‘Dasma Kuksiane’, nxënësit: Kulturën e përfaqësojnë objektet, por janë njerëzit ata që e ruajnë! Safet Gjici: Kjo traditë ruhet prej 100 vjetësh

Në Kukës u mbajt “Dasma Kuksiane” ku ngjarja më kryesore në jetën e një çifti në sheshin kryesor të qytetit u soll simbolikisht me të gjithë elementet e saj duke filluar nga zënia e kulaqit para nisjes së dasmës, kërkimi i dorës së vajzës deri tek marrja e nuses dhe thirrja e saj për drekë nga të afërmit e djalit, veshjet, këngët, vallet, gatimet karakteristike. Protagonistet e këtij eventi kulturor nxënësit dhe mësuesit e shkollave të Kukësit thanë se dasma është një nga ceremonitë më të rëndësishme të kulturës Kuksiane dhe përbëjnë një nga zakonet dhe traditat më të bukura të tij, prandaj dhe mënyra se si ata e festojnë është e veçantë.

“Ne kujtojmë gjyshet tona dhe të parët tanë dhe jemi shumë të lumtur që ato kanë përdorur këto veshje. Kemi ekspozuar qilima, çorapë. Përpare, veshje të zonës tonë të Lumes”, tha nxënësja.

“Vetëm nga gjyshet vishen sepse thonë se kulturën e përfaqësojnë objektet por janë njerëzit ata që e ruajnë, prandaj jemi shumë të lumtur që gjendemi këtu për te ekspozuar veshje dhe traditën jo vetëm të fshatit ton por dhe fshatrave përreth”, tha nxënësja.

“Po kërcejmë, po vallëzojmë për kulturën dhe traditën kuksiane, me traditën e vjetër kuksiane me skenarët e një dasme që është organizuar prej gati 100 vjetësh më Kukës, Has, Tropojë. Po imitojmë një dasmë për të kujtuar gjithë traditën kuksiane. Kjo traditë ruhet prej gati 100 vjetësh edhe sot po me këtë traditë martohen kuksianët njëri me tjetrin dhe bëhen dasmat zgjaten nga 1 javë deri në 10 ditë dhe kjo që po jepet këtu është një dasmë që kujtohen traditën kuksiane dhe ne ruajmë shumë këtë traditë. Kjo është një valle që kërcehet nëpër dasma dhe njihet nga gjithë Shqipëria dhe Europa”, tha kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.

“Aktiviteti i sotëm në kuadrin e artit dhe zejes Kuksiane  Gjimnazi Havzi Nela ka përgatitur damën kuksiane duke ndërthurur traditën, këngët e bukura, të trashëguara brez pas brezi. Dhëndrin e dasmës e kemi nga zona e Lumes dhe nusen e kemi nga zona e Gores kështu ne kemi gërshetuar traditën dhe vlerat e krahinave përkatëse por jo vetëm, janë edhe të Tropojës, Hasit dhe gjithë zonës tonë’, tha Zelie Haxhiu organizatore e “Dasma Kuksiane”.

Tradita e bukur e Dasmës Kuksiane vazhdon të ruhet prej vitesh nga banorët e zonave të Lumës dhe Gorës, ku folklori dhe tradita janë trashëguar në shekuj brez pas brezi. Ato përbëjnë një nga zakonet dhe traditat më të bukura të tij. Dasma është një nga zakonet dhe traditat më të bukura të Kukësit. Në të shfaqen shumë vlera shpirtërore dhe materiale si  shprehje e dashurisë për jetën dhe ripërtëritjen e saj; është institucioni i bashkëjetesës miqësore është kupa më e ëmbël e optimizmit dhe mirëbesimit. Por është edhe një spektakël i jashtëzakonshëm i folklorit dhe traditave të krahinave të Lumës dhe Gorës.

E.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë