Debati /11 janari i vitit 1946, si Dita e Republikës, studiuesit flasin pro dhe kundër njohjes së kësaj date (VIDEO)

Historianë, studiues edhe anëtarë të 15 organizatave edhe shoqatave shqiptare zhvilluan një konferencë shkencore për të përkujtuar datën 11 Janar të vitit 1946,  si Ditën e Republikës së Shqipërisë. Historiani Moikom Zeqo, teksa shpjegon fillesat e shtetit shqiptar që nga viti 1912, tek statuti i parë organik në vitin 1914, e cilësuar si kushtetuta e parë, që përcakton se forma e regjimit do të ishte monarki me Princ Vidin, e më pas Kongresi i Lushnjës në vitin 1920 do t’i paraprinte sërisht monarkisë me katër regjentë. Në vitin 1925 Shqipëria u shpall Republikë Parlamentare me President Ahmet Zogun, deri në vitin 1928 ku Zogu do të vetshpallej mbret edhe Shqipëria monarki. Ndërsa, në 2 dhjetor të vitit 1945 do të zhvilloheshin zgjedhjet e para në Shqipëri,  edhe një 11 janar të 1946 u vendos Republika Popullore e Shqipërisë. Këtë datë mendon Zeqo nuk duhet që ta anatemojmë, sepse u vendos gjatë regjimit socialist, por 11 janarin, Ditën e Republikës, duhet ta njohim si festë zyrtare.  

“Ne kemi frikë ndonjëherë nga historiciteti i datës edhe i festës. Shteti mund të jetë ose republikë, ose monarki. Ky klasifikim është i pashmangshëm për të gjithë shtetet e botës. Për shembull, vet Italia ka qenë një shtet monarkik, por në 1945 italianët bën një referendum dhe votuan republikën. Po kështu edhe Rumania, Greqia etj.,kanë mohuar traditën monarkike edhe u thyen në Republikë. Ne këtë kemi bërë në vitin 1945. Në 11 janar të vitit 1946 u shpall Shqipëria të bëhet Republikë.  Të tërë këto shtete kanë datën e republikës, kjo është festuar në Shqipëri deri në vitin 1991, por në dokumente për tekste kushtetuese gjatë këtyre 30 vjetëve Shqipëria emërohet republikë parlamentare. Koncepti kryesor ka të bëjë me monarki apo Republikë? Çështja është tek emërtimi Republikë, por ka një ngërç alergjik për ta përmendur 11 janarin e vitit 1946, nga politikanët shqiptarë”, shprehet Zeqo, i cili e cilëson këtë një marrëzi, sepse shteti ka karakterin e tij formal. Në të gjitha shkresat zyrtare e kemi Republikë e Shqipërisë.

“Problemi është që karakteri republikan është i pamohueshëm, edhe prapaveprues, se mundet që ndonjë politikan. Kjo mund të bëhet edhe me ndonjë VKM, apo ta votoj parlamenti. Problemi është që ne duhet të jemi të vetëdijshëm. Duke pas komplekse politike, kjo do të vlente si pyetje dhe për Italinë, përse kanë ditë të festës së republikës, pavarësisht se kanë kaluar regjime të mëdha. Data e Republikës është mohimi i një tradite që kishin grekët apo italianët për një kohë shumë të gjatë”.

Teksa e pyesin Zeqon, se përse, zgjidhet data 11 janar i vitit 1946 dhe jo janari i vitit 1925, kur Shqipëria u shpall Republikë Parlamentare me President Ahmet Zogun, thotë se:

“Shpallja e Republikës në vitin 1 925 u bë pa praninë e deputetëve, 25 deputet që kishin përkrahur Fan Nolin, edhe e dyta nuk kishte një asamble e posaçme për përcaktimin e reformës së shtetit. Pastaj, po ky qe një hap për të shpallur edhe Republikën, e më pas monarki nga vet Zogu.”, thotë Zeqo, i cili shprehet se  këtë vit duhet kujtuar edhe 100-vjetori i Kongresit të Lushnjës. 

Ndërsa, studiuesi Erald Kapri shprehet kundër kësaj iniciative, pasi sipas tij, kjo datë është imponuar nga diktatori Enver Hoxha.

“E para, është e rëndësime që ne të kemi një datë për të respektuar apo nderuar themelet e Republikës në Shqipëri. Por propozimin e datës 11 janar e shikoj si diçka të turpshme edhe aspak serioze, që lidhet me diktaturën edhe themelimin e Republikës së Shqipërisë. Është një datë që u imponua nga diktatori Hoxha, pas zgjedhjeve të 1945, që nuk u njohën asnjëherë ndërkombëtarisht. Në ditët e sotme në 2020-n, t’u imponosh shqiptarëve këtë datë, mendoj se është nihiliste edhe na kthen pas”, thotë Kapri, i cili e quan këtë si diçka të pamenduar, sepse në Shqipëri ka data të tjera, që mund të respektohet kjo.

 “Është Kongresi i Lushnjes edhe parlamentarizmi i ardhur pas tij, më pas Republika e parë u shpall me Ahmet Zogun, në janar të vitit 1945. Unë propozoj Kongresin e Lushnjes, një ngjarje që unifikon të gjithë shqiptarët. Kongresi i Lushnjes simbolizon të gjithë përpjekjen e shqiptarëve që ka të bëjë me shtetin e shqiptarit. 11 janari është simbolik e gabuar edhe e turpshme. Nëse ne do të kemi një datë juridike, mund të kemi datat më të hershme, me vitin 1925, përse mos të njohim atë. Dikush mund ta shikoj Zogun si diçka të imponuar, por Kongresi i Lushnjes është ngjarja që vendos në një vijë patriotike. 11 janari s’ka nevojë për festim, por për reflektim. E shikoj si diçka të pamenduar, në Shqipëri ka data të tjera për të respektuar Republikë”, thotë Kapri.

Nëse duhet që të jetë apo jo data 11 janar e vitit 1946, festë zyrtare si ditë e Republikës së Shqipërisë, ky është një temë, që mesa duket nuk do të zgjidhet as në këtë vit, që përkon me 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea