Dëbimi i diplomatëve, SHBA: Përgëzojmë Shqipërinë, Irani vijon të përdorë ambasadat për sulme terroriste

Dëbimi i diplomatëve, SHBA: Përgëzojmë Shqipërinë, Irani vijon të përdorë ambasadat për sulme terroriste

Seyyed Ahmad Hosseini Elast, një nga dy diplomatët e dëbuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy diplomatët iranianë, Mohamed Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini. Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit në një postim në Twitter shprehet se regjimi i Iranit vijon që të përdorë selitë diplomatike (ambasadat) si mbulesë për të kryer terroriste si dhe të kërcënojë opozitarët e MEK, muxhahedinët.

"Ne përgëzojnë vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët e ashtuquajtur të Iranit. Regjimi iranian vazhdon të përdorë selitë diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe të kërcënojë dhe spiunojë iranianët që jetojnë jashtë" thotë zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus.

Postimi i zëdhënëses së DASH-it

Shqipëria dëboi dje dy diplomatë iranianë në ambasadën në vendin tonë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm. Sipas ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, diplomatët kanë vepruar "në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike". Dy diplomatët e dëbuar janë Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri.

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Po ashtu u dëbua dhe u shpall "non grata" edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane, Mostafa Roudaki. Ish-ambasadori akuzohej edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë, si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria agjenturore e Iranit në Shqipëri. Në Shqipëri janë strehuar mbi 3 mijë muxhahedinë iranianë (opozita), që janë shpallur terroristë nga regjimi i Teheranit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë