POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Debati për Gent Cakajn/ Selimi dhe Spahiu krah Metës: S’duam thikë pas shpine, ka të tjerë personalitete më dinjitoze nga Kosova

Analisti Nexhmedin Spahiu dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi mbështesin vendimin e presidentit Ilir Meta për të mosdekretuar Gent Cakajn si ministër i Jashtëm. Në një prononcim për Report Tv, Selimi dhe Spahiu thanë se deklaratat e Cakajt për ndryshimin e kufijve janë të mjaftueshme për të mos e dekretuar si ministër. Deputeti i Vetëvendosjes tha se në Shqipëri mund të kishte të tjerë personalitete më dinjitoze nga Kosova.

Do të ishte mirë që në qeverinë shqiptare të kishte përfaqësuesë dinjitozë nga Kosova. Në rastin konkret s’është kundërshtim për të patur ministrja nga Kosova, përkundrazi ne duam që Shqipëria të jetë qeveria e shqiptare. Por ne mendojmë se në Kosovë ka patur personalitete të tjera më dinjitoze. Dy emrat, për të cilët është bërë një debat edhe në Kosovë, përbëjnë një çështje të caktuar që kanë sjellë më pas këtë situatë.

Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes

Më tej, Selimi tha se Shqipëria ka përgjegjësi për të gjithë kombin në arenën ndërkombëtare dhe duhet të bëjë kujdes me emrat që përzgjedh.

Nuk dua të diskutoj për aftësinë apo për aftësinë. Dua të komentoj qëndrimet për çështjet që ka mbajtur publikisht. Nuk ngeli Kosova për 1 ose 2 emra. Të mos harrojmë qëndrimet e ministrisë së Jashtme të Kosovës që rrallë herë janë të qarta, prandaj Shqipëria të bëjë kujdes sepse përfaqëson gjithë shqiptarët në arenën ndërkombëtare. Po flasim për një kryeministër që s’heziton të flasë për Kosovën, prandaj të mos i vijë keq që ne po flasim për zhvillimet atje.

Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes

Ndërkohë që gazetari dhe analisti Nexhmedini Spahiu është treguar më i “ashpër”.  Ai tha se Kosova nuk pret një “thikë pas shpine” me emërimin e Gent Cakajt.

Në radhë të parë kjo është një çështje e brendshme e Shqipërisë. Nëse hyjmë në detaje, argumentet e dhëna nga Meta qëndrojnë, për çështjet e Kosovës. Kjo është arsye e mjaftueshme që dikush të mos dekretohet ministër i Jashtëm. Presim që institucionet shqiptare të mos na japin thikë pas shpine, që ministrat dhe qeveria të mos bëhen palë për diçka që është e keqe nga Kosova. Argumenti që është i ri dhe pa përvojë, s’qëndron se në Shqipëri dhe Kosovë, ka ministra që punë të parë kanë punën e ministrit. S’ka pse t’i kërkojë falje Kosovës se nuk është deleguar njeri nga Kosova atje.

Nexhmedin Spahiu, analist dhe gazetar

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm. Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri. (LEXO KËTU)

/r.k.
Komento

Komente

  • Populli: 11/01/2019 08:47

    Me keqardhje por eshte fakt keta mender politikane qe vetem tym dhe flake dine ne kuvendin e tyre erdhi momenti te nxjerin surratin pro serb te saliut dhe meyes!

    Përgjigju
  • Erik: 11/01/2019 08:29

    Do ju therrasin ju llum qe keni nga 20 vjet qe qarkulloni ne politike e media dhe e quani veten baballare te kombit. Po kush u pyet ju nje here, ju ka zgjedhur kush ju t'ju marre doren?

    Përgjigju