DASH raport shqetësues për Kosovën, 95 të arrestuar për trafikim njerëzish

DASH raport shqetësues për Kosovën, 95 të arrestuar për trafikim njerëzish

Policia e Kosovës

Të dhënat e raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për “Trafikimin me njerëz” janë shqetësuese për Kosovën.  Në këtë raport thuhet se gjykatat e Kosovës japin dënime minimale për të akuzuarit e veprave penale që ndërlidhen me “Trafikim me njerëz”, shkruan "Zëri.info". 

Ndërkohë të dhënat e Policisë së Kosovës për pesëmujorin e parë të këtij viti tregojnë se numri i të arrestuarve për “Trafikim me njerëz”, “Mundësim ose detyrim i prostitucionit” e vepra të tjera të ngjashme është mjaft i madh.

Gjatë periudhës janar-maj të këtij viti Drejtoria Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të Policisë, bën të ditur se janë arrestuar gjithsej 95 të arrestuar, shkruan më tutje "Zëri.info". 

Prej tyre 6 për “Trafikim me njerëz”,  26 për “Mundësim ose detyrim i prostitucionit”, për veprën penale “Marrja me prostitucion” sipas këtyre të dhënave janë arrestuar 54 persona,  2 persona janë prangosur për “Shërbime seksuale të viktimave të trafikimit”, si dhe 7 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme që ndërlidhen me “Trafikim”. 

Sipas statistikave zyrtare të Policisë, pjesa më e madhe e viktimave të trafikimit sipas formës së  shfrytëzimit për prostitucion të të tjerëve janë nga Kosova dhe nga Shqipëria e disa nga vendet tjera, ndërsa mosha e viktimave është ajo në mes 16 deri në 20-vjeçare. Shifrat e këtij viti janë thuajse të njëjta edhe me periudhën e njëjtë kohore të vitit 2017.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja