Vaksina e Oksfordit: Testet tregojnë 70- 90% mbrojtje ndaj COVID-19! Mund të ruhet në temperaturën e frigoriferit (VIDEO)

TIRANË- Vaksina e krijuar nga Universiteti i Oxfordit dhe AstraZenneca në bazë të të dhënave të fundit siguron 70 % mbrojtje ndaj virusit, në bazë të dhënave paraprake të nga provat e fazës së 3-të. por ajo që surprizoi studiuesit ishte se kur vullnetarëve u dhanë dy doza "të larta" mbrojtja ishte 62%, por kjo u rrit në 90% kur njerëzve iu dha një dozë "e ulët" e ndjekur nga një e lartë.

Edhe pse shkalla e mbrojtjes është e lartë, konsiderohet si një zhgënjim pasi vaksinat nga Pfizer dhe Moderna treguan mbrojtje deri në 95%. 

Vaksian e Oxford është më e lirë dhe më e lehtë për tu ruajtur dhe për të arritur në çdo cep të botës  krahasuar me dy të tjerat dhe nëse arrin të miratohet ajo do të ketë një rol të rëndësishëm në trajtimin e pandemisë.  Kjo vaksinë gjithashtu mund të ruhet në temperaturën e frigoriferit, që do të thotë se mund të shpërndahet në çdo cep të botës, ndryshe nga vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna, të cilat duhet të ruhen në temperatura shumë më të ftohta.

"Njoftimi sot na çon një hap më afër kohës kur mund të përdorim vaksinat për t'i dhënë fund krizës së shkaktuar nga COVID-19 ", tha njëra nga studiueset Prof Sarah Gilbert.

Në provat e vaksinës së AstraZennecës, u përfshinë më shumë se 20,000 vullnetarë, gjysma në Mbretërinë e Bashkuar, pjesa tjetër në Brazil.  Në deklaratën e kompanisë u theksua se nuk kishte asnjë rast me simptoma të rënda në ata të cilat e morën vaksinën.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka porositur paraprakisht 100 milion doza të vaksinës së Oksfordit, mjaftueshëm për të imunizuar 50 milion njerëz.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'