INSTAT: Në 2020 turizmi ra me 58,5 %, në krahasim me 2019! Kosova 'besnike', spanjollët 'tradhtarët'

INSTAT: Në 2020 turizmi ra me 58,5 %, në krahasim me 2019! Kosova 'besnike', spanjollët 'tradhtarët'

Foto ilustruese

TIRANË- Pandemia ka goditur fort turizmin në Shqipëri dhe për këtë shifrat janë kokëforte. Referuar INSTAT, përgjatë vitit 2020 turizmi ka pësuar një rënie me 58,5 %, në krahasim me vitin 2019. Kosova mban vendin e parë, duke qëndruar besnike Shqipërisë edhe në këtë vit të vështirë, e ndërsa krahasuar me 2019 spanjollët ‘tradhtuan’ bukuritë shqiptare.

“Gjatë vitit 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 38,6 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90,3 %, krahasuar me vitin 2019”, bën me dije INSTAT.

Lëvizja e shtetasve shqiptar në Shqipëri përgjatë 2019-2020

Në ulje ka qenë edhe numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë dalë nga Shqipëria, kjo si rezultat i mbylljes së kufijve, një masë mbrojtjeje e marrë nga shumë shtetet e BE me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Dhjetor 2020 janë 215.698. Krahasuar me Dhjetor 2019, ky numër ka rënë 55,5 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Dhjetor 2020, janë 155.973. Krahasuar me Dhjetor 2019, ky numër ka rënë 47,9 %”, njofton INSTAT.

Lëvizja e shtetasve shqiptar në Shqipëri përgjatë 2019-2020

Sa i përket mënyrës së udhëtimit, pjesa më e madhe ka ardhur përmes kufijve tokësorë, ajror dhe në fund detar.

Lëvizjet e shtetasve shqiptar sipas mënyrës së udhëtimit, dhjetor 2020

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë