Debati për Zgjedhoren/ Aleati i bën thirrje Bashës: Jo më pakt me Ramën, do ishte fatale, në 2017 preve në besë Çadrën!

TIRANE-Përfaqësuesi i Partisë Republikane në Këshillin Politik Arjan Madhi i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se një marrëveshje tjetër Rama-Basha si në 2017 do të ishte fatale për opozitën shqiptare. Sipas tij, Basha me atë marrëveshje preu në besë demokratët dhe aleatët.

"Nuk e mendoj dhe nuk e dëshiroj që të ndodhë në mënyrë absolute. Nëse do të përsëritet historia e 17 majit, kjo do të ishte disfata më e madhe që do të pësonte opozita, sa i takon transparencës dhe mandatit që merr, mandatohet përfaqësuesi i opozitës për të shkuar në takim të tillë.

Nëse 17 maji ishte tërësisht i mbyllur, pa një projekt paraprak dhe pësoi një zhgënjim të madh opinioni që kishte mbështetur me një kundërshtim të fortë përmes çadrës të politikave zgjedhore të PS-së. Kjo u quajt pabesi, veprimi i nxitur dhe i pakonsultuar me bazën, nuk mund të përsëritet njëherë të dytë sepse kjo do të ishte disfata më e madhe që mund të shënonte PD-ja dhe opozita" tha ai.

Për arritjen e marrëveshjes, Madhi thotë se nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët do të jenë ndërkombëtarët që do të bëjnë goditjen e madhe për t'i bindur me cdo kusht. "Ditën kur goditja e ndërkombëtarëve do të jetë me e fuqishme do të arrihet konsensusi. Goditja e sotme ishte më e lehtë. Nëse nuk arrihet do të ketë një goditje më të fortë dhe më të madhe nga ndërkombëtarët. Rama ka ndjekur taktikën e kurthit, thotë hajde të bëjmë gjërat e vogla dhe në fund kur vjen te biometriku, ai thotë se 80% është bërë dhe tani thotë e bëj të njëanshme".

Për sistemin, ai thotë se danezi do të ishte ideal, por fajëson shumicën. "Nëse do të bënim një gjë të mirë duhet të fillonim nga sistemi, pasi nuk po funksionon. Duhet të kalojmë në lista të hapura. Modeli danez ka shumë tregues pozitiv, nëse do të arrihej do të ishte e shkëlqyer, shumica ka thënë se kjo afekton Kushtetutën. Po, hajde ta heqim.  Por ky është preteks, nëse ka dëshirë për 24 orë bëhet".

Debati më i madh në tryezën e këshillit politik që mban peng konsensusin lidhet me teknologjinë në zgjedhje dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Madhi thekson se Shqipëria nuk është gati për depolitizimin e plotë të administratës dhe për këtë arsye opozita ka propozuar një sistem miks, të cilin e shpjegoi, po ashtu edhe për teknologjinë.

"Procesi nuk besoj se do të zgjidhet sot, do të hajë ca ditë. Kur ka mosmarrëveshje, ndërhynë ndërkombëtarët. Ne kemi vendosur në themel garancinë për votën e lirë. Në dijeninë time identifikimi bëhet, në Brazil 170 mln shtetas votojnë brenda një dite, si me kartat bankare. Ne kemi kërkuar, qeveria të implementojnë biometrikun.

Nga pala tjetër kanë mendje të keqe, thonë mund të na dështojë. Kemi kërkuar numërimin elektronik, por duke qenë se është e vështirë kemi pranuar projektin pilot, jo në të gjithë vendin. Ne kemi propozuar një formulë, që përjashton administrimin politik të procesit. OSBE thotë se duhet rregulluar depolitizimi, por do u themi, nuk është standard i panjohur nga OSBE, i komisioneve politike.

Sot nuk mund të shkojmë drejt depolitizimit.Të bëhet një hap më para. Ne në komisionin qendror propozojmë që të përcaktohet jo nga partitë, por nga KQZ me short, të njerëzve që kanë aplikuar. Të zgjidhet zyrtari zgjedhor, që do të zbatojë detyrimet e ligjit që kur hapet qendra, hyn zgjedhësi, voton, do të dalë, etj. Thjesht procedurë. Zyrtari ka penalitete nëse rezulton se ka shkelur normat.

Ai është përgjegjësi kryesor për procedurat. Kemi propozuar, tre persona, komisionere mund ti quajmë, vëzhgues, si të doni, 3 nga shumica dhe 3 nga opozita, që do të vëzhgojnë procesin, si po i zbaton zyrtari zgjedhor. Nuk kanë të drejtë të marrin vendime, por të mbajnë shënime. Ai (zyrtari zgjedhor) e kontrollon, ne kemi të drejtë për ta ndjekur, pa vendimmarrje, por për ta apeluar.

Edhe grupet e numërimit, të jenë 2 zyrtarë që nuk kanë lidhje me partitë politike. Do të ketë 2 nga shumica dhe 2 nga opozita që e vrojtojnë procesin. Ata nuk do të ndërhyjnë, pasi janë zyrtarët e zgjedhur që e kontrollojnë. Por PS-ja kërkon që të zgjedhë zyrtarë nga shërbimi civil, kjo është humor shumë i madh në kushtet e mungesës së besimit" tha ai.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman