Debutimi në stadiumin e ri, Hysaj: Ishalla me fitore, Deschamps: Vijmë për të siguruar vendin e parë

Debutimi në stadiumin e ri, Hysaj: Ishalla me fitore, Deschamps: Vijmë për të siguruar vendin e parë

Kapiteni i Shqipërisë Elseid Hysaj dhe trajneri i Francës, Didier Deschamps

Një ditë para ndeshjes inaguruese në ''Air Albania Stadium'', trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve shqiptare dhe franceze kanë mbajtur konferencat e para zyrtare për shtyp.I pari ka qenë kapiteni i Shqipërisë, Hysaj i cili nuk mund të qëndronte pa komentuar dhe debutimin në këtë stadium përballë kampionëve të Francës duke theksuar se: 

"Ky stadium është një ëndërr, është projektuar për lojtarë të mëdhenj. Nesër madje do të na ndihmojnë shumë edhe tifozët tanë. Kënaqësi që nesër do të na ndjekë nga afër edhe një legjendë e futbollit italian si Francesco Totti. Shpresojmë ta inagurojmë me fitore ndaj Francës. Miqtë kanë lojtarë kampionë dhe nuk falin fitoren as trepikëshin. Por ne kemi treguar se kemi një skuadër të fortë. Edhe Moldavia luajti mirë ndaj Francës para disa ditësh dhe shfrytëzoi rastet e saj. Me trajneri Edy Reja kemi krijuar lojën tonë dhe po bëjmë mirë me të deri tani. Zhgënjimin ndaj Andorrës e kemi lënë mbrapa dhe tani mendojmë vetëm për Francën. Lojtarët e Shqipërisë vazhdojnë të luajnë me zemër dhe kam një këshillë, nëse nesër do të luajmë të qetë do të bëjmë diçka të bukur, thjesht nuk duhet të nxitohemi por të luajmë qetë.’’

Ndërkohë tekniku italian Reja ka premtuar se në të ardhmen do të ketë rezultate më të mira. Ai është shprehur se do të donte të kishte marrë drejtimin e kombëtares shqiptare më parë, për të njohur më mirë ekipin dhe për të arritur rezultatet pozitive që në këto eleminatore. 

Nga kampi francez, Deschamps shpreson të marrë tre pikët të cilat e kualifikojnë direkt për në Euro 2020 dhe pse e di se do të ketë një ekip të motivuar si Shqipëria e cila debuton në stadiumin e ri kombëtar. Ai shprehet se "Do luajmë ndaj një ekipi të motivuar nesër pasi Shqipëria do manifestojë vlerat e traditat e saj sportive në një stadium të ri. Ata kanë lojtarë cilësorë por ne vijmë për të siguruar tre pikët dhe fitoren e cila na jep vendin e parë."

Shqipëria pret nesër në ''Air Albania Stadium'' kampionët në fuqi të botës, Francën në ndeshjen e fundit në grupe të vlefshme për EURO 2020. ''Gjelat'' vijnë në Tiranë për të siguruar vendin e parë pasi kërcënohen nga Turqia e vendit të dytë e cila ka një fitore thuajse të sigurt në Andorrë. Por për kuqezinjtë ajo çfarë ka më shumë rëndësi është stadiumi i ri i cili do të inagurohet me një ceremoni të veçantë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
Shqipëria përgatitet kundër Francës, kuqezinjtë stërviten në 'shtëpinë e re'

Shqipëria ka kryer stërvitjen e parë të saj në ''Air Albania Stadium'' apo shtëpinë e re të saj. Kuqezinjtë ia lanë Francës ta shkelë e para tapetin dhe nën ndriçimin LED të stadiumit ka kryer një seancë stërvitore.

Shqipëria do të tentojë nesër të inaugorojë me sukses stadiumin e ri me një fitore dhe pse edhe një barazim ndaj kampionëve të botës mund të konsiderohet pozitiv. Kurse Franca e ka të qartë synimin e saj, tre pikë. 

Ora 18:24
‘’Yjet’’ e Francës zbarkojnë në fushën e stadiumit të ri të Shqipërisë

 

Futbollistët e Francës kanë shkelur për herë të parë fushën e gjelbër të ‘’Air Albania Stadium’’. Futbollistë të famshëm botërorë si Varane, Kimbempe, Zouma, Digne, Tolisso, Kante, Griezmann, Lemar, Mbappe, Giroud, Coman apo Fekir.

Shqiptarja.com siguron pamjet e hyrjes për herë të parë të lojtarëve francezë pikërisht në stadiumin i cili nesër do të inaugurohet me përballjen e Shqipërisë ndaj kampionëve në fuqi të Francës. Nesër shqiptarët e pranishëm në stadium do të kenë shansin të shohin nga afër yjet francezë të cilët prej vitesh i kanë parë nga ekranet e televizorëve.

Ora 18:12
Një ditë para ndeshjes Shqipëri- Francë, Igli Tare viziton shtëpinë e re të kombëtares

1573925575_1573925566shako001.jpg

Drejtori sportiv i Lacios dhe ish- lojtari i kombëtares shqiptare Igli Tare nuk i ka rezistuar tundimit të ''Air Albania Stadium''. Edhe ai ka vizituar sot stadiumin siç shihet dhe nga fotoja e siguruar nga Shqiptarja.com. 

Ai nuk ka shkelur tapetin e gjelbër të stadiumit por ka qendruar pikërisht në tribunën '"VIP'' aty ku është mësuar të jetë shpesh jo vetëm tek ish- stadiumi Qemal Stafa por edhe në Stadio Olimpico i Romës.

Ora 17:40
Përballja ndaj Shqipërisë/ Varane: Do bëjmë lojë dinamike, jemi vetëm për tre pikë

1573928469_WhatsAppImage20191116at19.10.00.jpeg

Mbrojtësi i kombëtares franceze, Raphael Varane ka qenë lojtari i cili ka dalë në një konferencë për mediat në ''Air Albania Stadium''. Futbollisti i Real Madrid është shprehur se ndaj Shqipërisë do të luajnë një lojë dinamike, jo si ndaj Moldavisë kur në pjesën e parë ishin statikë. Ai është shprehur se Franca vjen në Tiranë vetëm për trepikë në mënyrë që të mbyllë eleminatoret me sukses në krye të grupit. 

“Kemi ardhur në Shqipëri me objektivin që të fitojmë. Ne jemi Kampionët e Botës dhe duam tre pikët e plota, për ta mbyllur këtë grup si kryesues”, është shprehur Raphael Varane. 

Ora 17:39
Frikë nga Shqipëria? Deschamps: Luajmë ndaj një ekipi të motivuar, luftojmë për vendin e parë

1573928498_WhatsAppImage20191116at19.09.59.jpeg

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka theksuar në konferencën për shtyp se ekipi i tij vjen në Shqipëri për të siguruar vendin e parë edhe pse do të përballet me skuadër të motivuar e cila debuton në një stadium të ri. 

''Shqipëria luan në shtëpinë e saj në një ndeshje hapëse inauguruese. Ata do të manifestojnë për traditat dhe vlerat sportive të tyre. Keni lojtarë të mirë të një cilësie të lartë pasi kanë luajtur edhe në kampionate apo skuadra të forta. Madje Franca është mposhtur njëherë në nga Shqipëria në Elbasan Arena me rezultatin 1-0.

Shorti është short nuk mund të pretendoja një grup më të lehtë apo më të vështirë. Por gjithsesi ne duhet të punojmë që t’i mundim të tjerët. Ne vijmë me synimin për të mbajtur vendin e parë në grup.

Të gjithe lojtarët duan te luajnë nesër, por e rëndësishme është te luajnë ata që janë më në formë. Ndryshimet mund të ndodhin edhe pse kam pak kohë për të reflektuar por lojtarët që janë në fushë duhet të jenë në formë.Nuk mund të kemi një revansh për ndeshjen ndaj Moldavisë. Pjesa e parë ndaj tyre ishte e vështirë. Do luajmë ndaj një ekipi të motivuar nesër. Them se ekipi im do të bëjë një performancë të mirë."

Ora 16:30
Reja premton: Do të kemi rezultate më të mira, do doja të isha më parë trajner i Shqipërisë

 

Trajneri Edy Reja është shprehur gjatë konferencës së parë zyrtare në stadiumin e ri ''Air Albania Stadium'' se do të donte të kishte marrë më parë drejtimin e Shqipërisë. Italiani është shprehur se nëse do të kishte qenë më parë trajner i kuqezinjve ai do të kishte bërë më mirë dhe se Shqipëria do të arrinte rezultate më të mira. Por ai bën dhe një premtim për Shqipërinë, se në të ardhmen rezultate më pozitive kanë për të ardhur për kombëtaren. Për barazimin ndaj Andorrës ai është shprehur se kombëtarja shqiptare nuk ishte gati psikologjikisht por ai tashmë e ka lënë pas dhe mendon vetëm për sfidën e nesërme ndaj Francës. 

"Nuk mendoj se taktika është më e rëndësishmja, Protagonistët vendosin fatet e ndeshjes. Për shembull Roshi është lojtar krahu dhe luan në krah. Dhe në këtë mënyrë ne mund të përballemi me çdo kundërshtar. Unë kam punuar me shumë ekipe në Itali por kombëtaret janë ndryshe. Takimet janë më të rralla, ke kohë të rikuperosh apo të bësh zgjedhjet e tua. Fola me Deschamps dhe më tha se ishte më i kënaqur me kombëtaren sesa tek Juventus.Mungesa kemi, është e vërtetë. Na mungojnë Cikalleshi, Abrashi dhe Xhaka. Por ky kontigjen lojtarësh na bën që të kemi lojtarë të të njëjtit nivel që na mundëson të zëvendësojmë çdo të dëmtuar. Ata që do zbresin nesër në fushë do jenë lojtarë të cilët mund të përballojnë 90- minutat. Kemi bërë strategjinë dhe planin tonë, shpresoj të aplikohet ajo çfarë kemi përgatitur në aplikuar në stërvitje. Ne hyjmë në fushën e lojës për të fituar dhe për të marrë maksimumin. Ndaj Andorrës gabuam dhe mendoj se ishte më shumë psikologjike pasi nuk ishim gati. Përveçse humbëm shumë raste dhe përsuam dy gola të evitueshëm. Është e vërtetë që Andorra nuk shënonte prej 2 vitesh në transfertë por duhet ta lëmë pas atë barazim. Tani mendojmë për Francën dhe shpresoj të jemi gati psikologjikisht të shfrytëzojmë rastet tona."

Edy Reja mori drejtimin e Shqipërisë në prill të këtij viti pas shkarkimit të bashkëkombasit të tij, Christian Panucci. Në 6 muaj italiani ka marrë vlerësime si trajner edhe pse me barazimin ndaj Andorrës dhe dy golat e pësuar ndaj tyre u përfol se pozicioni i tij ishte lëkundur. Por me të gjitha gjasat 74- vjeçari do të jetë trajner i Shqipërisë dhe kualifikueset e Kupër së Botës Katar 2022. 

Ora 16:00
Debutimi në stadiumin e ri, Hysaj: Është për lojtarë të mëdhenj, ishalla me fitore

1573928421_WhatsAppImage20191116at18.57.452.jpeg

Kapiteni Elseid Hysaj dhe trajneri Eduardo Reja kanë dalë në konferencën e parë për shtyp në shtëpinë e re të kombëtare shqiptare "Air Albania Stadium''. Sigurisht Hysaj nuk mund të qëndronte pa komentuar dhe debutimin në këtë stadium përballë kampionëve të Francës duke theksuar se: 

"Ky stadium është një ëndërr, është projektuar për lojtarë të mëdhenj. Nesër madje do të na ndihmojnë shumë edhe tifozët tanë. Kënaqësi që nesër do të na ndjekë nga afër edhe një legjendë e futbollit italian si Francesco Totti. Shpresojmë ta inagurojmë me fitore ndaj Francës. Miqtë kanë lojtarë kampionë dhe nuk falin fitoren as trepikëshin. Por ne kemi treguar se kemi një skuadër të fortë. Edhe Moldavia luajti mirë ndaj Francës para disa ditësh dhe shfrytëzoi rastet e saj. Me trajneri Edy Reja kemi krijuar lojën tonë dhe po bëjmë mirë me të deri tani. Zhgënjimin ndaj Andorrës e kemi lënë mbrapa dhe tani mendojmë vetëm për Francën. Lojtarët e Shqipërisë vazhdojnë të luajnë me zemër dhe kam një këshillë, nëse nesër do të luajmë të qetë do të bëjmë diçka të bukur, thjesht nuk duhet të nxitohemi por të luajmë qetë.’’

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA refugjat sot usa citizen: 17/11/2019 13:13

    Ekipi duhet te luftoje me temp anti RRACIZEM qe francezet ushqejne kunder shqipetareve pak rendesi ka REZULTATI ngaterrimi I hymnit kundershtimi I fuqishem Per hapjen e negociatave PERZENJA E QINDRA SHQIPETAREVE HALLEXHINJVE NGA FRANCA VETEM PER KETE KOMBETARJA JONE DUHET TU THYEJ HUNDET MAKRONISTEVE

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 17/11/2019 11:14

    Thoni qe do bejme te pamunduren per nje rezultat pozitiv. E keni mundur Francen ne miqesore dhe mundesi neser prap.Mos harroni ato tifoza kane paguar nje bilete me cmim te kripur per tju ndejtur afer

    Përgjigju
  • turi: 17/11/2019 00:49

    LERI ishallate po shtrengo b*then o hysaj..///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët