Debate për SPAK në mbledhjen e KLP/ Gent Ibrahimi ikën nga tryeza, anëtari Besnik Cani: Nuk u njoha me projekt-aktet

Në një kohë kur pritet që në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë të niste diskutimet për të vendosur nëse SPAK do të niste funksionimin e saj me më pak se sa 10 anëtarë, mbledhja zgjati vetëm 3 minuta. Shkak i shtyrjes së saj, u bë kërkesa e anëtarit Besnik Cani, i cili pretendoi se është njohur me vonesë për projekt-aktet të paraqitura në rendin e ditës. Sipas tij njohja me këto akte nuk i kanë ardhur siç parashikohet nga ligji, 7 ditë para njoftimit të datës së mbledhje plenare.

Numri se me sa anëtarë do të ngrihet Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion vijon të jetë një nga pikat kyçe që po diskutohet thuajse në çdo seancë mbledhjeje të KLP-së, për të cilën ende vijon të mos ketë një vendim përfundimtarë të marrë nga Këshilli. Ngritja e SPAK me më pak se 10 anëtarë ose jo ka qenë edhe një nga temat e diskutuara pak ditë më parë edhe në Komisionin e Ligjeve.

Sipas ligjit parashikohet që funksionimi i SPAK nuk duhet të jenë më pak se 10 anëtarë, por deri më tani janë 8 prokurorë që kanë kaluar Vettingun me vendim të formës së prerë. Tre prej prokurorëve garues nuk kanë dalë ende në Vetting, e ndërsa për disa të tjerë pritet vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të pasur një vendim përfundimtar nëse do të kalojnë ose jo procesin e Vettingut.

Ndërkohë, nëse vendoset që ngritja e SPAK do të bëhet me 8 prokurorët, emrat e të cilëve janë gati, pritet për tu parë nëse dy vendet e tjera do të ngelen vakantë, apo do të kemi dy prokurorë të komanduar që kanë kaluar Vettingun, e që më të përfolur janë Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Edhe këta dy prokurorë ishin garues për të qenë pjesë e SPAK, por pas pikëzimit nuk mundën të ishin në listën përfundimtare të 15 emrave që do të kalojnë në Prokurorisë e Posaçme.


Prokurorët që kanë kaluar vettingun me vendim të formës së prerë

Altin Dumani

Arben Kraja

Doloreza Musabelliu

Klodian Braho

Edvin Kondili

Ened Nokuçi

Elida Kaçkini

Behar Dibra.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alba: 21/10/2019 18:21

    Futuni ne youtube dhe shikoni ne deklarate per media (qershor) nga Ibrahimi ku thote ne tetor fillon pune Spak-u... Nuk bejm shtet dhe 1 mije vjet me kete pjelle mashtruesish...

    Përgjigju
  • Papi: 21/10/2019 15:02

    Ka gazetar ta pyes ibrahimin qe pse antaret e klp nuk informohen sipas ligjit? Apo kshu eshte loja qe te zvarritet sa me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani shijon titullin me Interin: Ende s'e kam kuptuar që e siguruam trofeun

Kristjan Asllani shijon titullin me Interin: Ende s'e kam kuptuar që e siguruam trofeun