Dani Alves e mbyll me Paris SG. Inter këmbëngul për Florenzin, i ofron Romës shkëmbime

Dani Alves e mbyll me Paris SG. Inter këmbëngul për Florenzin, i ofron Romës shkëmbime

Është zyrtare se një brazilian do të largohet nga Paris SG. Dani Alves, futbollisti që aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e Brazilit, nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se ka mbyllur aventurën me francezët. Alves ka shkruar se pas 2 vitesh ka ardhur koha të largohet.

Në Itali lajmi i ri është këmbëngulja e Interit për futbollistin e Romës Alessandro Florenzi. Kjo dëshirë e madhe e zikaltërve vjen si pasojë e kërkesës së Conte-s, që e sheh 27-vjeçarin shumë të përshtatshëm për skemat e tij. Roma e vlerëson futbollistin 30-35 mln euro, por sipas mediave në Itali po mendohet që në marrëveshje të përfshihet Dalbert, por nuk hidhen poshtë edhe emra që mund të diskutime si Perisic, Nainggolan apo Vecino.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës