Danimarka i dhuron Shqipërisë 30 ventilatorë për pacientët me COVID-19

Danimarka i dhuron Shqipërisë 30 ventilatorë për pacientët me COVID-19

Rene Dinesen, Ambasadori i Danimarkës në Vjenë ka njoftuar sot se vendi  tij i ka dhuruar Shqipërisë 30 ventilatorë që do të përdoren për pacientët e prekur nga infeksioni i koronavirusit

“30 ventilatorë që janë shumë të nevojshëm për pacientët me COVID-19 kanë mbërritur në Shqipëri që nga Danimarka. Qeveria daneze ka kënaqësinë të ndihmojë kështu miqtë dhe aleatët tanë”, tha Dinesen.

Në muajin prill, kur pandemia po regjistronte shifra alarmante në shumë vende të botës, qeveria shqiptare i bëri një kërkesë zyrtare NATO-s për 300 ventilatorë, 500 shtretër dhe pajisje të tjera të nevojshme.

Shqipëria është duke parë një numër të lartë me raste të reja ditore, më shumë 100 të infektuar çdo ditë.

Autoritetet shëndetësore janë shprehur se situata mbetet në kontroll, pasi numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv ka qenë i përballueshëm nga kapacitetet spitalore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë