Danaj në Report Tv: Kosova do ketë zgjedhje të parakohshme, Albin Kurti nuk 'lëshon'! Tirana të krijojë zyrë për çështjet kombëtare

TIRANE- Analisti Koço Danaj tha në studion emisionit '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se Tirana duhet të krijojë një zyrë strategjië për çështjet kombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Lidhur me situatën politike në Kosovë, Danaj tha se në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme pasi Albin Kurti nuk tërhiqet nga kushtet e tij. Rolin e diplomatëve të huaj Danaj e quajte vendimtarë nëse ato të do të jenë seriozë në qëndrimet e tyre.

"Tirana është e vonuar në krijimin e zyrës së strategjisë që kanë të bëjnë me çështje kombëtare. Duhet. Duam ne apo jo, nuk ka rëndësi kush është në pushtet. Ka gjithë këtë periudhë, ajo është në rolin e piemontit. Strategjistët duhet të hedhin të gjitha variantet.

Unë mendoj se do ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë sepse Albin Kurti nuk lëshon. Dikush këtë e quan si nxitim të Albin Kurtit. Unë e quaj vendosmëri. Unë dua partnerë tamam dhe këtu ka të drejtë Albin Kurti. Nëse Grenel dhe Palmer do të jenë seriozë, vërtetë këto marrëveshje bien poshtë të gjitha. Keni dëgjuar ndonjëherë të kërkojnë falje serbët. Dini ndonjë serb që ka kërkuar falje. Ju e dini shumë mirë që u bë një gjyqi Nurembergut. Në Hagë u dërguan më shumë shqiptarë", tha Danaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorgo: 19/11/2019 08:05

    Po nuk kerkuan falje serbet nuk ka vlere asgje se nuk do te kete zgjidhje pra njohje reciproke.Kjo eshte abc-ja e fillimit te bisedimeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë