'Davos 2020', nis punimet Forumi Ekonomik, Greta Thunberg 'pushton' skenën (VIDEO)

Si në një premierë filmi pritet ardhja e dy protagonistëve, presidenti amerikan, Donald Trump, dhe aktivistja suedeze Greta Thunberg, dy gjigantë mediatikë në Davos, për samitin e 50-të të Forumit Ekonomik Botëror.

Kantoni i Grisons i blinduar për shkak të pranisë së qindra aktivistëve të klimës, të mbledhur në qendër të Landquart dhe të gatshëm për një marshim 40 kilometra për të tërhequr vëmendjen e qeverive për ngrohjen globale dhe për të mirëpritur dy matadorët Trump-Thunberg, me bilbila dhe duartrokitje.

Themeluesi i Forumit, Klaus Schwab thotë se këtë vit Davos shënon 50 vjetorin dhe se shqetësimet mjedisore do të diskutohen në axhendën e samitit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:35
'Davos 2020', Trump e paraqet veten si modelin që duhet të imitohet dhe mos harrohet

"Ëndrra Amerikane është kthyer dhe është më e madhe, më e mirë dhe më e fortë se kurrë". Ishte ky mesazhi që Presidenti Donald Trump lëshoi ​​nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, duke shtuar se "Shtetet e Bashkuara janë në mes të një bumi ekonomik që bota nuk ka parë kurrë më parë". Dhe duke përfunduar: Koha e skepticizmit ka mbaruar. Le të bashkohemi të gjithë për të shfrytëzuar sa më mirë potencialin tonë.

Duket se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka lavdëruar sukseset e ekonomisë amerikane, për t'i përdorur ato për tre qëllime, të harrohet procesi i fajësimit, i cili filloi sot në Senat, përgatitja e terrenit për rizgjedhjen e tij në nëntor, dhe t'i shtyjë vendet europiane të ndjekin modelin e SHBA.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kujtoi marrëveshjen e tregtisë së pjesshme të sapo lidhur me Kinën, dhe atë me Meksikën dhe Kanadanë të quajtur ‘Usmca’, papunësinë në nivele më të ulëta të 50 viteve të fundit, dhe bumin në Wall Street, për të treguar se ai e mbajti premtimin e tij bërë në Davos dy vjet më parë për ta bërë Amerikën të kthehet e madhe.

Në të njëjtën kohë, Trump u bëri thirrje vendeve europiane që të ndjekin modelin e tij, dhe të përqëndrohen në pavarësinë e energjisë, të cilën ata mund ta kenë vetëm përmes furnizimit të gazit dhe naftës amerikane.

Trump lartësoi historinë e Kontinentit të Vjetër, duke përmendur për shembull Rilindjen dhe ndërtimin e Katedrales së Firences, për të kujtuar një kohë kur krijimtaria, inovacioni dhe besimi në aftësinë për të kapërcyer të gjitha pengesat mbizotëruan edhe në këtë anë përtej Atlantikut.

Gjithashtu mbi mjedisin, Trump pretendoi se e kishte mbrojtur atë, pa e bërë këtë në kurriz të rritjes ekonimike. Ai kundërshtoi kritikat e përsëritura në Davos nga Greta Thunberg, dhe kërkesat për të respektuar angazhimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara me marrëveshjen e Parisit.

Kjo nuk është vetëm linja e tij mbrojtëse, por është axhenda në të cilën ai synon të krijojë fushatën për rizgjedhje në nëntor.

Ora 13:22
'Davos 2020', Greta Thunberg: Asgjë nuk është bërë për të zgjidhur krizën e klimës

Greta Thunberg hipi sot në skenën e Forumit Ekonomik Botëror për të këshilluar udhëheqësit botërorë se në thelb nuk kanë bërë asgjë për të zvogëluar emetimet e karbonit, pavarësisht dëshmive të shumta të katastrofës klimatike.

Duke folur vetëm disa orë para paraqitjes së planifikuar të Presidentit Donald Trump në mbledhjen vjetore të elitës politike, të biznesit dhe financave në botë, aktivistja adoleshente tha se ‘vetëdija për krizën e klimës është rritur, por në aspektet e tjera, nuk ka ndryshuar shumë’.

E pyetur se çfarë dëshironte të shihte në të ardhmen, Thunberg tha se qeveritë e botës duhet të dëgjojnë shkencën dhe të fillojnë ta trajtojnë krizën e klimës.

Thunberg tha gjithashtu se të dhënat tregojnë se në atmosferë duhet të çlirohen ende vetëm 420 gigatonë dioksid karbonit në mënyrë që të bota të ketë mundësinë ta mbajë nën kontroll rritjen e temperaturës me vetëm 1.5 gradë dhe se në kushtet aktuale, kjo shumë do të emetohet brenda afërsisht tetë vjet e gjysmë.

Ora 12:35
'Davos 2020', fillon Forumi i kupolës së të fuqishmëve të botës

"Aksionarët e një bote kohezive dhe të qëndrueshme". Kjo është tema e edicionit të vitit 2020 të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në katër ditët që mbledh së bashku kupolën që komandon botën.

Për edicionin e pesëdhjetë në Davos të Zvicrës marri pjesë 53 kryetarë shtetesh dhe 600 anëtarë të elitave botërore që kontrollojnë financat globale.

Një vend, siç thotë Presidentja e Komisionit Europian Von Der Leyen, "ku liderët mund të takohen. Davos është vendi ku shmangen konfliktet dhe mbyllen mosmarrëveshjet".

Çështja kryesore që do të diskutohet është ajo e ndryshimit të klimës dhe ‘konsumit’ të mjedisit, një çështje që po vë në dyshim aftësinë e sistemit global për të shmangur katastrofën.

Përballë protestës në rritje të aktivistëve të mbrojtjes së mjedisit pritet edhe  një fjalim nga Greta Thunberg, mysafire e edicionit.

Sipas fitusit të Çmimit Nobel në Ekonomi, Stiglitz, i cili gjithashtu pjesë në Forum që nga viti 1995, ‘të pranishmit në Davos mbeten shumë larg nga realiteti për të kuptuar dështimet e shkaktuara nga globalizimi neoliberal në dekadat e fundit’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miti: 21/01/2020 13:58

    Akoma me kete te shkreten? Sa keq! Shfrytezojne nje adoleshente me probleme mendore per te arritur qellimet e tyre. E ftojne te lexoje ato fjalimet e fantaksuara per lare duart, qe me demek po i kushtojne vemendje problemeve te mjedisit. Dhe prinderit e saj vazhdojne ta lejojne pa e kuptuar qe jane kthyer ne marioneta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot