Sulmi i Metës ndaj ambasadorëve/ Reagon DASH: Po vëzhgojmë situatën! Respektimi i ligjit mbi të gjitha

Departamenti i Shtetit thotë se “është në dijeni” të komenteve të Presidentit Ilir Meta ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se “është duke e vëzhguar situatën”.

Pas sugjerimit të djeshëm të ambasadës amerikane në Tiranë që Shqipëria t’i drejtohej për opinion Komisionit të Venecias lidhur me përplasjen për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta u shpreh me një gjuhë të ashpër duke thënë “Jo më shtet të ambasadave, por shtet të së drejtës”.

Duke iu përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës për komentet e djeshme të Presidentit Meta, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkura nuk ka ndryshuar”, thotë zëdhënësi, duke shtuar se “vazhdimi i përparimit me reformat është jetik për stabilitetin dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe për çuarjen përpara të synimit tonë të përbashkët, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Shtetet e Bashkuara, shton më tej zëdhënësi, “do të vazhdojnë të mbështetin Shqipërinë si një vend mik, partner dhe aleat, teksa vendi kryen reforma jetike”. /VOA

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi GAGAÇI: 23/11/2019 00:37

    HAJDUT HAJDUT HAJDUT HAJDUT HAJDUT HAJDUT HAJDUT HAJDUT ! THUEF THIEF THIEF THIEF THIEF THIEF THIEF THIEF THIEF THIEF !! VDEKJE LSI HAJDUTÈRISÈ ! VDEKJE LSI PLAÇKITJES!! President HAJDUT dhe HALABAK i Degjeneruar !!! GOD BLESS USA

    Përgjigju
  • Cubi: 22/11/2019 22:54

    Nuk eshte ndonje gje e re dhe e padegjuar. Te tilla beri edhe babai i tij ideologjik sali qeni ne vitin e mbapsht 97 kryekrimineli i pa denuar qe akoma punon dhe mer frym kunder kombit shqiptar. Edhe ky debil si ushtar i sali qenit te njejten gje po ben 22 vitesh u kthye ne origjin qeni. Te shkarkohet sa me par te jet e mundur,se per pushtet keta e djegin shqiperin.

    Përgjigju
  • AltinTop: 22/11/2019 18:39

    marrsh malet si Gruevski o Like...

    Përgjigju
  • KIRI: 22/11/2019 17:31

    I LUTEMI DASH,,TE SHPALLE METEN SI NJE PERSON NON-GRATA NE SHBA,,,SEPSE KERKON TE PRISHE MAREDHENIET QE KEMI ME ALEATIN TONE ME TE MADH SHBA...//

    Përgjigju
  • o tej: 22/11/2019 17:25

    O Mete kokelopa po te krruhet me SHBA. Kur te ta fute tollumin athere do te dalin syte kakerrdhok

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë