Dalin pamjet e ekzekutimit të Ilir Zelkës në Brazil! Autori i maskuar e qëlloi nga xhami sapo u ul për të ngrënë, 47-vjeçari tentoi të fshihet poshtë karriges (Detaje)

Del videoja e vrasjes së 47-vjeçarit shqiptar Ilir Zelka para dy ditësh, teksa ishte duke ngrënë mëngjes në një restorant, në rajonin qendror të Sãn Paulos në Brazil.

Siç shihet nga videoja, Zelka në momentin që është ekzekutuar ka qenë ulur në restorant duke ngrënë. Autori i maskuar me bluzë të kuqe dhe kokore, e ka shigjetuar mirë Zelkën dhe më pas e ka qëlluar nga jashtë xhamit, teksa ai ka qenë duke shkruar në telefon.

Zelka reagon menjëherë, duke tentuar të fshihet poshtë karriges, ndërkohë që autori largohet me shpejtësi me motor, duke humbur gjurmët.

Ajo çfarë dihet është se Zelka ka qëndruar në një hotel që nga 20 nëntori dhe në bar-restorant Zurich, ku u vra duke ngrënë mëngjes, shkonte çdo ditë, derisa u ekzekutua në datën 1 dhjetor. Pronari i hotelit ku u vra Zelka, e ka përshkruar shqiptarin si person të frikësuar dhe që dukej sikur ruhej nga diçka.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:10 (të datës 1 dhjetor) me orën lokale. Si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë ai ka ndërruar jetë në spital. Sipas të dhënave 47-vjeçari rezulton se ka qenë pronar i një kompanie që jepte prona me qera, me seli në Pragë, Çeki. Saktësisht kompania mban ende mbiemrin e tij. Ai ishte bashkëpronar në kompaninë imobiliare "Zelka and Co." së bashku me një tjetër preson. 

Kompaninë e ka hapur më 20 mars të vitit 2010 ndërsa në 9 mars 2019 është larguar nga kompania si bashkëpronar dhe si anëtar bordi. Sipas një përllogaritje të bërë në bazë të të dhënave të publikuara, kjo kompani arrinte vlerën 10 mijë dollarë.

Celulari i viktimës do të jetë një pistë kyçe në zbardhjen e ngjarjes. Nuk dihet nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin apo nëse ai ishte paguar për të kryer vrasjen. Pasi ka kryer vrasjen autori është larguar me motorin e tij. 

Autori i veshuri si motorist

Ilir Zelka me kapele disa momente para vrasjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
U ekzekutua në restorant në Brazil, del fotoja e 47 vjeçarit shqiptar Ilir Zelka, ish-pronar i një kompanie pronash me qira 

1607028435_1607028287ilirzelka002.jpg

Ky është 47 vjeçari shqiptar Ilir Zelka i cili është ekzekutuar mëngjesin e 1 dhjetorit në Brazil, teksa ishte ulur në një restorant për të ngrënë.

Autori i maskuar me bluzë të kuqe dhe kokore, e ka shigjetuar mirë Zelkën dhe më pas e ka qëlluar nga jashtë xhamit, teksa ai ka qenë duke shkruar në telefon. Zelka reagon menjëherë, duke tentuar të fshihet poshtë karriges, ndërkohë që autori largohet me shpejtësi me motor, duke humbur gjurmët.

Nga plagët që ka marrë shqiptari ka ndërruar jetë në spital.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?