Kuvend/ Rama: Do propozojmë taksim zero për pagat deri në 50 mijë lekë! Tabaku: Qeveria të rishikojë buxhetin, duhet një paketë e re rezistence

TIRANË-  Qeveria do të propozojë që ata persona të cilët marrin deri në 50 mijë lekë pagë, taksimi të jetë zero. Nga Foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë nuk dha një datë konkrete, por tha se një propozim i tillë do të bëhet shumë shpejt. Kjo ishte një kundërpërgjigje për akuzat e opozitës, sipas së cilëve, qeveria ka dështuar në menaxhimin e krizës, duke bërë që shqiptarët të paguajnë me çmime shumë të larta produktet bazë. Propozimi fillestar ka qenë që paga dysheme e cila nuk do i nënshtrohej tatimit mbi të ardhurat do të ishte 40 mijë lekë në muaj, por Rama njoftoi sot se këtij drafti i është bërë një ndryshim duke e çuar deri në 50 mijë lekë.

“E kam dëgjuar që ju thonë që ne taksojmë punën më shumë se kapitali. Nuk ka në rajon taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe së shpejti, pas pak ditësh do të sjellim propozimin për të zeruar deri në 500 mijë lekë…”, tha Rama. 

Përplasje pati me deputeten e PD, Jorida Tabaku, e cila tha se qeveria nuk i ka marrë masat e duhura pasi duhet të rishikonte buxhetin dhe të ofronte një paketë të re rezistence. Nuk munguan ironitë mes kryeministrit Edi Rama dhe Jorida Tabakut për konferencën për antikorrupsionin si dhe vizitën në Kiev për të parë nga afër krimet e luftës.

"Po me Kievin ca pate, ku hynte Kievi në këtë bisedë, ç'lidhje kishte me domatet, i kemi ndarë punët, ju te domatet, ne të shkretët aty ku na kërkon detyra", ishte ironia e Ramës.

Ndërkohë në shenjë proteste për rritjen e çmimeve, deputeti i PD Dashnor Sula shkoi në parlament me shportë ushqimesh me vete, duke thënë se sot produktet e shportës shkojnë 3 mijë lekë dhe kanë mundësi t'i blejë vetëm deputetët, por jo njerëzit e thjesht. për këtë, thotë se qeveria duhet të reflektojë.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:09
Braçe: Nuk merret askush me grurin, përveç grabitqarëve që e kanë çuar çmimin aty ku ishte! Maskarenj, po talleni me mundin dhe djersën e bujkut

 

Deputeti socialist Erion Braçe komentoi fjalën e Ramës se do të propozohet taksimi zero për pagën deri në 50 mijë lekë. Ndër të tjera foli sërish për bujqit duke thënë se askush nuk dëgjon hallet e tyre dhe nuk i mbështet, ndaj zgjedhin të largohen jashtë vendin e të mos punojnë tokat e tyre këtu.

Një koment e kishte dhe për ata që nuk i japin rëndësi bujqve dhe sapo vjen procesi zgjedhor japin premtime e lypin votën. Ndër të tjera tha se do e votojë projektligjin për bujqësinë.

“U gëzova shumë që dëgjova se do zerohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë. A ka vlerë fjala në këtë parlament? Jemi 5 muaj pas diskutimit të paketës fiskale dhe në komisionin e Ekonomisë e thashë që është e vonuar, por u mohua, u kundërshtua dhe u kundërvotua, e ndërsa sot vijmë se do ta bëjmë tatimin zero për pagat deri në 50 mijë lekë. Fola për grurin që nuk merret askush, përveç grabitqarëve që e kanë çuar çmimin aty ku ishte vitin që shkoi.  Kam një rezervë dhe dua t’ia them propozuesit këtu, që koha e instrumenteve ‘ad hoc’ ka kaluar. Bujqësisë shqiptare i duhet bursa dhe i duhet tani, një instrument transparent-kombëtar, me qëllim që bujku të marrë djersën e tij. Është themelore, sepse po ndodh gjëma.

E kuptoj që tani është vakti i drekës dhe të gjithë kanë ikur për të ngrënë, dhe me pjatën përpara, më vjen t’iu kujtoj, realisht edhe majtas, edhe djathtas, se ajo domatja që kanë në pjatë kushton vetëm 50 lekë për kg, patatja vetëm 22 lekë/kg, ajo qepa kushton vetëm 20 lekë, ai gruri që ka ndenjur tetë muaj në tokë, ka marrë mund e sakrifica pa asnjë lloj subvencionimi nga qeveria, dje në Tërbuf kushtonte vetëm 36 lekë/kg, pra 4-5-6-7 lekë me humbje. Nuk dëgjon askush dhe nuk reflekton askush për këtë fakt. Për çfarë i doni ata njerëz mo, që të ikin të punojnë si skllevër jashtë vendit e të mos mbjellin tokat e tyre këtu? Problemi është i TVSH, ta blejë shteti të mos i lërë ata njerëz atje. Po talleni me gjakun, djersën dhe mundin e bujkut në Divjakë apo në Lushnje. Bujqit e dorëzojnë mallin me mirëbesim pa çmim. Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe thonë “këtyre do i japim ne para” dhe më pas lypin votën. Z. Duka unë do ta votoj projektligjin tuaj për bujqësinë”, tha Braçe.

Ora 13:33
Përplasje në Kuvend/ Noka: Je kukull apo drejtuese seance? Nikolla: Atë koment bëja ndonjë shoqes tuaj

Deputeti i PD-së, Flamur Noka pati përplasje me kryetaren e Kuvendit pasi kërkoi fjalën. Noka donte t’i përgjigjej Ramës pasi i përmendi emrin duke thënë “se e ka me "flamurin e lëvizjes së madhe demokratike", jo Flamur Nokën. Deputeti demokrat ngrihet në këmbë për të thënë fjalën e tij ndonëse me mikrofon të mbyllur.

Debati

Noka: Kërkoj replikë.

Nikolla: S’ju përmendi fare, e kishte me Flamurin, jo emrin tuaj personal.

Noka: Mbani veshët hapur, përmendi emrin zotëria. E shoh se këtu ka një sikronizimin për të përkëdhelur ty nga të dyja palët, por shqiptarëve s’ju intereson se kështu ju përkëdhel më shumë më fjalë, Rama apo Alibeaj. S’kanë nevojë për të parë tango dyshe, se kanë dhe ku zhvillohen. Je drejtuese seance apo kukull që të kanë vendosur aty?

Nikolla: Unë nuk jam kukull. Jam kryetare dhe kam detyrim të respektoj rregulloren, nuk më drejton njeri…Ato komente bëja ndonjë shoqes tuaj. E ndërpreva fjalën se nuk është procedurë, po komentoni. Komentet nuk janë procedurë.

Noka: Jo nuk vijojmë. Dua fjalën

Nikolla: Do vijojmë se për reciprocitet mori fjalën Alibaej. Ju nuk po flisni për procedurë

Noka: Më jepni fjalën!

Ora 13:28
Nuk ia dha fjalën, Rama i 'rrëmben' minutat Nikollës: E kam për procedurë

 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla për disa momente nuk i dha fjalën kryeministrit Edi Rama jashtë procedurës, por në fund kreu i qeverisë e mori dhe doli duke folur në Foloren e Kuvendit. 

Lindita Nikolla: Jo jo zoti Kryeministër, nuk kemi kaluar ende te pika tjetër.
Enkelejd Alibeaj kërkon që Rama të mos e marrë fjalën.
Lindita  Nikolla: Zoti Petrit Vasili nuk është, është tërhequr nga fjala. Kalojmë te pika tjetër e rendit të ditës.

Rama ngrihet sërish të marrë fjalën.
Lindita  Nikolla: Zoti Kryeministër një minutë. Ju lutem. E prezanton nismëtari që është zoti…
Edi Rama: Do flas për procedurë.
Lindita Nikolla: Ok. Fjala për procedurë kryeministrit.
Edi Rama: E kam për procedurë sepse zonja Tabaku kaloi nga domatet te dekriminalizimi, kalim nga tema.

Ora 13:10
Rama-opozitës: Flamuri i lëvizjes suaj demokratike është i shpallur 'non grata' nga DASH! Ju bëni gjyqet e shtrigave

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës për çështjen e korrupsionit duke i kujtuar sërish se Sali Berisha është i shpallur non grata nga DASH, ndaj nuk mund të flasin për të. Kështu i referohej duke thënë se e ka me "flamurin e lëvizjes së madhe demokratike", jo Flamur Nokën.

"Duke qenë se i referoheni në mënyrë të vazhdueshme do ju sugjeroja që të mos e harroni flamurin tuaj, jo Nokën. E kam me flamurin e lëvizjes suaj të madhe demokratike, e keni të arkivuar me një vulë sipër, non grata. Deh për çfarë, për korrupsion të çfarë natyre, madhor. Dhe jo nga KLSH, por nga DASH. Kështu që këto nuk duhen harruar, as e para, as e dyta, për ta vënë në perspektivë çdo debat e çdo ballafaqim. Qeveria nuk lufton këtë apo atë.

Përsëri vini tek i njëjti gabim, tek i njëjti gabim. Unë jam një njeri që i respektoj njerëzit dhe faktet, nuk merrem me llafe, thashetheme dhe baltë. Gjyqet e shtrigave i bëni ju. S’ka asnjë problem, ndaj jemi viktimë të gjyqit më të madh të shtrigave që ju ka ndodhur pas vitit 90. Po ju ndodh ajo që keni merituar Prisni, prisni se s’keni mbaruar akoma. Deri në fund e meritoni, dhe do e meritoni", tha Rama.

Ora 12:58
Tabaku-Ramës: E nisët javën me spektakël qesharak për korrupsionin, ju zgërdhiheni sa herë flitet për akuza

 

Deputetja e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke i përmendur edhe njëherë se ka ministra dhe deputetë pas hekurave. Nuk la pas edhe ish kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku që u arrestua për drogë në Itali.

“Ti je ajo që bën, jo ajo cka thua që do bësh. E nisën javën me spektakël qesharak me luftën ndaj korrupsionit. E dini kush koinkurronte atje? Këta që qeshin sot këtu, dosja e inceneratorit, dosja 184 e 339, të gjitha që kanë ngritur Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit. Cfarë ironie ishte të dëgjoje fjalime tragjike antikorrupsion, kjo qeveri ka 2 ministra dhe një deputet për korrupsion pas hekurave dhe po prap do luftojnë korrupsionin. 430 milionëshi do t’i mbetet gjithë jetën dhe nuk do e ndal derisa ata që qeshin sot, zgërdhihen sa herë flitet për këto akuza. Kjo është Shqipëria e pamëshirmshme e luftës kundër korrupsionit. 

Ka sjellë komisionin e sporteleve në parlament. Sot bizneset ankohen masivisht për xhandarët që i shkojnë dyerve të bizneseve. 93% thonë se i shkojnë përfaqësues shieti për ti kërkuar ryshfet. Aq i padrejtë është sa kur shet një pikturë vetë paguan 15% ndërsa qytetarët paguajnë 25%. Unë besoj që këtë spektakël të shëmtuar nuk e prishi asgjë, nuk e zbehu as arrestimi i një burri që nuk ka paguar kurrë një gjobë në jetën e vet. Unë duhet të pranoj diçka, në këto sallë kanë kaluar shumë ligje. I vetmi ligj që besoj se na e ka ngritur diskutimin është dekriminalizimi që ka sjellë shembujt se si qeveri ka mësuar të qeverisë. E kisha në Vorë Kajmakun përballë më 6 mar përballë, edhe në zgjedhje pa kundërshtarë po Kajmaku ishte atje. Ai dhe Kajmakët e tjetër, gjalpat e gjizat. Do gjejmë Kajmakun e radhës që do t’i dalin për zot. Ai, etaloni i ndershmëri, ai e Kajmakët e tjerë, kjo është farsa më e madhe e qeverisë që përpiqet t'i marrë shqiptarët për budallenj”, tha Tabaku.

Ora 12:52
Rama ironi me Tabakun: Me Kievin ç'pate? I kemi ndarë gjërat, ju me domatet, ne ku na kërkon detyra

 

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë me deputete demokrate, Jorida Tabaku.

"Po me Kievin ca pate, ku hynte Kievi në këtë bisedë, ç'lidhje kishte me domatet, i kemi ndarë punët, ju te domatet, ne të shkretët aty ku na kërkon detyra", i tha Rama, Tabakut. Për të vazhduar me një tjetër shifër se ju shikoj shpesh që shkoni pranë domateve dhe zarzavateve. Çështja është se Banka e Shqipërisë. Jo ne sigurohemi që të ketë më shumë domate në treg dhe eksport dhe në këtë sasi domatesh të shtuara sigurohemi që ta keni sfondin plot me domate kur dilni atje. Ju dilni atje dhe me gjithë ato domate të bukura plot shkëlqim dukeni dhe më mirë në këtë Shqipëri që po shkon në mjerim të vazhdueshëm. Ne na vjen mirë që dukeni më mirë. Këtu është për të marrë mikrofonin vetëm për ngushëllime, po të nisemi se si jeni. Të paktën del znj. Tabaku me domate dhe mollë dhe i jep një lloj ngjyre kësaj punës suaj që është një film bardhezi që para filmit shtigje lufte duket si film i Hollivudit.

Domatet janë fakte patjetër dhe janë aq shumë fakte sa që mjafton të shikosh shifrat e eksportit për të kuptuar pse nuk ngjisni fare ju me domaten. Mos të flasim, mos të hyjmë te tema e plehrave se aty e keni kompetencën më të lartë dhe nuk hahemi dot me ju. Jeni në fazën që jeni zhytur në një kazan plehrash. Po me Kievin ca pate, ku hynte Kievi në këtë bisedë, ç'lidhje kishte me domatet, i kemi ndarë punët, ju te domatet, ne të shkretët aty ku na kërkon detyra", i tha Rama, Tabakut.

Ora 12:43
Rama-Tabakut: Nuk po i paguajmë asnjë qindarkë Bechettit! Së shpejti do propozojmë taksim zero për pagat deri në 50 mijë lekë

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes së PD, Jorida Tabaku duke i thënë se nuk po paguhet asnjë qindarkë për Bechettin në këto momente dhe po vijon ballafaqimi. Ndër të tjera sqaron se në vendin tonë, aktualisht janë 707 mijë persona të punësuar dhe i bën kërkesë që të nxjerrë faktet për konstatimin e saj se ka papunësi. Rama tha ser së shpejti do të propozojnë  taksim zero për pagat deri në 500 mijë lekë.

“Shifrat e faktet meritojnë konsensus, pastaj interpretimet janë çështje tjetër. E mora fjalën se dëgjova një shifër nga ato që ju prodhoni, 385 milionë euro fatura e Arbitrazhit. Ku është kjo faturë? Nëse do na e tregonit faktike, jo hamëndje dhe konkluzione të bazuara mbi hamendje, hajde ta diskutojmë por nuk i thoni dot parlamentit dhe publikut që ka faturë 385 milionë euro për arbitrazhe që po e paguan qeveria. Ju bashkarisht keni lajmëruar se po paguhet një marifetçi i madh si ai që e përdorët edhe për të çoroditur njerëzit para zgjedhjeve, unë po ju them që zero, asnjë qindarkë nuk i është paguar as Becchetit dhe askujt tjetër deri tani që flasim.

Ndërkohë ballafaqimi vazhdon që të jemi të qartë. Vazhdon në çdo hapësirë ku ka mundësi të zhvillohet një ballafaqim legal, kështu keqardhje për ju zonja Tabaku se ju edhe mbani shumë shënime dhe për një njeri që lexon shumë, të flasë për 385 milionë euro që nuk ekzistojnë është pak e sikletshme. Nuk diskutohet që kemi taksat më të ulëta në rajon, nuk ka në rajon taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe së shpejti, brenda pak vitesh do e zerojmë deri në 500 mijë lekë. Nga del këtu që paskemi taksën më të lartë? Kjo mbetet për tu vlerësuar mbi bazën e shifrave.

Unë di që kur kemi marrë detyrën, të regjistruar në total ishin 349 mijë vetë. Sot janë 707 mijë persona të punësuar të regjistruar nga të cilët 523 mijë janë sektor privat. Si dalin këto llogaritë që këtu paska rënë puna, këtu paska papunësi? Po flasim për shifra të nxjerra nga regjistrat. Po ashtu paga mesatare mujore në sektorin privat është rritur me 10.5% në 3 mujorin e parë të këtij viti. Inflacioni mesatar ishte rreth 4.43. Këto janë shifra meqë ju lexoni ose bëjeni një sakrificë dhe nxirrjani parlamentit burimet e shifrave që nxirrni dhe ne nuk e dimë ku janë. Këto janë faktet e institucioneve”, tha Rama.

Ora 12:28
Rritja e çmimeve/ Tabaku: Qeveria duhet të rishikonte buxhetin, duhet një paketë e re rezistence

 

Për shkak të rritje s së çmimeve, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se qeveria duhet të kishte rishikuar buxhetin dhe duhet të ofronte një paketë të re rezistence. Nga Kuvendi, ajo tha se i sheh me shumë shqetësim të ardhurat publike.

 "Duhet të kishte ardhur me një buxhet të rishikuar, me një paketë të re rezistence, që ne mos të bëjmë fjalime populiste, siç thotë Braçe, duhet të kishim ndryshuar shumë prioritet. Shqipëria po zbrazet dhe kot e keni që thoni që rritet punësimi, se po të ikin shumica e shqiptarëve, socialistët do të punëson. E shoh me shqetësim të ardhurat publike, se sot Rama është, po nesër jo", tha Tabaku.

Ora 12:15
Braçe: FMN na qorton të gjithëve për ligjërimin tonë, jep sugjerime për zëvendësimin e Bordit të ushqimeve

 

Deputeti socialist Erion Braçe foli në Kuvend për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë në vitin 2021 duke thënë se  FMN ka bërë sugjerime për zëvendësimin e Bordit të ushqimeve dhe masave mbështetëse për shtresën e ulët.

“Kemi pranuar të gjithë një vlerësues të pavarur, ndërkombëtar, jo vetëm për BSH por edhe ekonominë kombëtare. Në vlerësimin e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar e vë theksin edhe përtej politikës monetare. Natyrisht na qorton të gjithëve, mbi të gjitha ligjërimin tonë publik dhe politik. Vihet në dukje fakti që nuk kemi krizë, por goditje. Thuhet qartë, rritja e theksuar e çmimit të energjisë elektrike, e ushqimeve si dhe e kostos të financimit të jashtëm prej luftës në Ukrainë përfaqësojnë goditjen e tretë për ekonominë e Shqipërisë në vitet e fundit.

Së dyti, sjell në vëmendje faktin që do të kemi rritje ekonomike përsëri. Rritja e 2022 parashikohet të jetë 3%, mbështetur nga turizmi dhe ndërtimi por e zbehur nga ndikimi i çmimeve në rritje. Së treti, bën një konfirmim të rëndësishëm që e ndjejnë qytetarët në xhepat e tyre çdo ditë. Bëhet fjalë për inflacionin dhe kësaj radhe me bazë të gjerë. Pritet që të mbetet në nivele të larta gjatë muajve në vijim nxitur nga çmimet e importit para se të kthehet sërish në objektivë në fillim të vitit 2024.

Pra FMN jep arsye të qartë se janë çmimet që vijnë nga importi duke sjellë në vëmendje faktin se jemi të varur prej tyre. FMN vlerëson masat e qeverisë. Natyrisht ka sugjerime për zëvendësimin e Bordit të ushqimeve dhe zëvendësimin me masa mbështetëse të shtuara kundrejt të varfërve dhe shtresave në nevojë. Buxheti është një nga problemet më të mëdha dhe s’duhet të kthehet në barrë për ekonominë Kombëtare”, tha Braçe.

Ora 12:03
Sejko: Vitin e kaluar pati rimëkëmbje ekonomike që solli rritje punësimi dhe pagash

 

Guvernatori Gent Sejko prezantoi në Kuvend raportin për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për vitin 2021, duke thënë se pati rimëkëmbje ekonomike që solli rritje punësimi, pagash dhe marzhe fitimi. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Sejko tha se gjatë vitit që lamë pas, rimëkëmbja gjeneroi më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare, duke përmirësuar bilancet e tyre financiare dhe duke rritur qëndrueshmërinë e burimeve të rritjes.

“Kryefjala e zhvillimeve ekonomike të vitit 2021 ishte rimëkëmbja dhe konsolidimi. Aktiviteti ekonomik në vend shënoi një rikuperim të shpejtë e të gjithanshëm, ndërsa treguesit kryesorë të shëndetit ekonomik e financiar u konsoliduan. 

Sipas të dhënave zyrtare, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 8.5% kundrejt vitit paraardhës, duke tejkaluar nivelin e regjistruar përpara tërmetit e pandemisë. Rritja ekonomike ishte me bazë të gjerë. Ajo pasqyroi rimëkëmbjen e shpejtë të konsumit familjar, të investimeve private, si dhe të eksporteve të mallrave e shërbimeve.

Frytet e kësaj rimëkëmbjeje ishin të pranishme në thuajse të gjithë sektorët dhe degët kryesore të ekonomisë. Rikuperimi i gjithanshëm i kërkesës gjeneroi më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare, duke përmirësuar bilancet e tyre financiare dhe duke rritur qëndrueshmërinë e burimeve të rritjes.

Rimëkëmbja ekonomike solli rritje të punësimit, të pagave dhe të marzheve të fitimit, çka u materializua në rritje të presioneve të brendshme inflacioniste. Për rrjedhojë, inflacioni shënoi një rritje graduale gjatë vitit të shkuar, ndonëse ai vijoi të mbetet nën objektiv. Rimëkëmbja u shoqërua me konsolidim të ekuilibrave ekonomikë e financiarë. Pozicioni i jashtëm ekonomik dhe financiar i vendit erdhi në përmirësim”, tha Sejko.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iku: 16/06/2022 18:17

    Beni nje politike tatimore 2 a 3 vjecare se na hoqet zarin me ndryshime cdo 6 muaj. Po me karburantin do ulni ndonje takse se kishit rritur te ardhurat kohet e fubdit.

    Përgjigju
  • Albi: 16/06/2022 14:59

    Sinkeni fytyre e flisni per korrupsion ju si parti qe jeni llumi i keti vendi dhe pushtetin e keni patur mni bazat e kerrupsionit

    Përgjigju
  • Marko: 16/06/2022 14:58

    Mos flisni per korrupsion ju qe si qeveri keni qen kok e kemb te mbytur ne kete gje apo e harruat veten

    Përgjigju
  • qamil: 16/06/2022 14:57

    ju po qe po dretoni vendin sic duhet.Bravo ju qoft zotni Rama

    Përgjigju
  • Redi: 16/06/2022 14:57

    Pd te mbledhi veten se nuk dihet ku ka kohen e kembet e mos te meret shume me ps sepse ps eshte shume ne rregull me popullin dhe veten

    Përgjigju
  • Rei: 16/06/2022 14:55

    Non grata bashke me te gjithe ca ka mbrapa seshte se ka bere ndo nje gje per vendin tone qe kshu te rri urt e te presi se do i vi dita dhe atij shume shpejt

    Përgjigju
  • Vini: 16/06/2022 14:55

    Nje pakete shume e mire qe do i ndihmoje shume shtresat e ulta ne vend

    Përgjigju
  • era: 16/06/2022 14:55

    tabaku duhet te mesoje te mbaje vendin qe i takon.Nuk rri dot pa fol nje fale po doja benim hallall nese do i thoshte te sakta.

    Përgjigju
  • Sala: 16/06/2022 14:53

    Aman ju te pd mos flisni se jeni bere bajat , na e keni felliqur vendin fare

    Përgjigju
  • Moni: 16/06/2022 14:53

    Vendime te duhura dhe zgidhet me te mira qe mund te kishim ndonjehere.Pergezime zoti Rama.

    Përgjigju
  • Beni: 16/06/2022 14:53

    Thuaja atyre nga krahu tjeter i parlamentit qe thone se kemi taksat me te larta ne rajon

    Përgjigju
  • Enkeli: 16/06/2022 14:52

    Po ca meresh me ata te pd mer edo se ata jane drru per te care

    Përgjigju
  • Nushi: 16/06/2022 14:52

    githmone vini me plane sic duhet per te miren e qytetareve dhe bzineseve te vendit

    Përgjigju
  • Nushi: 16/06/2022 14:49

    Nongrata me shoke nuk kane bere ndonjehere dicka sic duhet dhe per kete gje duhet te heshtin se vete nuk kane bere asnje pune te sakte.

    Përgjigju
  • janina: 16/06/2022 14:48

    E ka vete ne plan ai sepse perhere ka bere plane rezisence dhe jo vetem per te dale nga situata

    Përgjigju
  • ana: 16/06/2022 14:48

    Keni getur super zgjidhe jemi me fat qe u kemi ne krye te vendit tone dhe duket me faktet qe ju na keni treguar qe cdo gje po behet sic duhet.

    Përgjigju
  • Marko: 16/06/2022 14:48

    Nje ndime e madhe per qyetetaret e vendin duke pare dhe situaten ne te cilen vendi ndodhet

    Përgjigju
  • Alesio: 16/06/2022 14:47

    Prandaj populli ju don dhe ju voton , keshtu vazhdoni sepse do e keni gjithmone mbeshtetjen tone

    Përgjigju
  • Aldo: 16/06/2022 14:47

    Nisma vertet te mira e te nevojmshe per te gjithe ne kete kohe te veshtira qe ndodhemi

    Përgjigju
  • Paulin: 16/06/2022 14:46

    Kta te PD flasin per korrupsion e kriza sikur se kemi par ca behej ne kohen e tyre. Jan skandaloz. Z kryeminister mos u merrni me to po vazhdoni punen

    Përgjigju
  • Luan: 16/06/2022 14:46

    Bravo per nismen qe eshte marre do ndihmoje shume qytetaret ????????

    Përgjigju
  • Moni: 16/06/2022 14:46

    Po ndihmoni me aq sa keni mundesi dhe pse jemi ne kohe krize per kete gje mendo se duhet tjua dine te githe per nder se te ishte saliu do falimentonin te githa bizneset dhe do te perfundonin shume keq.

    Përgjigju
  • Klea: 16/06/2022 14:45

    Shyqr qe sjemi ne dor te opozites duke par ca nxjerr kjo tabaku nga goja do kishim marr fund tani. Shyqyr qe qeveria po bwn menaxhimin e duhur te ksaj krize

    Përgjigju
  • Nushi: 16/06/2022 14:44

    Po behet gjithcka per te ndihmuar qytetaret dhe bizneset dhe per kete gje ju pergezo shume zoti rama se e keni bere punen sic vetem ti di ta besh.

    Përgjigju
  • Gesi: 16/06/2022 14:38

    Kryeministri i duhur per vendin tone Edooo,lerini keto te PD-sese vetem brockulla flasin

    Përgjigju
  • Ilir: 16/06/2022 14:35

    Keto te zhdukin Saliun qe eshte ne krye te vendit se do i marre fund partia me ne krye non graten

    Përgjigju
  • Santi: 16/06/2022 14:34

    Nisma mjaft te mira per vendin tone kryeminister…PD mos te fuse hundet ne punet e te tjera po te shohe partine e vet qe po merr fund

    Përgjigju
  • Petrit: 16/06/2022 14:32

    Kjo Tabaku po me dhimbset me keto fjale qe nxjerr nga goja, eshte kthyer ne lolo e asaj opozite non grada qe jane bere te gjithe per te deshiruar...

    Përgjigju
  • Ardit: 16/06/2022 14:30

    Aman se vetm kta te PD skan goj me fol se sa ishin ne pushtet vec e shkatrrun ket ven

    Përgjigju
  • joel: 16/06/2022 14:30

    Po shko moj zonja Tabaku se sa ishit ju ne pushtet e kishit mendjen te mbushnit xhepat e tani na dilni duke dhene mend

    Përgjigju
  • Deni: 16/06/2022 14:27

    Keto te PD-se vec fjale e kane,kjo Tabaku kot e kam si humoriste se dhe te live Rames vec qeshte grua pa seriozitet

    Përgjigju
  • Dori: 16/06/2022 14:26

    Me vjen shume keq kur shoh se sa poshte ka rene Tabaku,nje mungese serioziteti nga ana e saj .Nese do ishte opozita ne qeverisje do ishim lene ne meshire te fatit ne kete krize qe na ka lene lufta

    Përgjigju
  • Miri: 16/06/2022 14:26

    Kemi nje kryeminister shume te mire i cili vetem mendon dhe investon per popullin e tij

    Përgjigju
  • kosta: 16/06/2022 14:25

    Jorida Tabaku nje njeri qe flet pa arsye e sdi cfr thot

    Përgjigju
  • Egi: 16/06/2022 14:24

    Mos i jep mend ti e trrash se le nam ne mbledhje

    Përgjigju
  • lici: 16/06/2022 14:23

    ide shume e mire kjo nga z. rama

    Përgjigju
  • Jani: 16/06/2022 14:16

    Te mbajn fort saliun kta se ja kan pa hajrin. Parti pa karakter

    Përgjigju
  • lesia: 16/06/2022 14:13

    Bravo per kete nisme te mire per vendin

    Përgjigju
  • artan: 16/06/2022 14:12

    nje vendim shume i mire i dhene nga z. rama

    Përgjigju
  • Ervis: 16/06/2022 14:11

    E ndriten kta te PD sa ishin ne pushtet edhe i ngeli te komentojn tani leshkot

    Përgjigju
  • Loni: 16/06/2022 14:10

    Kjo Tabaku nuk di gje tjeter vec te derdellisi kot se vec kjo i ka ngel. Si kryetari vet dhe kta shofin endrra e vijn e flasin diten

    Përgjigju
  • Jorgo: 16/06/2022 14:07

    Mendoj se ky do te jete nje lajm shume i mire per keta qytetare ,kjo tabaku ka fillu i jep gojes kot

    Përgjigju
  • Fredi: 16/06/2022 13:54

    Tabaku la nam duke qeshur gjithe kohes nderkoh qe rama fliste ,keto nuk kane as edukate o njeres

    Përgjigju
  • Alesjo: 16/06/2022 13:53

    Imagjino te flasin per luften antikorrupsion kta te PD qe i ka dale nami per korrupsion

    Përgjigju
  • Tina: 16/06/2022 13:53

    Puna qe keni bere ju si qeveri ka sjelle nje permiresim te vendit tone ne shume aspekte. Pdja komenton se ska cbene tjeter se e di qe eshte e mbaruar si parti

    Përgjigju
  • Aleks: 16/06/2022 13:52

    Kur flisni ju per korrupsionin qe vetem keni vjedhur edhe keni perfituar nga populli nuk e di dmth

    Përgjigju
  • Gazi: 16/06/2022 13:51

    Po pdja eshte parti e mbaruar fare. Shiheni se ke kane kryetar nje kriminel si saliu qe ka sjell vec te keqija per kete vend

    Përgjigju
  • Mira: 16/06/2022 13:39

    Mendoj se kjo eshte dicka shume pozirive per popullin. Tabaku ti lere menjane komentet dhe ironite sepse te ishinnata ne krye sdo i kishin dhene vendit asnje te mire

    Përgjigju
  • Sara: 16/06/2022 13:38

    Tabaku si shoket e vet te partise non grada jep komente vend e pa vend dhe dijne qe te heshin balte mbi punen qe ben qeveria. Te ishin ata ne krye sdo te kishin bere as gjysmen e punes

    Përgjigju
  • Patrik: 16/06/2022 13:26

    Kjo tabaku na ka ndrit fare me ato qe thote,shiko njeher partine tende e nderuar se sdini ca beni

    Përgjigju
    • Patrioti vertete: 16/06/2022 19:42

      Tabaku duhet te paditet per genjeshtare seriale. Ka 2 vjet qe thote kompania e PD dhe e analisteve Lubonja-Zheji&Co qe i kemi paguar Bechettit 110 milion euro, gje qe nuk eshte e vertete. Deri tani zero. Keshtubie jo vetem kredibiliteti, por edhe urrehesh. Dhjete here me shume inceneratoret, 450 milion euro kundrejt 55 qe ka paguar Qeveria te papunet, etj.. A eshte ekonomiste kjo, apo eshte pilindricke qe tundet e shkundet e shet mendje ne Kuvend. Imagjinoni te jene keta ne pushtet, qe e kane treguar me fakte qe jane te paafte dhe hajduta me cizme. Kajmaker ka pasur dhe do kete e ka kudo, perfshi perendimin e konsoliduar. Politikisht e urrejne te gjithe, plehre. Asnjehere nuk do jesh ne pushtet, por edhe ne opozite nuk e meriton. Mesohu se si behet opozita.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen

SHBA/ Qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen