Zbardhen emrat e 5 shqiptarëve të nxjerrë nga Al-Hol! Mes të shpëtuarve dhe Endri Dumani, e motra refuzoi! 20 të tjerë transferohen në një kamp më të sigurt (VIDEO)

TIRANË- "Ferri" në kampin 'Al- Hol' në Siri për 4 fëmijë dhe një grua në karrocë me rrota ka marrë fund ditën e sotme. Ato janë nxjerrë nga kampi famëkeq në Siri ku shumë shpejt pritet që t'u bashkohen familjeve të tyre. Report TV mëson se janë nxjerrë nga kampi Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si edhe Endri Dumani. Lajmin e bën të Gjysmëhëna e Kuqe e cila ka shpërndarë edhe pamje nga operacioni e shpëtimit. Mes të shpëtuarve është  Endri Dumani, 11-vjeçari nga Dibra i cili kishte në këtë kamp 6 vite, e ndërsa motra e tij Eva, sipas burimeve për Report Tv ka refuzuar që të dalë, por motive ende të paqarta. Dyshohet se ajo është fshehur në momentin që trupat shqiptare kanë mbërritur në kamp, dhe nisur nga koha e kufizuar që kanë pasur, është bërë e pamundur shpëtimi i saj.

Report TV ka zbardhur detaje të tjera nga ky operacion, i cili mësohet se ka zgjatur për plot 45 ditë. Referuar burimeve, ky operacion duhet të ishte mbyllur dy javë më parë, por pati komplikime, për pasojë u shty në kohë. Dy prej fëmijëve të shpëtuar mësohet se kanë lindur në Siri, ndërsa gruaja e cila ndodhet në karrocë me rrota, Floresha Rasha ka mbetur e plagosur gjatë kohës që ka qëndruar në kamp.

Të shpëtuarit u janë nënshtruar të gjitha testeve mjekësore. Ato janë shoqëruar nga kampi për në Damask nga Gjysmëhëna e Kuqe, e ndërsa do të jetë vetë kryeministri Edi Rama që do t'i shoqërojë drejt Shqipërisë për t'i bashkuar me familjes. Rama u nis pasditen e sotme drejt Libanit, teksa njoftoi se shumë shpejt do të nisë edhe një fazë e dytë për rikthimin e shqiptarëve të tjerë. "Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë. Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër", tha Rama.

Ndërkohë, mësohet se janë identifikuar 20 pjestarë, disa familje shqiptare në Al-Hol, gra dhe fëmijë të cilët janë transferuar në kampin ROJ, një kamp me më shumë siguri dhe kushte higjene më të mirë.

Endri Dumani

Si është historia e Endri Dumanit?
Rreth 6 vite më parë Eva dhe vëllai i saj Endri Dumani, 13 dhe 11 vjeç u larguan me babanë, Shkëlzen Dumani për në Siri.  Vetëm pak kohë më vonë, babai vritet dhe të miturit mbetën vetëm në kampin e ferrit. Në përpjekje për t'i riatdhesuar, familjarë të tjerë dërguan pranë fëmijëve, gjyshen e tyre Mentije Dumani. Tentativat e saj vazhduan për një kohë të gjatë, por nuk u finalizuan për shkak të një sëmundjeje që i mori jetën të moshuarës. Vetëm dhe pa askënd afër në kamp Eva dhe Indrit kanë qenë në kontakt me nënën Mide dhe dajën e tyre, Xhetan Ndregjoni. Ky i fundit më herët i dërgoi një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkonte që të nipin dhe mbesën e tij. Teksa burime për Report tv thanë se Eva ka refuzuar të dalë, daja i tij, Xhetani në një lidhje për emisionin 'Pa Gjurmë' tha se nuk e besonte që ajo kishte refuzuar të dilte, por nuk ka një shpjegim se përse vajza nuk ka dalë.

Më herët në Liban ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj ku u takua me homologun e tij Mohammad Fahmi dhe gjeneralin Abas Ibrahim i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm për çështjet e sigurisë. Ndërkohë, pak ditë më parë një delegacion shqiptar zhvilloi një vizitë zyrtare në Sirinë Veri-Lindore.

Me shpëtimin e Endri Dumanit nga kampi Al-Hol në Siri, më herët të Alvin Berishës, shumë fëmijë të tjerë shqiptarë presin të buzëqeshin. Nga sa ka raportuar më herët Shqiptarja.com në atë kamp janë rreth 50 shqiptarë që pritet të shpëtohen. Në total me Alvin Berishën, shkon në 6 numri i të nxjerrëve nga kampi Al-Hol në 2 operacione. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Sot 'shpëtoi' nga kampi i ferrit Al-Hol, kush është nëna e 3 fëmijëve Floresha Rasha! Në 2014 burri iu vra me snajper në Siri

Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha janë "shpëtuar" nga kampi 'Al-Hol' i cilësuar si si kampi i ferrit, dhe nesër do të vijnë në vendin tonë nën shoqërinë  e kryeministrit Edi Rama, i cili ka shkuar sot atje për t'i marrë.

Por përveç torturave në kampin famëkeq ajo ka kaluar edhe një traumë më të madhe. Floresha atje ka humbur edhe të shoqin e saj, Diamant Rasha. Ajo ndodhej në Siri që në vitin 2014, vit në të cilin i është vrarë dhe i shoqi gjatë luftës në Siri. Që nga ai moment ajo donte të kthehej në vendin tonë por e ka pasur të pamundur.  

Xhihadistët të cilët kthyen në luftëtar për ngritjen e Shtetit Islamik burrin e saj dhe më pas e ekzekutuan me snajper në në vitin 2014, e mbajtën "peng" Floreshën bashkë me fëmijët.

Familja Rasha është me origjinë nga Sllova e Dibrës, kurse Diamant Rasha ka lindur më 24.08.1980.

Diamanti ishte frekuentues i xhamisë te Unaza e Re në Tiranë ku ishte imam Genci Balla dhe dyshohet se ai ka qenë një prej të rekrutuarve, për tu nisur në luftë në Siri. Ai mendonte se pas luftës do të jetonte në Siri i qetë por kjo ëndërr u ndërpre në mes.

Kryeministri pasi u takua me 5 të shpëtuarit, nga atje deklaroi se gjendja shëndetësore e gruas nuk është e mirë paso ajo ka disa plagë në trup. 

Ora 20:13
Shefi i Antiterrorit: Do doja t'ua tregonim shqiptarëve atë çfarë kemi parë në kampin e ferrit se nuk është Al-Hol

Gledis Nano, drejtori i Anti-terrorit ka folur për shpëtimin e katër fëmijëve dhe një gruaje shqiptare nga kampi Al-Hol duke thënë se morën hapa shumë të matur dhe e realizuan me sukses këtë mision. Më tej ai ka shtuar se do të donte që të gjitha pamjet e transmeturara në këtë kamp do të donte që të transmetoheshin, që shqiptarët të shohin çfarë ndodh atje.

"Çdo gjë këtu u tha, ajo që u krye në këto faza dhe ato që do të ndërmeren në të ardhmen. Cështja e sigurisë është parësore dhe e ekipit që do të udhëtojë në terren. Ne morën hapa shumë të matur. misioni jonë nuk ishte për të shkuar thjeshtë në kamp por për tu kthyer me rezultat. Hapat e tjerë në vazhdim. Do të doja shumë ato pamje që janë regjistruar dhe atë çfarë kemi parë ne në kampin al Hol nuk është një jetë që ka lidhje me ne.

Siç e përmendi kosulli ynë atje është kampi i ferrit dhe jo Al Hol", tha ai.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe Lleshaj. "Sot jemi të gjithë në rolin e prindërve sepse të gjithë duhet të kujdesen për fëmijët. Falenderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion", Lleshaj

Ora 20:00
Konsulli i Shqipërisë në Liban krah Ramës: Do të sjellim pjesën tjetër të shqiptarëve nga kampi i ferrit

Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb nga Libani teksa ka folur për kthimin e 5 shqiptarëve nga kampi Al Hol, tha se do të punohet për riatdhesimin e të gjithë personave që janë atje.

Ai theksoi se të ka qenë një mision shumë i vështirë sepse kanë qenë me makina të blinduara e njerëz të armatosur sepse ka njerëz të ISIS. Teksa ka përmendur Al-Hol ai e ka quajtur atë kampi i ferrit.

“Shpresoj të flas shqip herën tjetër se jam duke mësuar. Puna vijoi sipas udhëzimeve të Lleshajt, është shpenzuar shumë kohë që nga riatdhesimi i Alvin Berishës së bashku me drejtorin Gledis Nano dhe Indritin. Nuk dua të përsëris, por dua të theksoj se ishin negociata të forta të ngjashme me kthimin e Alvin Berishës.

 Mu dha mua një leje e posatshme për të vazhduar këtë punë për të sjellë në shtëpi këta fëmijë. Filluam negociatat një vit më parë dhe koronavirusi u shfaq dhe së bashku me gjeneralin Abaz Ibrahimi i cili u dha urdhër vartësve që ta shikonin këtë çështje. Fillimisht kemi shkuar në Demask, ka qenë e vështirë se kemi qenë me makina të blinduara e njerëz të armatosur sepse ka njerëz të ISIS. Ata na dhanë 25 forca të armatosura. Oficerët e antiterrorit kanë qëndruar plot 4 javë,  nuk kanë parë fëmijët e gratë e tyre, ndërsa ne kemi qëndruar në provincë për një javë. Ai është kampi i Ferrit.

 Për sa i përket fëmijëve të tjerë do të sjellim pjesën e tjetër të mbetur të cilët nuk janë të përfshirë në krime, të gjitha ata gra e baba të përfshirë në krime do të japin llogari përpara autoriteteve dhe më pas do të shikojmë. Vazhdojmë negociatat e ambasadës me ndihmën e gjeneralit”, tha ai.

Ora 19:46
Rama takon fëmijët e shpëtuar nga Al-Hol: Jam i lehtësuar, nesër paradite kthehemi!  Nëna e fëmijëve ka disa plagë në trup, me Evën s'ka qenë e mundur të kontaktohet

Kryeministri Edi Rama është takuar me 4 fëmijët e shpëtuar nga kampi Al-Hol. Nga atje Rama tha se ndihet shumë i lehtësuar dhe se nesër paradite do të kthehen në Shqipëri. 

"Jam i lehtësuar sepse siç thashë ishte një operacion i komplikuar edhe më vjen jashtëzakonisht mirë. Kam kontaktuar me gjeneralin që ka bërë operacionin. Dua të veçoj meritën e jashtëzakonshme të dërguarit të posaçëm të ministrisë drejtorit të Anti-terrorit dhe punonjësit tjetër të policisë që kanë operuar në këtë territor. Në mënyrë të veçantë një mik tonin, konsullin e nderit në Liban  që na ka ndihmuar për të bërë të gjitha lidhjet jo aq të lexueshme me të gjithë faktorët. Jam shumë i kënaqur që nesër paradite do të kthehemi në Tiranë. Me ne është dhe drejtoresha e shëbimeve sociale. Kemi ngritur të gjithë rrjetin e nevoijshëm për ti trajtuar me maksimumin e kujdesit. Nëna e fëmijëve ëhstë në gjendje të vështirë shëndetësore pasi ka një plagë në trup por edhe ajo do të vijë me ne.

Ky operacion i hap rrugën një operacioni tjetër. Endri do të kthehet, dje dhe gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë e mundur që të kontaktohet Eva. Është mirë por janë pak të komplikuara informacionet", tha Rama.

Kurse Endri ka folur shumë pak duke i thënë xhaxhait të tij se do të shihen nesër. " Do shihemi nesër", ka thënë ai.

Më tej Rama tha se operacioni do të vijojë për të kthyer edhe të tjerët që ndodhen në këtë kamp, por nuk ka dhënë shumë detaje.

"Kemi një strukturë që është organizuar për të gjithë fëmijët. Këta janë të parët. Me psikologë dhe mjekë për të bërë të gjitha analizat e nevojshme. Pjesa më e vështirë e këtij operacioni është se nuk mund të flasësh të shpjegosh dhe të informosh. Konfidencialiteti është i rëndësishëm janë disa faktorë dhe smund të jap më shumë informacion", tha Rama.

Ora 19:12
5 shqiptarë 'shpëtojnë' nga Al-Hol, flet babai i Alvin Berishës: Presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe më tha se kampi do shkrihet, së shpejti do dalin të gjithë

Afrim Berisha babai i Alvin Berishës 12-vjeçarit që doli nga kampi Al Hol pas 5 vitesh vuajtje, ka reaguar lidhur me lajmin e nxjerrjes nga kampi të 4 fëmijëve dhe një gruaje në karrocë të cilët shumë shpejt pritet që t'u bashkohen familjeve të tyre. 

Ai deklaroi në një intervistë në Report Tv se presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe i ka thënë se shumë shpejt kampi do të shkrihet dhe se të gjithë fëmijët dhe gratë që ndodhen atje do të kthehen në shtëpi.

"Sot në mëngjes më lajmërojnë më dërgojnë disa foto dhe fola me të. Shpejt do të kthehen të gjithë të gjithë fëmijët dhe gratë shqiptare. Ata që morën pjesë në shpëtimin e Alvinit kanë marrë pjesë dhe për këta fëmijë. Kam folur me presidentin e kryqit të kuq italian dhe i kemi përgatit të gjithë gratë dhe fëmijët shqiptar. Na tha të lajmërojnë të gjithë familjet. I thashë që skam numër kam vetëm numër të Dumanit. Shpejt do të kthehen këta.

Tani është hapur llafi për 4 fëmijë dhe një grua. Në dijeninë time janë 73 nëna që duan të vijnë në Shqipëri. Këtë javë të do të vijnë të gjithë. Kampi i Al Holit do të shkrihet. Nuk ka asnjë problem, në këtë mision ka hyrë edhe shteti sirian dhe duan ti largojnë të gjithë sa janë aty. Presidenti i Gjysmë Hënës më tha se i gjithë kampi i Al Holit do të shkrihet", shtoi ai.

Ora 18:52
Zbardhen emrat e fëmijëve shqiptarë të nxjerrë nga kampi Al-Hol! 20 gra e fëmijë transferohen në një kamp më të mirë

1603721348_dumani.jpg

Zbardhen emrat e fëmijëve shqiptarë të nxjerrë nga kampi Al-hol. Report TV mëson se janë nxjerrë nga kampI Floresha Rasha me fëmijët Amar, Emel dhe Hatixhe, si edhe Endri Dumani. Mësohet se janë identifikuar 20 pjestarë, disa familje shqiptare në Al-Hol, gra dhe fëmijë të cilët janë transferuar në kampin ROJ, një kamp me më shumë siguri dhe kushte higjene më të mirë. Ndërsa 5 kanë nisur udhëtimin drejt Tiranës. Në total me Alvin Berishën, shkon 26 i të nxjerrë nga kampi Al-Hol në 2 operacione. 

Ora 15:30
Nipi u lirua nga kampi Al-Hol/ Daja për Report Tv: Mbesën nuk kanë arritur ta gjejnë

Daja e Endrit Dumani, Xhetan Ndregjoni në një lidhje telefonike për emisionin "Pa Gjurmë" në Report Tv ka konfirmuar se nipi i tij Endriti ka dalë nga kampi, ndërsa nuk ka asnjë informacion për mbesën, Eva.

"Vetëm nipi në dijeni time, lajmi e ka konfirmuar njerëzit që kam kontakt unë. Për mbesën nuk kanë arritur dot që ta gjejnë. Vetëm nipi, nuk e dalloj, mbesa është 15-vjeç. Është marrë vetëm nipi, për mbesën nuk kam informacion. Nuk e di nëse ka refuzuar, nuk kam pasur komunikim që prej datës 6 tetor. Mbesa ka kërkuar që të dalë nga kampi, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm. Inshallah në ditën në vijim kthehet mbesa", tha daja.

Ora 15:17
Dalin nga kampi në Siri, Rama niset në Liban: Nesër fëmijët kthehen në Shqipëri! Më pas fillon faza e dytë e riatdhesimeve

Kryeministri Rama ka reaguar për rikthimin e nxjerrjes së 4 fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se ata do të rikthehen nesër në Shqipëri teksa do të hapet dhe faza e dytë për riatdhesimin e fëmijëve të tjerë.

Rama është nisur në Liban ku do të presë fëmijët që u nxorën nga kampi i Al-Hol.

"Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë

Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetë" - shkruan Rama.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 27/10/2020 09:10

    Rama per dite e me shume po deshmohet i perkushtueshem ndaj sherbimit te sinqerte,korrekt e te pergjegjeshem ndaj sovranit.Kete e deshmoi me rastin e Termetit te 26 Nentorit e deri me sot,E deshmoi dhe e vertetoje me rastine e Virusit korona Covid 19 qe nga fillimi e deri me sot,Tash edhe nje deshmi e qilter, e paster e shume njerezore e komebatre identifikimi i femijeve dhe grave shqiptare ne Kampe te Lindjes dhe riatdhesimi i tyre.Po kjo! Nuk ka koment per njerezoren,shteteroren,politiken dhe kombetaren per njerez t e vete.JU LUMTE Z.RAMA!

    Përgjigju
    • Sulo: 27/10/2020 13:24

      Italua e beri gjithshka per Alvin Berishen kta tanet ben shiw me flamur. Italia ben operacione te tilla por kryeministri nuk shkon te marri kapital politik. Eshte nje show i keq i Rames dhe i Lleshajt. Kjo nuk eshte problem i kryeministrit dhe i ministrit. Por eshte problem i specialisteve te policise dhe sherbimit. Ketyre nuk i rruhet per popull por per vota.

  • Bes: 27/10/2020 00:16

    Ai i thon njeri kti qe nuk afeksionohet njeri per kto lloj show, kur shef me mijra femij te keq ushqyer e te keq arsimuar me shkolla pa tekse, dritare e cati. Kta femi shqiptar qe sa mbushin 18 vjec aratisen kush ka mundesi. Po te dali njeher nga bulqiza te shofi kalamajt qe mbledhin krom per te ngen buke. Me ke tallet ky ka harxhu mbi 200usd vetem per show bileta charter akomodim etj. Nuk i sillnin dot pa buje??. A thu se merita kti qe i solli. Nga aty ku ishin i nxori kryqi kuq me kerkers nga nje ambasad qe ben ligjin sa andej kendej meqe kryeministri ju e mbajti si sekret shtertrore per te rit audiencen.

    Përgjigju
    • Taulant: 27/10/2020 15:02

      Mua me beni fresk qe te dy se jam qindra kilometra larg gjirizit ku ju ushqeheni me plehrat e Bashes, Saliut dhe Metes. Mbahem me shpatullat e mia, pa i bere shpullat e duarve gjak sikurse i beni ju per hajdutet qe duartrokisni dhe brohorisni. Nese nuk ka patur sukses CIA, MI6, DGSI, SISMI etj me ndalimin e trushplareve per te shkuar ne Siri, si mund te presesh mrekulline nga antiterrori shqiptar?! Juve nuk ju intereson fati i femijeve shqiptare, por ju intereson te beni politike me aksidente dhe raste sporadike per te bere politiken e Bashes. Po te me permendje rastin e shkrumbimit te femijes te vogel Erison Durdaj ne Gerdec per aferat teresisht kriminale te Zen Berishes do te quaja te paanshem, por je pikerisht ai terroristi partiak qe sheh qimen tek syri i tjetrin dhe nuk sheh trarin ne syrin tend.

    • Sulo: 27/10/2020 13:26

      Ky mbledh vetem vota asgje me shume. Mos u nerrni me ordinerin.

    • Bes: 27/10/2020 13:02

      Antiterori te meret me ata qe i organizojn kta terorist qe pavarsisht shtetesis shkojn si mercenar per te shkateruar nje vend tjeter ne emer te ideologjis. Show qe u krijua eshte nje shemti e radhes ku ne teritorin Shqiptar ka femi te keq ushqyer dhe vdesin neper pikat e vend grumbullimit te plerave dhe minierave te parsimuar dhe te keq ushqyer kjo me intereson me shume se disa terorist qe shkojn dhe dhe vrasin shtetas siran ne emer te shtetit islamik. Ti je pjes e atyre teroristve partiak qe kan shkatru ket vend ne emer te pasurimit vetiak.

    • Taulant: 27/10/2020 09:05

      Nuk afektohesh ti, por shume te tjere po. Dhe nese e ndjek intervisten Rama e ka thene edhe vete qe meriten kryesore e ka konsulli, dy djemte e antiterrorit qe kane 1 muaj qe rrine ne Siri dhe ministri qe ka ndjekur situaten nga afer. Jam i sigurte qe ti do jesh nje nga ata qe e akuzoje pak jave me pare qeverine per moskompetence, moskokecarje qe nuk i kthen keta femije ne vend, ndersa tani numeron 200 dollareshet e biletave te avionit, sikur t'i kishte cuar Rama vete ata ne Siri per turizem dhe i kishin marre peng xhihadistet dhe Rama ne emer te shtetit kishte detyrimin per t'i çliruar. Shko kendo himnin me Bashen dhe bej shqiponjen me Meten, se ata te kryejne pune.

  • Iris: 27/10/2020 00:02

    Lajm I mire,dhe tani fillon faza e dyte e reabilitimit psikologjik si per femijet ashtu dhe per te rriturit.Ka shume mundesi qe vajza qe s'u kthye,ose eshte nje ngaterese,ose islamiket I kane shpelare trute e kushedi cfare u kane thene qe I pret ne Shqiperi, po te kthehen.Koha ka per te treguar.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 26/10/2020 22:17

    Po pse i shani femijet dhe grat mor trapa? Ca faji kan femijet e shkrete se u cmend baba dhe i coi ne lufte? Po grate i ka pyt kush thoni ju?

    Përgjigju
  • Maloku: 26/10/2020 18:53

    Mjer femijet e shkrete kur te vijne ne Shqiperie dhe te shohin se ketu eshte me keq se ne Siri.

    Përgjigju
    • Daku: 27/10/2020 06:31

      Posht shpellaret me kete mendje qe kini kur prokopi nuk do beni

  • Fatkeqesia ogurzez: 26/10/2020 16:25

    Bravo motres qe nuk pranoj te kthehet, pavaresisht perpjekjeve. Fat i keq vendin tone dhe vendet e zhvilluara per rritjen ne gji te Atyre qe neser mund te kthehen ne mostra te shoqerise. Ju plera me patallona trecerek e me tre qime cerek, merni percier dhe veprimet tuaja, mos i nxirrni gra e femi ne rrugeve per gjyna o pordha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS kthehet në tryezë, gati planin e hetimit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS kthehet në tryezë, gati planin e hetimit