DEBATI/ Hit-paradën e gazetarisë nuk mund ta bëjnë vegjetuesit

DEBATI/ Hit-paradën e gazetarisë nuk mund ta bëjnë vegjetuesit

Foto ilustruese

Lexova një shkrim të Land Qafokut për gazetaret e kronikes. për tipologjinë e gazetarit "kshu më tha një burim mua". Deri këtu Landi ka të drejtë të jete skeptik dhe të kërkojë më tepër përgjegjshmëri nga ata që bredhin studiove. Mirepo me pas Landi abuzon me këtë të drejtë duke kaluar në ndërtimin e një "hit-parade" ku përmend gazetaret e kronikës që sipas tij janë ata të duhurit.

Kjo pastaj është gjueti shtrigash. E para njëherë; sepse ai nuk kritikon me emra. Por ama mburr ca të tjerë me emra. Ne listën e Landit mungojnë Klodi Lala, Artan Hoxha, Lindita Çela etj, që janë sot për sot nder zerat me kryesore të përcjelljes së ngjarjeve me natyre kriminale. Sigurisht që unë mendoj se këta të tre kane devijime dhe bejne gabime here pas here; vetem të vdekurit nuk gabojnë.

Madje se fundmi për shembull; janë cenuar dhe njerez që une i njoh si buka që ha, janë sulmuar me informacione të pasakta dhe janë vendosur në kontekste pa asnje lidhje me realitetin. Nese do kisha bindjen se keto deformime janë kryer për qellime kriminale; do isha kunderpergjigjur me shkrim, por nuk e kam kete bindje, mendoj se janë gabuar. Nga ana tjeter, duhet bere një dallim, midis një gazetari të dalluar që rrezikon dhe gabon apo një tjetri që vegjeton. Ai që vegjeton s'ka si të gaboje.

E quaj luks të pamundur dhe papergjegjshmeri të forte këtë që bën Qafoku. Ti mund të kesh rezerva ndaj Tan Hoxhes, edhe unë kam ndonjëherë, por në fund të ditës Tan Hoxha është autori i "Serialit të Haklajve" një nder investigimet me të rëndësishme të ndodhura në 3 dekadat e fundit dhe këtë investigim ai e publikoi kur hasmi i Haklajve, Berishajt, kishin komandën në Shqipëri dhe ishin në zenithin e pushtetit.

Unë nuk e di se ku ka qene Landi kur behej ky investigim; por besoj se do kete qene duke marre rrogën e duke ftuar në studio zyrtare të Berishes nga niveli zv/ministër e poshtë, konform udhëzimeve të pronarit ku punonte.

Klodiana Lala gjithashtu mund të gaboje ndonjëherë; por unë e di si buka që ha, e di nga kontaktet e mia në boten e nëntokës; që nuk ka asnjë shqiptar apo organizate që të pretendoje se mund ta mbaje në bordero Klodiana Lalen.

Mendoj se duke vene në kandar produktin e Klodiana Lales dhe presionet që ajo ballafaqon; me distancën e saj të qarte për t'u kompromentuar me interesa të padukshme, e ben unike, të çmuar. Per Lindita Çelen nuk kam ça flas pasi është epike lufta e saj me bajlozet me të medhenj të grupeve të interesit që komandojnë ketë vend dhe vështirësia e saj për të paguar këstet e bankës për shtëpinë ku jeton.

Dikur kam pasur ngarkese personale shume negative ndaj Karlo Bolinos; por do ishte gomarllek nese dal e them që Bolino nuk është profesionist. Sigurisht që është dirigjent i profesionalizmit pas viteve 90-te. Madje si e shoh sot, (se dhe rritemi, piqemi, kuptojmë ca me tepër), me tepër se sa gjej Bolinon fajtor, kap gafil  në gabim veten time për gjykimin e ashpër që i bej dikujt personalisht; duke injoruar sistemin ku jetojmë, sistem i cili na bën njësoj kriminele dhe viktima.

Është shume kollaj të ulesh bythën në një karrige dhe të gjesh gabime të njerëzit apo të lajkatosh ata  kolege që të leverdis ty, mirëpo kjo është gjueti shtrigash. Unë e di që Landi mund të ketë të drejte për episode të caktuara që ndodhin në emisionet e mbrëmjes; mirëpo deri këtu mbaje gazin o shoku Landi. Sepse nuk je ti as etalon e as ndonjë autoritet që ka tagrin për të bere "hit parade" gazetaresh. Aq me pak pastaj për të folur për "heronjtë e vërtetë të gazetarisë". Nuk ka heronj në gazetari Landi, gazetaret informojnë, nuk bëjnë heroizma. Por sigurisht që informimi ndonjëherë ka kosto të renda; siç i ka pas për shembull Elvi Fundo me grupin e interesit të inceneratoreve.

Lere "hit paraden" e gazetarisë Landi, është kollaj të flasësh e të shkruash me emra gazetaresh, ule bythën dhe shkruaj nai shkrim për Mirel Mertirin me mire, se mbase ua jep përgjigjen gjithë atyre që s'i ke qejf.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Historia prekëse/ Portieri 19-vjeçar kujdeset për vëllanë dhe motrën pas vdekjes së prindërve! Luan titullar në El Clasico

Historia prekëse/ Portieri 19-vjeçar kujdeset për vëllanë dhe motrën pas vdekjes së prindërve! Luan titullar në El Clasico