Dëbora e dendur zbret ujqërit e uritur në Dibër, ‘kërdi’ tek bagëtitë e zonës, përballen me qentë (FOTO)

Dëbora e dendur zbret ujqërit e uritur në Dibër, ‘kërdi’ tek bagëtitë e zonës, përballen me qentë (FOTO)

Ujku qe eshte perleshur me qente ne Diber

Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë zbritur ujqërit e uritur në Dibër.

Një grup ujqërish kanë zbritur në fshatrat përreth Dibrës dhe kanë sulmuar bagëtitë.

Ujqërit kanë mbytur disa bagëti, dhe kanë ngjallur frikë tek banorët e zonës.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar qentë e staneve që kanë mbytur një nga ujqërit në  përleshje e sipër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lupo: 07/01/2019 15:15

    Ne ditet e sotme po ha njeriu-njeriun jo më ujqerit e shkrete.te gjithe duan te jetojne.

    Përgjigju
  • Fredi: 07/01/2019 10:32

    Edhe ujku krijesë e Natyrës është dhe do edhe ai të mbijetojë. Nuk u bë qameti se do hanë disa dele në vit muajt e ftohtë të dimrit. Bagëtia shtohet gjithnjë dhe shpesh por ujku shumë pak sepse kështu Natyra i ka balancuar gjërat. Banorët të jenë të duruar dhe ndonjëherë të hapin dhe ndonjë libër që të mos mbeten primitivë neandërtalë e ti heqin frikërat.. Ujku dhe bagëtia egzistojnë pranë njëri-tjetrit shumë e shumë më përpara se njeriu të dukej në Tokë.

    Përgjigju
    • Agim: 07/01/2019 11:58

      Sapo lexova titullin, isha kureshtar te lexoja ndonje TIP qe patjeter do komentonte mbrojtjen e species qe perfaqeson. Pra dhe kur qeni vret ne dyluftim ujkun, çobani nuk ka treguar tolerance.... mendje o mendje...

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona