Shehi distancohet nga vrasja në Elbasan: Ai është vetëdorëzuar, të merret drejtësia me të! Nëse kishte armë policia duhet ta kishte ndaluar! Rama ka interes të prishi zgjedhjet

Kandidati për deputet i PD-së, Dashamir Shehi thotë se distancohet nga vrasja e një ditë më parë në Elbasan, ku Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës në PD, qëlloi për vdekjen Pjerin Xhuvanin, eksponent i PS-së.

Në një intervistë për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Shehi tha se autori është vetëdorëzuar në polici dhe se tashme drejtësia do të merret me të. Shehi pohoi se votat duhet të mbrohen, por jo me armë. Aleati i Bashës nënvizon se përgjegjës për rendin në këtë vend dhe mbarëvajtjen e fushatës elektorale këto ditë, është policia e shtetit.

Sipas Shehut, Edi Rama ka interes që të prishë zgjedhjet dhe të krijojë tension që njerëzit mos të shkojnë për të votuar.

‘Uroj të dalin të gjithë të votojnë dhe ta ushtrojnë të drejtën e votës. Do të bëjmë çmos që dita të jetë e qetë dhe qytetarët të pafrikësuar. Unë gjykoj që opozita, grupi jonë do të marrë shumë më tepër. Këto vota duhet të mbrojtur, armët nuk më pëlqejnë. Realiteti është ky që PS është e mbushur me të tilla grupe nga shumë vite. A është kapur ndonjë grup PD-së që shet dhe blen vota?! Shiko sesa po kapen. Janë disa raste që kapen nga PS. Kjo trego se PS megjithëse ka administratën, morën dhe dokumentet e gjithë shqiptarët, vazhdojnë tre ditë para zgjedhjeve për të shkuar për të blerë vota, kjo është e turpshme. Unë nuk i hy asaj punë se ça tha policia, të merret prokuroria. Por policia Elbasanit është pak mëkatare në këtë lloj zullumi. Plagosje me vrasje janë e njëjta gjë. Policia e Elbasanit nuk mund të bëjë të paditurin në këtë punë.

Ka struktura për të mbrojtur votën. Ato nuk janë të armatosura, ai mund të jetë një i vetëm, ai shkoi dhe u dorëzua. Duhet të ketë reflektim, e tha ambasadorja institucione që janë policia, një pjesë e zyrave të shtetit. Këto si ka PD i ka PS. Përgjegjës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve e ka PS. Edhe nëse ka qenë me armë ky i PD-së atje në Elbasan ka 200 polic ta kishin kapur ta kishin bërë. Kemi bërë distancim. Jemi distancuar ai është dorëzuar dhe do të merret drejtësia me atë. Do ti kujtojmë shqiptarëve që përgjegjës për rendin në këtë vend është policia.

Në Kavajë hynë tek zyrat dhe deshën që ta vrasin atë. Shpëtoi ai, qe rastësi! Ne jemi me duar në xhepa dhe po përpiqemi që të ruajmë votën tonë. Për çfarë do lloj gjëje që do të ndodhë ditën e zgjedhjeve është përgjegjëse qeveria. Policia e Elbasani i njeh ato që u vranë dje, pse bën sikur se di këtë punë. Opozita është gjithmonë për qetësimin e situatës. Vetëm Edi Rama ka interes për të prishur zgjedhjet. Nëse prishen zgjedhjet krijohet tension dhe nuk shkojnë njerëzit për të votuar. Për të vjedhur vota kapim ne këto, dhe ato s’kanë kap njeri nga PD megjithëse kanë policinë me vete. Ju nuk mendoni se nuk i shohin amerikanët dhe francezët këto. Në strategjinë e PD e kemi thënë nuk i duam ato vota të vjedhura, pse sepse e dimë se po na përgjojnë!’- tha Shehi.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 23/04/2021 04:17

    Mjer Shqiperia ne duart e kujt politikaneve ka rene si puna jote qe flet o k..e, like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e lulkes. Ti dukesh si je se nuk arrin te flasesh pa levizur, je pa shtylle kurrizore, po pret ndonje kocke dhe ti te lepish. Te gjithe ne burg keni per ti lepire. Te vjen per te vjell kur ju degjon o rrace e qelbur, fytyre shtrember

    Përgjigju
  • Beni: 23/04/2021 04:07

    Kane 25 vjet qe ju perdorin mish per top duke u shitur per 5 leke te keta maskarenje politikane qe per veten e tyre nuk u hyne gjembe ne kembe

    Përgjigju
  • Holta: 23/04/2021 01:59

    O shehi akoma s'te ka dale rakia...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë