiftit, pasi ishin kthyer nga një darkë, ndërsa skena e krimit ka ndodhur në prani të djalit 2-vjeçar të Boran Bërçamës dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci.

Report Tv ka siguruar foton e dy trupave të pajetë brenda në automjetin tip “Mercedes Benz”. Ata janë qëlluar me breshëri arme automatike “MP5”, duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme.  

Konstatimi i viktimave u bë vetëm në orët e para të mëngjesit të së dielës nga fqinjët të cilët njoftuan policinë, ndërsa pranë trupit të nënës u gjet edhe djali 2 vjeçar i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veshgjati Viçidolit: 16/07/2018 16:50

    Ka zbatue kanunin.

    Përgjigju
  • Alb: 16/07/2018 14:39

    Autoret kan qen me shume se dy persona,arma qe eshte gjetur ne makin dhe makina e djegur jan ber qellimisht per te cuar hetimet e policis ne rruge te gabuar,kjo mund te shpjegoj pse arma e gjetur e tipit scorpion eshte pa selinciator kurse ne krim nuk jan degjuar krisma.Kjo vrasje nuk mund te jet krim pasioni e organizuar ne menyr te tille.

    Përgjigju
  • "Shtëpia Digjet , Fredi KRIHET: 16/07/2018 12:38

    Janë gjithë Mëkatet e PD KRIMIT , që hapën DEPOT e ARMËVE në 1997 për të Sulmuar JUGUN e Shqipërisë ! PD është një ÇETË BANDITËSH dhe KRIMINELËSH që i kanë duart e tyre të ZEZA me Gjak SHQIPTRËSH !!! Lëre pastaj VJEDHJET dhe GRABITJET që ju kanë bërë Shqiptarëve nëpër ZYRAT e SHTETIT ! Po ai Fredi ZGJEBSI ku bëhet URITHI që "fle nën tokë" me Milingonat !!! Hahahahahahahahah! Mirë që kemi Loshin , që ju mbaron punë Gruas dhe Çupave të Fredit ! hahahahahahahahahahah! Është "HAMSHOR" Loshi ! Kurse Fredi është një "ZOG PUSETASH" që Ushqehet me Fekale ! hahahahahahah!

    Përgjigju
    • Fredi: 16/07/2018 18:41

      Cfare ka me shume nje i semure mendor se Fa-iku?

  • Fredi: 16/07/2018 11:15

    Duhet te jete krim pasioni. I frikshem por edhe kriminel frikacake qe nuk meritojne meshire. Policia ka per ta abardhur shpejt kete makabritet. Ngushillime familjes dhe te afermve.

    Përgjigju
    • Loshi: 17/07/2018 00:59

      Te erdhi dita, mos u merzit o ushtaruc i krimit. Zara si ty per te blere cigare ka plot, por ti je zar e bir zari.

    • Loshi: 16/07/2018 14:58

      O Fredi o Lepur, po 80 lekesh ngele dhe komenton ketu i ulur te interneti lagjes me 5 mije lekeshin e plakut ne xhep per cigare, ik or rr... k brj ndonje leke se me rrogen e shtetit qe merr si spiun nuk te dalin per cigare dhe i bie ne qafe plakut parazit.E di mire ti krimin e pasionit se te ka ikur gruaja.

  • Liburni: 16/07/2018 10:36

    Burrecat vrasin femera e pergjakin femij. Keta jane kriminele e vrases ordiner qe shteti i jone ka per detyre qe TI cfaros ne rrenje. Jemi te rrenqethur nga vrasjet makaber qe vazhdojne te na traumatizojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qendër e re administrimi në Vaqarr, Rama: Hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat

Qendër e re administrimi në Vaqarr, Rama: Hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat