Dëbimi i ambasadorit, Irani ka gati notën e protestës: S'keni ambasadë që të largonim të dërguarin shqiptar

Dëbimi i ambasadorit, Irani ka gati notën e protestës: S'keni ambasadë që të largonim të dërguarin shqiptar

Bahram Qassemi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme

Pak ditë pas dëbimit të ambasadorit iranian nga Shqipëria për cenim të sigurisë kombëtare, Irani ka gati notën e protestës. I pyetur nga korrespondenti i IRNA-së, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Qassemi tha se Irani nuk ka kthyer të njëjtën përgjigje duke dëbuar ambasadorin pasi Shqipëria nuk ka ambasadë në Iran.

"Ne ia dorëzuam Shqipërisë protestën tonë, por vendi nuk ka asnjë ambasadë apo zyrë diplomatike në Iran, kështu që nuk mund të thërrisnim ambasadorin apo përfaqësuesin e tyre për të protestuar apo dëbuar me atë”-tha Qassemi.

Qassemi tha se sjellja e Shqipërisë ishte  e papranueshme, dhe se vendi ra pre e skenarëve të SHBA. "Sjellja e papranueshme. Ky veprim është vazhdimi i skenarëve të mëparshëm të SHBA, për të sabotuar Europën dhe marrëdhëniet e Iranit në epokën aktuale kritike."

Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, në 19 dhjetor, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga SHBA. Vetë presidenti Trump u shpreh se vendosmëria e treguar nga Rama është shembull i përpjekjeve të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda (Lexo këtu). 

I pari që reagoi pas vendimit të Shqipërisë ishte John Bolton, këshilltari për sigurinë i presidentit amerikan Donald Trump. Ndërsa deklaratë e fortë ishte ajo e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo i cili duke përgëzuar vendimin e kryeministrit Edi Rama (Lexo këtu). Kjo ishte hera e dytë që Shqipëria merr një vendim kaq të rëndësishëm për nga interesi i politikës së jashtme. Disa muaj më parë Tirana zyrtare dëboi dy diplomatë rusë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hamilton flet sërish për kalimin te Ferrari, britaniku: E di se çfarë është e duhura për mua

Hamilton flet sërish për kalimin te Ferrari, britaniku: E di se çfarë është e duhura për mua