Akuzat e opozitës pas raportit të DASH, Rama ironi me PD: Opozitëra! Është copy paste e vitit të shkuar, s’reflekton arritjet

Akuzat e opozitës pas raportit të DASH, Rama ironi me PD: Opozitëra! Është copy paste e vitit të shkuar, s’reflekton arritjet

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kthyer një përgjigje të gjithë akuzave që kanë ardhur nga opozita se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH) se konfirmoi se korrupsioni është i përhapur në të gjithë degët e qeverisë. Në një reagim të shkurtër, Rama thotë se ky raport është i njëjtë me atë të një viti më parë, e që sipas tij nuk i reflekton as vetë arritjet e DASH i ka thënë gjatë vitit. Ajo që nuk kalohet pa u vënë re është etiketimi që Rama bën për opozitën, duke i quajtur " opozitëra", nisur nga fakti që PD-ja tani është e përçarë.  

"Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit", shkruan Rama.

Edhe për vitin 2021, korrupsioni dhe pandëshkueshmëria u raportuan si problemet kyçe në raportin vjetor të DASH për Shqipërinë. Lidhur me këtë raport, reagime pati edhe nga kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit, konfirmoi atë që selia blu e thotë prej vitesh, që korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë. Për raportin e DASH reagoi edhe deputeti i Rithemelimit Flamur Noka, i cili u bëri thirrje shqiptarëve të bëhen bashkë për të shporrur qeverinë e korruptuar të Edi Ramës.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:28
Raporti i DASH/ Alibeaj: Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen! Peshku (i madhi) ka plasur me kohë sheshit, e po qelb dynjanë

1649511683_1648069642alibeaj800x445.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së,ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me raportin e DASH. Sipas tij, Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

“Një kryeministër normal që pushtetin e ka fituar me votë të lirë, sapo të kishte lexuar raportin e DASH, do të kishte dhënë dorëheqjen. Qoftë për moral politik e qoftë për interes publik.Por shqiptarët as e kanë normal dhe as të zgjedhur me votë të lirë, por me votë të blerë nga “non grata”-t e grupet kriminale me të cilët ndan pushtetin prej 8 vitesh.

Nuk pritej që Edi Rama të thoshte asgjë tjetër veç batutave bajate me humor shterp për ti ikur thelbit të raportit: Qeveria e tij është e korruptuar në çdo qelizë të saj dhe ai e ka pushtetin e vjedhur dhe ai vetë është koka e këtij korrupsioni. Edi Rama nuk duhet të jetë pas një viti në qeveri, pasi do të thotë sërish se raporti i ardhshëm, është copy paste i vitit të shkuar. Peshku (i madhi) ka plasur me kohë sheshit, e po qelb dynjanë! Ashtu si plehrat rreth inceneratorëve. Njerëzia ka zënë hundët, vetëm Rama ka zënë sytë!”

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 14/04/2022 12:35

    Vitin e kaluar nuk ishte Rama dhe qeverria e tij qe qeverrisnin vendin ??? Te pelqen apo jo z.KM,korrupsioni ne shqiperi eshte ne te gjitha dyeret e shtetit .

    Përgjigju
  • daku: 14/04/2022 11:29

    dmth raportet e shba dhe te komunitetit europian jane njelloj si vitet e kaluara dhe keshtu qe km nuk i lexon fare ...

    Përgjigju
  • Riku: 14/04/2022 07:12

    Ore komentues e keqja e vetvetes... nuk I ka artikuluar opozita akuzat I ka konstatuar DASH... ai qe me qef te madh I referoheni padi ka shpall berishen non grata... nejse lum rama per ju e mjere ne per Ramen bashke me ju

    Përgjigju
  • Elvira: 14/04/2022 03:42

    Te vjen keq tek shef komente kaq patetike ndoshta te orintuara nga e njejta dore. Ne vend te reflektimit, arroganti yne Lupen Rama thellon idotesine qe e karakterizon dhe e con DASH ne plehra. Atij i duhej DASHi, Kim apo Eskobar sa te merrte mandatin e trete dhe cimentonte kapjen e shtetit. Nje dite pasi beri selfie me Sholzin ne Berlin, i nxori gishtin e mesit Blinken dhe Binden bashke me perfaqesuesit e tyre per Tiranen. Si duket tashme eshte sofistikuar ne lojen me tre porta dhe ndihet i sigurte nen lekuren e manipuluesit. Edhe me skeptiku e kupton qe ne kete pune Saliu nuk ka gisht. Ky raport me fakt eshte nje prove per SPAK qe te rinise hetime anti korrupsion ndaj Rames si ideuesi konceptuesi dhe mbeshtetesi i te gjitha ceshtjeve te trajtuara si probleme korrupsioni nga DASH! Nese do te kishte nje forme kucedra e korrupsionit, ajo eshte e tteguar ne kete raport.

    Përgjigju
  • Iris: 14/04/2022 03:00

    Raporti i DASH-it eshte i sakte dhe i drejtohet vendit ne pergjithesi,pa specifikime dhe emra te pervetshem,por ne Shqiperi faji behet qyrk qe s'pranon askush t'a veshe dhe te gjithe drejtojne gishtin te njeri-tjetri dhe te gjithe ferkojne duart sepse kujtojne se vete jane te perjashtuar nga pergjegjesia.

    Përgjigju
  • PIRO: 13/04/2022 22:40

    Te gjithe jemi te vetëdijshëm se korrupsioni e shwiperi ka arrit kulmin,ne cdo zyre,e institucion,ne mjeksi kulmi ku doktori përcakton kouten per cdo operacion,tek spitali onkollogjik doktorit janë kthyer ne kafshe,ju ka plas cipa,mendjen vetëm ne lek,popullin po e varfëron korrupsioni qeveris nuk i leverdis te luftoj korrupsionin,i shkreti popull ne dor kujt ka ra tash 30 vjet,

    Përgjigju
  • Andi: 13/04/2022 20:33

    Akuza pa senss…qent lehin karvani ec

    Përgjigju
  • Arnedi: 13/04/2022 20:25

    Po mesohemi me keto llogjet e opozites qe perdorin te njejtat akuza te rreme boboo

    Përgjigju
  • Aleks: 13/04/2022 20:23

    Keta kazani opozites skan ca flasin e perdorin po tnjejtat fjal gjithmon

    Përgjigju
  • Kleo: 13/04/2022 20:20

    Opozita jep komente kot se koti. E pa qe sfitoi dot ne asnje vend dhe komenton qeverine dhe punen qe ben ajo.

    Përgjigju
  • Andi: 13/04/2022 20:19

    Opozita eshte ne nje gjendje te mjerueshme edhe nuk mund te mar m vendime as per veten e vet e jo m te japi mendime ose zgjdhje popullit

    Përgjigju
  • Dea: 13/04/2022 20:17

    Ato te zgjidhin njeher problemet qe kane se jan te ndare ne 500 pjese dhe nuk kane as kryetar asigje , po skane me ca meren dhe japin lajme te vjetra palidhje sic kan ber ter kohen

    Përgjigju
  • Soni: 13/04/2022 20:17

    Akuza pa baza fare turp

    Përgjigju
  • titi: 13/04/2022 20:16

    vetem akuza pa fakte partia demokratike me pak fjal.

    Përgjigju
  • Alban: 13/04/2022 20:15

    Ne nje ane pergjesisa eshte personale dhe nuk mund te jete faji i gjithe qeverise per 2 persona qe nuk e dihet cfare kane bere ne te shkuaren por mos harroni se edhe amerikan ben nje loje shume te piset nderkombetare

    Përgjigju
    • Alban: 14/04/2022 18:58

      Arrogant, cinik , i pafytyre. Mjere ne per kete kryeminister

  • Akuli: 13/04/2022 20:14

    Keto te opozites skan me ke merren dhe filloin e nxjerrin raporte te vjetra. Turp!

    Përgjigju
    • kavajsi: 14/04/2022 10:17

      O Akuli dhe ju qe komentoni me emra te ndryshem nga 4-5 here nje person,keto nuk jane raporte te vjetra por sipas Rames jane te ngjashme me te vitit kaluar qe Rames nuk i bejne asnje pershtypje perderisa nuk reagon qe ti mohoje por sipas tij eshte i asaj shprehjes ;pirdh pirdh se askush ste degjon.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit