Zbulohen rusët e përfshirë në sulmin ndaj Skripal, May akuza Moskës: Ju e organizuat! Ministria: S'kemi lidhje me ta
Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov, janë dy agjentët rusë që kanë marrë pjesë në sulmin me agjentë kimik nervorë ndaj agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Kryeministrja britanike Theresa May, ka akuzuar Moskën zyrtare.
Dy agjentët rusë që kanë marrë pjesë në sulmin ndaj Sergei Skripal
Prokurorët britanikë kanë dalë në përfundimin se Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov, janë dy agjentët rusë që kanë marrë pjesë në sulmin me agjentë kimik nervorë ndaj agjentin të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës e tij.
Policia britanike ka thënë se dy rusët kanë udhëtuar me pasaporta ruse dhe kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar para sulmit. Neil Basu, shefi i policisë kundër terrorizmit tha se dy agjentët lëviznin me pseudonime, dhe ishin rreth 40 vjeç. Ata janë fotografuar pranë stacionit të trenit, pak minuta para sulmit ndaj Skripal. Basu ka thënë se gjurmët e agjentit Novichok u gjetën në dhomën e hotelit në Londër, ku dy burrat kishin qëndruar nga data 2 mars deri më 4 mars.
Dy autorët duke lëvizur pranë stacionit të trenit
Kryeministrja britanike Theresa May ka thënë sot në parlamentin britanik se dy të dyshuarit janë oficerë të agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse GRU. May ka përsëritur akuzën se qeveria ruse është e përfshirë në këtë rast.
"Ne kemi të drejtë të themi se për sulmin në muajin mars, përgjegjës është shteti rus", tha ajo.
Por ministria e Jashtme Ruse nuk pranon akuza. Në një tjetër reagim, Ministria thotë se emrat dhe fotot e rusëve të dyshuar për helmimin e Sergej dhe Julia Skripal, nuk kanë lidhje me Moskën. Ministria ka shtuar se këto akuza janë të pabazuara.
"Emrat dhe fotot e të dyshuarve, të botuara në media nuk do të thonë asgjë për ne. Londra të heqë dorë nga akuzat publike dhe manipulimet e medias" dhe të zgjedhë në vend të saj "bashkëpunimin praktik midis agjencive të zbatimit të ligjit". “-tha Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë.
Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia, 33 vjeç, ranë pre e një sulmi me agjent nervor Novichok në muajin mars të këtij viti, por fatmirësisht ata shpëtuan. Ky sulm hapi një valë përplasjeje diplomatike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë. Londra fajësoi Moskën për tentativën e vrasjes, por Moska zyrtare ka mohuar akuzat. Pas sulmit, një valë dëbimi e diplomatëve ruse përfshiu disa vende.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.4%
-
Jo
73.9%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 778
Lajme të tjera
-
Komisioni i Dezinformimit, Avokati: Rusia do të destabilizojë Shqipërinë, financon media dhe politikanë, Ilir Meta një prej tyre
3 Prill, 17:59
-
Tronditje në Berlin: Si e kapi Rusia bisedën sekrete të ushtrisë gjermane?
4 Mars, 10:45
-
'Vladimir Putin vrau burrin tim!' Videomesazhi i të vesë së Navalnyt: E helmoi me agjent nervor, Rusia po fsheh trupin e tij
19 Shkurt, 13:18
-
Rrëzimi i avionit të Prigozhin, merret në pyetje inxhinieri, bëri ndërhyrje në avion para fluturimit! Boris Johnson akuzon Putin: Mund ta ketë vrarë ish-kreun Wagner
27 Gusht 2023, 12:26
-
Noli dhe rusët
28 Maj 2023, 14:12
-
Borrell mesazh Serbisë: Lidhjet e ngushta me Rusinë s’janë në përputhje me rrugën drejt BE-së
22 Maj 2023, 20:41
-
Parlamenti serb hapi dyert për deputetët e sanksionuar rusë
20 Prill 2023, 15:17
-
SHBA: Rusia vazhdon të jetë aktive në luftën kibernetike kundër Ukrainës
12 Prill 2023, 07:43
-
Gazetari amerikan i 'Wall Street Journal' akuzohet zyrtarisht për spiunazh nga Rusia! Shërbimi Federal i Sigurisë ruse: Spiunoi kompleksin ushtarak
7 Prill 2023, 22:36
-
Lufta/ Shpërthim në Shën Petersburg, vdes blogeri i njohur ushtarak Tatarsky, klientja i dha statujën me 200 gram tritol! 25 të plagosur
2 Prill 2023, 07:40
-
Presidenca ruse e Këshillit të Sigurimit, reagon ministri ukrainas: Të ndalohen përpjekjet për abuzim! Kjo është një shuplakë për gjithë botën
1 Prill 2023, 16:30
-
Rusia merr drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së! Ukraina: Shakaja më e keqe e 1 prillit! Anëtari i PE: A mundet të drejtojë krimineli i luftës?
1 Prill 2023, 08:32