Debati presidencial në SHBA/ Pesë momente kyçe të 'ndeshjes' Trump-Biden

Debati presidencial në SHBA/ Pesë momente kyçe të 'ndeshjes' Trump-Biden

Debati i parë presidencial për zgjedhjet elektorale të 2020, shënoi një fillim të fortë për garën presidenciale.  Presidenti Trump dhe kandidati demokrat Joe Biden, sulmuan njëri-tjetrin me terma dhe akuza personale.

Këtu paraqesim 5 temat bazë mbi të cilat u diskutua orët e para të mëngjesit.

1. Biden dhe Trump përplasen  në lidhje me personin që kontrollon Partinë Demokratike

Gjatë pjesës së parë të debatit për vendin e lirë në Gjykatës Supreme, diskutimi ndryshoi menjëherë kah dhe u fokusua në kujdesin shëndetësor. Trump akuzoi se për të siguruar mbështetjen e Bernie Sanders dhe të grupit të tij, ai do të detyrohet të mbështesë programin  “Medicare for all”. Biden u përgjigj se "Unë jam Partia Demokratike. Platforma e Partisë Demokratike është ajo që unë e kam aprovuar më parë. "

Kjo përbënte edhe një nga deklaratat më të forta të Biden deri tani duke u distancuar nga e majta ekstreme e partisë. Trump insistoi në akuzat e tij në këtë pikë gjatë gjithë debatit.

2.  Moderatori Wallace, i gjendur në pozitë të vështirë u detyruar tu rikujtonte kandidatëve se kush ishte moderatori. 

Gjatë tranzicionit mes pjesës së parë dhe asaj të dytë, Trump i ndërhyri disa herë prezantuesit duke e shkëputur atë dhe mos e lënë të bëjë pyetjen e tij.. prezantuesi ngriti zërin dhe në fund u shpreh: unë jam moderatori i këtij debati” dhe bëri pyetjen e tij.

Trump dhe Biden diskutuan vazhdimisht me njëri-tjetrin duke  bërë që Wallace në një moment të thotë  "Zotërinj, a e kuptoni që po flisni të dy në të njëjtën kohë?"

Vetëm disa minuta më vonë Trump po jepte përgjigjen e tij  gjatë dy-minutëshit të pandërprerë dhe Biden u përpoq  të ndërhynte dhe Wallace u përgjigj duke i kujtuar Biden se koha ishte e Trump. Ëallace  gjatë gjithë debatit kishte nevojë të qortojë të dy kandidatët në mënyrë të përsëritur.

3.  "Sapo humbi të majtën"

Ndërkohë që Biden po diskutonte planin e tij të kujdesit shëndetësor, duke theksuar se demokratët e kanë sulmuar atë në garat primare për faktin se ai nuk do të shfuqizonte sigurimin shëndetësor privat siç  kishin propozuar disa nga kandidatët. Trump e  ndërpreu dhe akuzoi Biden se  ai në fakt kishte rënë dakord të shfuqizonte kujdesin shëndetësor privat dhe të vendoste Kujdes shëndetsor falas  për të gjithë, gjë që të cilën Biden nuk e ka bërë.

Biden paralajmëroi Trump se ishte duke u ngatërruar me "djalin e gabuar, natën e gabuar në kohën e gabuar".

Pas përgjigjes  ku Biden refuzoi haptazi Medicare for all Trump u shpreh se "Ai thjesht humbi të majtën, ti thjesht humbi të majtën".

sa i përket diskutimit për Ngrohjen Globale, Biden tha  se " The Green Neë Deal “ nuk është plani i tij " dhe se ai mbështet "planin e Biden", i cili është i ndryshëm nga planet e tjera të Green Deal të diskutuara nga kandidatët e tjerë presidencialë Demokratë.

4. Biden i drejtoi qëllimisht votuesit drejt diskutimit të Koronavirus

Një nga momentet më efektive të diskutimit të Biden ishte kur tema qendrore ishte Covid-19, kur ai zgjodhi tu drejtohej votuesve në shtëpi duke renditur të gjitha arsyet se përse ai është personi i duhur për të menaxhuar krizën. Ai madje përmendi edhe regjistrimin në të cilin shfaqej Trump duke thënë se ai kishte nënvlerësuar situatën e shkaktuar nga Covid-19 sepse nuk donte të shkaktonte panik dhe sipas tij ai u tha amerikanëve të mos panikoseshin por në fakt u panikos vetë. Ndërkohë që Trump në mbrojtje paralajmëroi të gjithë se Biden do që vendi të futet në izolim të plotë dhe që do ta shkatërrojë vendin totalisht.

5. Përplasje për maskat dhe masat izoluese 

Sërish i fokusuar në lidhje me krizën e shkaktuar nga Covid-19 Wallace pyeti Trump pse ai vazhdon të mbajë tubime të mëdha pa respektuar distancimin shoqëror dhe përdorimin e rrallë të maskave në shkelje të qartë të udhëzimeve nga administrata e tij. Trump mbrojti veten duke theksuar se  tubimet e mëdha mbahen jashtë dhe theksoi se populli  do të dëgjojnë atë që ai ka për të thënë".

Biden u përgjigj duke thënë se ai nuk është  i shqetësuar për votuesit dhe e kritikoi atë për tubimet e  tij.

"Mirë, ai është një budalla" u shpreh Biden për presidentin, duke ngulur këmbë në mosrespektimin e masave.

Trump u përgjigj duke ritheksuar se Biden do të rikthente izolimet, duke shkaktuar rritje të nurmit të të papunëve dhe thellim të krizës ekonomike.

Në fund Biden kishte një mesazh dhe kërkesë për Trump

"Ai duhet të fillojë punën dhe të kujdeset për nevojat e popullit amerikan.”


Lajmi kryesor:

Debati i parë presidencial mes Trump dhe Biden! Tone të larta dhe ofendime personale (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë