Debate dhe keqkuptime mes të dashuruarve, por... çfarë thonë yjet për ju

Debate dhe keqkuptime mes të dashuruarve, por... çfarë thonë yjet për ju

DASHI

Për të dashuruarit priten kontradikta të mëdha. Gjendja e financave do të vijë duke u përkeqësuar dhe nuk do të mundeni dot as të kryeni shpenzimet e nevojshme.

DEMI

Beqarët duhet ta heqin turpin sa më parë që të munden sepse përndryshe kanë për të mbetur vetëm. Të ardhurat do të kenë përmirësime të lehta.

BINJAKET

As që do e vrisni mendjen fare sot për jetën tuaj sentimentale dhe gjithçka do ia lini kohës. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Shfrytëzoni këto ditë pushimi më së miri.

GAFORRJA

Edhe pse në mëngjes duket se klima për të dashuruarit do të jetë e ngrohtë, bëni kujdes nga influenca e jashtme. Në planin financiar duhet të bëni kujdes.

LUANI

Priten shumë divergjenca në çift gjatë kësaj dite dhe kjo për shkak të mos tolerancës dhe padurimit që do të tregoni. Gjithsesi ne mbrëmje situata do të ndryshojë.

VIRGJËRESHA

Tregohuni gjatë gjithë kohës të disponueshëm ndaj partnerit tuaj. Financat nuk do të jenë të këqija, megjithatë nuk duhen ndërmarrë shumë rreziqe.

PESHORJA

Gjatë gjithë kohës do të mbizotërojë bashkëpunimi në çift sot. Në planin financiar do të jeni shumë impulsivë dhe kjo do ju çojë drejt gabimeve.

AKREPI

Beqaret do e gjejnë më në fund personin për të cilin do iu rrahë zemra fort dhe do fillojnë me të një histori të këndshme dashurie. Mos bëni asnjë çmenduri me shpenzimet.

SHIGJETARI

Beqarët duhet të tregohen realistë dhe të mos kërkojnë gjera të pamundura. Në planin financiar do ju duhet të merrni disa vendime në lidhje me të ardhmen e buxhetit.

BRICJAPI

Edhe pse jeni në një lidhje ka rrezik të fantazoni për dike tjetër sot dhe kjo mund t’iu çojë drejt gabimeve. Beqaret nuk do i shpëtojnë dashurisë me shikim të parë.

UJORI

Mjedisi yjor do të jetë shumë i përshtatshëm sot për të dashuruarit. Nëse merrni pak më tepër kohë me financat dhe i menaxhoni ato me maturi gjendja do të jetë e kënaqshme.

PESHQIT

Ditë shumë më e qetë se kohet e fundit kjo e sotmja për të dashuruarit. Situata do jetë e vështirë sidomos për ata që kanë pasur shumë probleme së fundmi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Merr flakë apartamenti në Patos, shkak bombola e gazit, nuk ka të lënduar

Merr flakë apartamenti në Patos, shkak bombola e gazit, nuk ka të lënduar