Tension në GJKKO për çështjen ‘Shullazi’, Gjykata: Mungesa e disa avokatëve bllokon procesin, vendosim gjykim pa mbrojte! Refuzojnë avokatët e tjerë, braktisin seancën ! Vendimi në 3 dhjetor

Tension dhe braktisje ka mbizotëruar në seancën ka qenë atmosfera në sallën e gjykimit aty ku Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqz, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi kërkojnë pafajësi.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër krimit e korrupsionit për të vazhduar gjykimin pa avokat mbrojtës ndaj Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit, ka sjellë tension në sallë dhe braktisje të procesit nga të dënuarit.

Sipas gjykatës Gilmando Dani e Blerim Shullazi kanë patur avokat në shkallë të parë dhe s’duan të marrin në apel si një strategji për të bllokuar procesin.

Në seancën e një jave më parë  Gjykata e Posaçme e Apelit i ka paralajmëruar të pandehurit se nëse në seancën e ardhshme avokatët mbrojtës nuk paraqiten për vazhdimin e procesit, do të merrej vendim që gjykimi të vazhdoj pa mbrojtje.

Po përse u vendos vazhdimi gjykimit pa mbrojtës?
Apeli thotë se ky vendim është marrë në bazë të refuzimit të tyre për mbrojtje duke e cilësuar si shtyrje të qëllimshme të procesit dhe pse kanë mundësi të përballojnë avokatët financiarisht.

Në këtë proces është edhe Emiliano Shullazi i vetmi që ka avokat, përkatësisht Vladimri Mecin, i cili pas seancës tha se ky është veprimi më skandaloz i kryer ndonjëherë nga ndonjë gjykatë në vend dhe se po shkelet ligji.

Për Emiliano Shullazin dhe bandën e tij Apeli e ka nisur gjykimin prej dy vitesh tashmë. Ata janë të dënuar me 54 vite burg në total për akuzat e gjobëvënies dhe grupit kriminal, pas arrestimit të tyre në vitin 2016.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:45
Apeli i GJKKO vendos: Vendimi për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij në 3 dhjetor

1627740087_shullaziseance15065356197102486.jpg

Në mbledhjen e sotme u vendos që për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, vendimi në Apelin e GJKKO-s  do të jepet në 3 dhjetor. 

"Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për çështjen me nr. 1/4/5/24/138 akti, datë regjistrimi 13.12.2018, mbi ankimin e Prokurorit dhe mbi ankimet e të pandehurve E.Sh., E.Z., G.D., E.Q., dhe B.Sh. Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 03.12.2021, ora 13:00", thuhet në vendim. 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 24/11/2021 21:47

    Kriminelat duhet te kalben ne 41 bis mos te kene kontakt me boten jashte se jane egersira dhe psikopater prandaj atje duhet te shkojne pa dallim plerat dhe ata qe ju mbajne anen atje do zoti perfundojne se kane vrare njerez kot bastardet

    Përgjigju
    • Shoku: 24/11/2021 23:51

      Ti Turi ke nai problem me ato që majn anë?nëse po hajde bujrum o të tvi o të vish për tpa përfundimet.Ti aty ishalla shko vet ene i njef nga afër të gjithë.Se kush tka rrejt që kan vra të pafajshëm gjithmon nëse kan vra ti mund të folësh.Rri aty bibilush mas tastiere se rruga ka rregulla tjera.Tfla ene të mirëpres për ftesën

  • Cakalli Belshit: 24/11/2021 20:53

    Grupi je shume i sakt shoku.Ne burg do kalben ky dhe te tjere si ky.Le te lehin Loranet

    Përgjigju
  • ari: 24/11/2021 19:24

    Ah mo Mil vetem me shtet munden me te ul kundershtaret se sa ishe jasht i tredhe te gjith Zoti ta shtoft jeten e inshallsh sa me shpejt jasht

    Përgjigju
    • WTF: 24/11/2021 20:09

      Po si ka mundesi qe ka kaq shume mendjeplehra qe komentojne pro nje krimineli qe duket ne fytyre se cfare plehre eshte. Njerez si puna ketij kafshe vetem ne kafaz e kane vendin!!!

  • I madh: 24/11/2021 17:30

    Je i madh engjell..hahaha Nuk kane pune , merren me tjeret Ka kush merret me to, Ju mbaroni klasen e pare njehere, mesoni te shkruani Se keshtu skeni gje ne terezi!

    Përgjigju
  • Loran shehu: 24/11/2021 15:59

    Epo tet mbajn ne burg pa asnje prov e vec per opinion ose se e i vjen per mbar no nje delnxhiu vec ktu Sqiperi esht par kjo dhe thon pastaj drejtesi e re

    Përgjigju
    • Grupi: 24/11/2021 19:07

      O Loran seriozisht e ke qe nuk ka prova apo qe keta Shullezerit nuk kane vendosur gjoba, nuk kane vrare dhe nuk kane shantazhuar??? Si ky do thuash ka plot ne shqiperi. Dakort por ky ra shume ne sy sepse imitoi mikun e ngushte Saje Qorrin duke kujtuar se ishin te paprekshem. Tani i ka ardhur koha ose te flase ose te kalbet ne burg sepse nuk ka asnje shanc tjeter per liri. Mire do ishte te rrefehej, te groposte politikanet qe e kane mbeshtetur, policet per suportin dge mbrojtjen qe i kane bere si dhe prokuroret e gjyqtaret qe e kane mbajtur me hater. Perse jete eshte kjo me miliona euro te grabitura dhe me shume burgjeveve seda jashte?? Kete jete zgjodhen kete jete po bejne, jete qeni a thua se do rrojne 200 vjet. Nese vertete zbstohet 41 bis si thuhet nga prokuroria dije qe jane me shume se te mbaruar. Ata qe i mbeshtedin nga jashte sa vijne e rrallohen. E vetmja rruge eshte te bashkepunojne me drejtesine.Iku per lesh Al Kapone vetem me akuzen per evazion fiskal dhe jo me Shullazi. Cdo bande ka kulmin e vet derusa fillon pikiaten.

    • HAMBURG: 24/11/2021 17:02

      Dhe të gjithë e dinë se kujt i shko për mbarë kjo punë por asnjonit sja ma me fol.Dikush të sulmon me shtet e dikush përballë.Tjerat kuptohen vetë.LUFTAR REÇI e di vet që ka hy në gjynof e në hak njerzve kot

    • engjelli: 24/11/2021 16:26

      ke shume te drejte Loran- ketu po fusin ne burg edhe pse analfabet dhe sdi te shkruash. keshtu qe ki kujdes:)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lëshonin fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy persona! I shkaktuan dëm shtetit 1 mln euro (EMRAT)

Lëshonin fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy persona! I shkaktuan dëm shtetit 1 mln euro (EMRAT)