Debati për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, deputeti demokrat: Berisha dhe Luli i përdorën (VIDEO)

Në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar projektligji i propozuar nga kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist, që ka për qëllim rritjen e financimit për këtë shtresë. Deputetja socialiste Blerina Gjylameti ftoi deputetët e grupit ku bën pjesë që të mos e votojnë, ndërsa Roshi tha se nëse do të rrëzohet, do ta çojë në Kushtetuese. "Pas Kushtetueses janë gjykata ndërkombëtare do i japin të drejtë kësaj shtrese". Deputeti Halit Valteri akuzoi Sali Berishën se i përdori ish-të përndjekurit.

"Ish-të përndjekurit kanë qenë aty sa herë i janë dashur, Saliut dhe Lulit, edhe kur i kanë braktisur dhe vrarë, jo se janë budallenj, por nuk mund të shkojnë pas Gramozit, Ramës dhe Xhafës, që përfaqësojnë partinë e punës së Shqipërisë. Partia që unë jetova nuk ka kapacitet moral të më gjykojë për këtë, pasi e tëra është e zhytur në mashtrim. PD-ja është bërë gjenerator i gënjeshtrës. Berisha dhe Luli nuk mbajnë përgjegjësi. Në administratë mendohet se janë 3 mijë sigurimsa, i kemi edhe në parlament" tha ai. Për deputetin Korab Lita, ish-të përndjekurit janë dënuar për herë të dytë në demokraci.

Por kush është qëllimi i projektligjit? Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar””, nismë e deputetit Artur Roshi, synonte përputhjen e ligjit të dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist nr. 9831, dt. 12.11.2007 me ligjin nr.7748, dt.29.07.1993, që përcakton statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë. Projektligji, sipas relacionit shoqërues dhe prezantimit për seancën nga nismëtari, synon të mos prekë dëmshpërblimet bazike të mbijetesës, që ka përfituar ish-i dënuari dhe ish-i përndjekuri politik nga ligje të tjera të mëparshme dhe që familjarët e viktimave, të pushkatuar pa gjyq, të pushkatuar apo ekzekutuar me dënim politik të padrejtë, të përfitojnë dëmshpërblimin financiar në masën e 25 viteve kompensim dënimi me burgim, me dënimin maksimal mbas faljes së jetës.


Lajmi kryesor:

Rama me maskë, Ruçi dhe Hysi kërkojnë disiplinimin e deputetëve të opozitës: S'do paguajmë gjoba për kapriçot tuaja! Lita: Këta rrinë grumbull në kafe!


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!