Petrit Vasili në '45 minuta': Votat e emigrantëve, duhet parë mundësitë reale për ta bërë të mundur

TIRANË- Në emisionin e sotëm të ’45 minuta’ të drejtuar nga gazetari Denis Minga, i ftuar ishte kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Në studio u zhvillohet debati lidhur me temën: “Debati për Diasporën”. Temë e cila vjen pas kërkesës për protestë nga Diaspora dhe refuzimi nga Policia e Shtetit.

I pyetur nëse ai për miratimin e votës së emigrantëve, deputeti risolli edhe njëherë programin e parë të LSI-së por u shpreh se për të realizuar diçka të tillë duhen parë mundësitë.

"Që në programin e parë të vitit 2005 të LSI ne e kishim këtë votë. Është vënë në diskutim në draftin zgjedhor për të parë mundësitë reale për ta realizuar. Po punojnë përfaqësuesit dhe opozitës dhe mazhorancës,"- tha Vasili. 

Vasili ka qënë ndër të parët poltikanë që ka reaguar pas refuzimit të lejes për protestë, ai e ka akuzuar qeverinë se ka frikë nga reagimi i shqiptarëve që nuk jetojnë në Shqipëri. 

Në datë 24 dhjetor, ideatori Genc Sejko i njohur si “njeriu i memeve” dorëzoi në Policinë e Tiranës një kërkesë për protestë nga data 28-30 dhjetor në intervale të ndryshme kohore përpara Kryeministrisë. Ditën e djeshme, drejtori i Policisë së Tiranës i ktheu përgjigje Sejkos duke refuzuar kërkesën për protestë me arsyetimin se ‘pengon lëvizjen e mjeteve të emergjencës, qarkullimin e mjeteve të transportit publik dhe privat, ndërpret veprimtarinë e institucioneve’. Drejtoria e Policisë së Tiranës paralajmëron se në rast proteste drejtuesit dhe pjesëmarrësit do të procedohen. 

Për më shumë detaje lidhur me reagimin e Vasilit dhe mbi protestën e Diasporës (LEXO KËTU)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:51
Zgjedhjet lokale/ Petrit Vasili: Jemi në koordinim me Partinë Demokratike

I pyetur lidhur nëse zgjedhjet lokale të LSI-së do të zhvillohen në koordinim me Partinë Demokratike, Vasili iu përgjigj pozitivisht. 

"Ka një koordinim por më kryesorja është aksioni i përbashkët opozitar. Ju e patë sesi u tallën me studentët. Rama është mashtrues i konsoliduar,"- e mbylli Vasili.

Ora 16:43
Vasili: Opozita e këtij viti ishte spektakolare, vitin e ardhshëm vijojnë protestat dhe zbulimi i skandaleve

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili pyetjes së çfarë opozite bëri PD dhe LSI këtë vit, iu përgjigj se kjo ishte një nga më efektivet që ka parë pas vendosjes së demokracisë.

"Një nga më efektivet që ka parë këto kohë. Ka një rezultat spektakolar. Ju e shikoni që kemi një nga krizat më të thella. Kemi dëbuar ministra, ka zbuluar skandale, i kemi detyruar të pranojnë që ka marrë shuplaka,"- u shpreh Vasili. 

Më tej, kreu i grupit parlamentar paralajmëroi se në janar do të vijojnë protestat dhe zbulimi i skandaleve nga ana e opozitës.

Ora 16:35
Vota e emigrantëve, Vasili në '45 minuta': Duhen parë mundësitë për ta realizuar

I pyetur nëse vetë Vasili apo partia që ai përfaqëson është dakord për votën e emigrantëve, deputeti risolli edhe njëherë programin e parë të LSI-së.

"Që në programin e parë të vitit 2005 të LSI ne e kishim këtë votë. Është vënë në diskutim në draftin zgjedhor për të parë mundësitë reale për ta realizuar. Po punojnë përfaqësuesit dhe opozitës dhe mazhorancës,"- shtoi Vasili. 

Ora 16:29
Protesta e Diasporës, Vasili: Nëse na kërkojnë ndihmë opozita do t'i mbështesë

Pyetjes nëse opozita do t'i bashkohet protestës së paralajmëruar të Diasporës, Petrit Vasili u shpreh se nëse do t'u kërkohet ndihmë do të marrin pjesë.

"Protesta e diasporës, nëse na fton që të bashkohemi do t’i mbështesim që çke me të,"- u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së. 

Ora 16:24
'45 minuta', Petrit Vasili: Diaspora është një, nuk varet nga humori i kryeministrit

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka folur lidhur me refuzimin e kërkesës së Diasporës për një protestë para Kryeministrisë ditën e nesërme. 

Në fjalën e tij, Vasili u shpreh se kryeministri e pengoi protestën e Diasporës pasi i "prishej qejfi", ndërkohë që ka kritikuar edhe mosprononcimin e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko. 

"Diaspora vendosi pas një kohe të gjatë të kishte një reagim dhe kjo iu pengua nga Policia e Shtetit, sepse pengohet paniku etj etj. Kjo diasporë për të cilën organizohen takime vendos njëherë të reagojë këta thonë që na prishet terezia. Po këtë bulevard e kishte bllokuar kryeministri se prezantoi ca ambulanca. Ky që pretendon që i bllokohet trafiku dha një përgjigjie të fëlliqur. Sa i takon trafikut, partia e tij ka qënë ajo që kishte standart bllokimin e këtij bulevardi me çadrave. Para çadrave të Edi Ramës nuk i kishte vendosur njeri. Diaspora shuan urinë e mijëra njerëzve. Për herë të parë kemi edhe ministër të Diasporës. Ai nuk tha asgjë. Ministri është pa gojë, memec. Gjithçka që flitet është hipokrizi. Nëse diaspora nuk është e mirëpritur, unë nuk jam për këtë. Diaspora është një dhe nuk  varet nga humori i kryeministrit,"- tha Vasili.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani: 27/12/2018 23:04

    Eshte tragjike dhe fyerje e madhe te shohesh dhe degjosh kete matuf dhe kufome politike... Njeri i peshtire qe eshte turpi i Moshes se trete...

    Përgjigju
  • Likja: 27/12/2018 16:35

    O presh I ziet ku e di ti qe diaspora eshte nje e kunder Rames?!?!!! Kush ta jep te drejten tu te flasesh me emer te saj???!!!Ju nuk jeni te zotet te bindni ata qe keni me Shqiperi jo diasporen qe kane mendje te hapur e I kuptojne mdryshe gjerat

    Përgjigju
  • Hinglateri: 27/12/2018 16:28

    Ja dhe ky dru me pre buf pulash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë