Avokati Cristobal Martell ka marrë nga kjo e martë mbrojtjen e Dani Alves në rastin e përdhunimit të dyshuar të një vajze 23-vjeçare më 30 dhjetor 2022 në klubin e natës Sutton në Barcelonë. Martell do të ndajë mbrojtjen e futbollistit brazilian me Miraida Puente, e cila deri më tani ishte avokate e vetme e Alves.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës prej së premtes së shkuar është pas hekurave, teksa policia në Katalonjë e arrestoi me akuzën për përdhunimin e vajzës 23-vjeçare. Duket se gjërat janë bërë serioze për mbrojtësin, që në fillim nuk i pranoi akuzat por më pas ndryshoi tre herë dëshminë.
Tanimë Alves do ketë avokat mbrojtës edhe Cristobal Martell, i njohur në Bracelonë si përfaqësuesi i Lionel Messit apo Carles Puyol dhe vetë klubit të Barçës në rastin e pagave të Neymar.
Pas tre ditësh në burgun Brians 1, Alves u lëviz dhe u transferua në një burg me siguri më të lartë (Brians 2) dhe banjo në qeli, kjo për të shmangur sulmet e mundshme kundër tij.

Cristobal Martell
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
56.2%
-
JO
34.9%
-
NUK E DI
8.9%
Vota total: 461
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Barcelona bën detyrën në udhëtim, fiton derbin katalanas! Mallorca humbet me Muriqin në fushë
28 Janar, 16:10
-
U abuzua seksualisht nga Dani Alves, 23-vjeçarja: Nuk dua para, le të shkojë në burg
28 Janar, 15:56
-
Policia gjen prova kundër Dani Alves, kamera trupore filmoi viktimën e përdhunimit
25 Janar, 19:32
-
Barcelona ‘fërkon duart’ nga problemet e Juventusit, 80 mln euro për sulmuesin Vlahovic
25 Janar, 13:30
-
Oreksi vjen duke ngrënë, Xavi: Barcelona kërkon tripletën këtë sezon, nuk na kënaq Superkupa
24 Janar, 22:48
-
Ish-bashkëshortja e Dani Alves: Nuk e kisha imagjinuar kurrë , është një tronditje për mua dhe fëmijët
23 Janar, 21:17
-
Joan Laporta: Infantino ishte gati ta pranonte Superligën
23 Janar, 18:05
-
Dani Alves transferohet në burgun e sigurisë së lartë
23 Janar, 16:01
-
Pas hekurave për sulm seksual, Dani Alves ndërron tre herë dëshminë dhe e pranon pas pamjeve filmike
22 Janar, 21:06
-
VIDEO/ Barcelona një gol për tri pikë dhe kreun, Real Madrid bën detyrën në transfertë! Villarreal fiton në 'frymën e fundit'
22 Janar, 20:28
-
Dani Alves rrezikon 12 vite burg, trajneri i Barcelonës: Jam i shokuar
21 Janar, 21:30
-
'Ka kërkuar të largohet', Xavi njofton 'divorcin' e Barcelonës me sulmuesin premtues
20 Janar, 12:12