Debati për Teatrin Kombëtar, Balla-Vokshit: Nuk ka rezerva naftë poshtë tokës së teatrit, Lulzim hiq dorë nga kauzat boshe!

Nga foltorja e kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se godina e Teatrit Kombëtar do të bëhet. Sipas Ballës e gjithë kjo tymnajë e ngritur nga Luli dhe Saliu nuk është për Teatrin Kombëtar, ata nuk kanë hallin e teatrit. “Problemi i Lulit e Saliut me shokë është se ata e shohin automatikisht çdo lajm të mirë për shqiptarët si një lajm të keq për opozitën, sikurse një javë më parë patë lajmin e mirë për negociatat”, tha Balla.

Gjithashtu Balla në fjalën e tij ka renditur edhe njëherë të gjitha rastet kur opozita ka protestuar për të gjitha projektet e mëdha në kryeqytet, të cilat më vonë janë kthyer në histori suksesi.

Fjala e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për projektligjin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Për transparencë të gjithë atyre shqiptareve dhe shqiptarëve që ndjekin seancën, sot Kuvendi nuk miraton ndërtimin e një teatri të ri, sot Kuvendi si rrallë herë me një procedurë tejet transparente autorizon procedurën për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objektin. Objekti është projektimi dhe realizimi i një projekti urban të godinës së re të teatrit.

Ky nuk është më parlamenti që vuloste kontratat që bënte ai zotëria në rreshtin e trëtë dhe i sillte për vulë në parlament. Projekligji për realizimin e një projekti për ndërtimin e godinës së re të teatrit kombëtar që ne votojmë sot i jep fund gjithë spekulimeve dhe baltës që janë hedhur për një nga projektet më të bukura, jo vetëm për Tiranën, por për gjithë trojet shqiptare anembanë. E dëgjova dje Lulzimin, i cili burrëri nuk paska të përballet një herë të vetme sy për sy për këtë projektligj, e thashë me vete na kish marë Koço Kokëdhimën për të na luftuar ne, se ne i paskemi hapur luftë shqiptarëve dhe se Luli bashkë më Koçon me demek do udhëheqë rezistencën kundër kësaj lufte. E në fakt tek i shihja bashkë në atë fushën e teatrit bashkë me zonjën Vokshi mendova që Koço mos ka ende ato idetë idjoteske të kultivimit të kanabisit në këto fusha të lëna djerrë, ndërkohë që për Vokshin dua të them që nuk ka rezerva nafte poshtë tokës së teatrit. Janë bërë studimet znj. Vokshi se ti ku ka toka nafte i turresh e para, por fajet i paçim ne për mungesën e transparencës së kontratave të naftës. Qofshim ne qeveria e vetme në botë që i paskemi hapur luftë Shqipërisë dhe shqiptarëve për të ndërtuar teatër, e paçim këtë gjobë jetë e mot, por teatri do të bëhet. Nëse me luftë Luli kupton investimet tona për qytetin, për punë publike që përmirësojnë qytetin dhe standardet e jetesës së qytetarëve, për vepra që na bëjnë të ndihemi krenar për vendin ku jetojmë atëherë po Lul, jo vetëm që e kemi hapur këtë luftë, por ne do ta vazhdojmë këtë luftë derisa të kemi transformuar dhe modernizuar çdo qytet e çdo fshat të Shqipërisë.

Sigurisht Luli nuk ka hallin e teatrit. Ndërtimi i teatrit të ri është padyshim një lajm i mirë për shqiptarët. Këtë e di edhe Luli edhe Saliu. E di edhe deputeti më vulëhumbur i partisë së Lulit. Problemi i Lulit e Saliut me shokë është se ata e shohin automatikisht çdo lajm të mirë për shqiptarët si një lajm të keq për opozitën, sikurse një javë më parë patë lajmin e mirë për negociatat.

Sot po protestojnë prapë. Po për çfarë protestojnë?

Përgjigja e shkurtër është që protestojnë sepse nuk keni çtë bëni tjetër. Ju nuk keni axhendë, nuk keni ekip, ju nuk keni program. Di të më thotë njeri një projektligj që ka sjellë opozita në një vit nga dy sesione parlamentare, një projekligj të vetëm? Një ide, një politikë që ka propozuar? Më thoni vetëm një.

Se për të protestuar kanë protestuar për gjithçka e kundër gjithçkaje. Më thoni një gjë për të cilën nuk keni protestuar? Kanë shkuar deri aty sa kanë protestuar edhe kundër shpifjeve që përhapin vetë me portalet e Zenit. Protestuan dhe protestojnë ende sot kundër reformës në drejtësi dhe vetingut sepse normalisht kanë frikë. Protestuan e nuk lanë gjë pa bërë kundër hapjes së negociatave. Pastaj vunë ulërimën për 600 mijë luftëtarët e ISIS që do strehoheshin në Shqipëri. Shpikën Babalen që tani kanë frikë t’i përmendin edhe emrin. Dekonspiruan aksionin e policisë për kapjen e 3.4 milionë eurove dhe vunë ulërimën për përfshirjen e mazhorancës dhe timen personale në trafikimin e parave të pista, po sapo doli foto e Lulit me vëllain e trafikantëve në zyrë, njerëz të afërt të PD-së që të gjithë, papritur e harruan dhe s’e zënë më në gojë as këtë si çështje.

Këtë filmin e protestave e kemi parë edhe më parë në Tiranë. Kanë protestuar kundër çdo projekti të madh e të vogël të Bashkisë Tiranë, njësoj siç bëjnë sot me teatrin.

E nisën me protestat kundër një këndi lojrash. Po shihja dje një foto të Strazimirit duke protestuar përpara teatrit. U gëzova shumë që këtë herë kishte shkuar pa pisqollë në brez sepse mesa duket pistoletën e merr me vete vetëm kur proteston për kënde lojrash.

Ai kënd lojrash ishte dështimi i parë i madh i kësaj strategjie për të penguar gjithçka. Sepse këndi ishte një sukses i jashtëzakonshëm që minutën e parë që u hap dhe sot që flasim, në çdo moment të caktuar të ditës ai kënd vizitohet nga mesatarisht 500 qytetarë, familjarë, prindër, gjyshër që çojnë atje fëmijët e nipërit. Dhe Tirana ka sot plot 30 kënde të tilla në çdo anë e kënd të qytetit.

E vazhduan me protestat kundër projektit të Pazarit të Ri. U përpoqën të ngrenë tregëtarët kundër Bashkisë për të bllokuar rehabilitimin e një zone që ishte kthyer në një rrënojë, por sigurisht nuk i`a dolën. Dhe sot, në diçka më shumë se një vit, ai investim prej 5 milionë dollarësh në Pazarin e Ri ka gjeneruar mbi 20 milionë dollarë investime nga privatët dhe ka hapur 3000 vende të reja pune. Ndërkohë që ajo zonë sot është kthyer në një motor të zhvillimit ekonomik të kryeqytetit dhe një nga destinacionet kryesore turistike, që vizitohet çdo ditë nga qindra turistë.

Protestuan kundër “Sheshit Skënderbej”, të cilin e bllokuan pasi Luli me Saliun vodhën mandatin e Tiranës për ta kthyer në një panolinë të madhe në mes të kryeqytetit. Sot ai shesh që aq shumë e luftuan, jo vetëm që është kthyer në hapësirën më vitale e më të bukur të Tiranës, por sapo u shpall edhe fitues i Çmimit për “Hapësirën më të Mirë Publike në Europë për 2018” në Barcelonë.

Mund ta vazhdojmë me Bulevardin e Ri dhe Parkun e Lumit të Tiranës. Në 4 vitet e dini sa i realizoi punimet Luli? 2%. Në 3 vjet që pasuan Lulin punimet janë realizuar në masën 80% për bulevardin, ndërkohë që Parku i Lumit të Tiranës sot është krejtësisht i përfunduar, pavarësisht protestave të sponsorizuara nga PD.

Kanë sulmuar projektet e gjelbërimit, projektet e rehabilitimit të lagjeve, projektet e infrastrukturës, së shkollave, kopshteve, çerdheve. Kanë sulmuar gjithçka aq sa të duket nganjëherë sikur sa më shumë të protestojë PD-ja për një projekt, aq më i garantuar është suksesi i atij projekti. Sot po protestojnë kundër teatrit. Nëse i referohemi eksperiencës projekti i teatrit ka për të qenë një sukses i garantuar njësoj si çdo gjë tjetër që është bërë në Tiranë.

Për fat të mirë sot çdo qytetar mund të shohë e të dëgjojë vetë se çfarë është realisht ky projektligj dhe besoj se nuk ka njeri të arsyeshëm e që ka për zemër artin, kulturën, teatrin dhe zhvillimin e kryeqytetit, që pasi të ketë parë e dëgjuar se për çfarë bëhet fjalë, nuk do ta shohë miratimin e tij si një lajm të mirë për Tiranën dhe Shqipërinë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 05/07/2018 20:38

    Vokshi duket di burre pederast.

    Përgjigju
  • Hahaha: 05/07/2018 17:40

    O Qoqe.Vokshi eshteper eshte sumatrice.....Balla per salcice...

    Përgjigju
  • Qoqja: 05/07/2018 15:33

    Hap nje konkurs te vogel kush e gjen ka nje dreke te mire ke GJIRI I PASHALLAREVE TE DEMOKRACIS .pytja asht ;Kush nga kto dy burrat asht me i bukur .BALLA APO VOKSHI .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë