'Defekt kriminal i shoqërisë sonë', sociologu: Izolimi rriti dhunën në familje (VIDEO)

Kishte shpresuar që karantina do të forconte më tepër marrëdhëniet njerëzore, por sociologu Gëzim Tushe shprehet se në fakt vetëizolimi ka bërë që të rriten rastet e dhunës në familje. Ai konsideron një defekt kriminal në shoqërinë tonë këtë gjë dhe thotë se në kohën kur kërcënohemi nga një rrezik i përbashkët sic është koronavirus nuk duhet të ndërtojmë marrëdhëniet familjare mbi dhunën.

“Kisha shpresë që bashkimi i njerëzve brenda familjes, do sillte relacione më te mira brenda familjes. Në fakt nuk kam bere sondazhe, por kam ndjekur studimet qe kane evidentuar se ka patur kouta te shtuara te rasteve te dhunes ne familja. Ky është një defekt I rëndësishëm i shoqërisë sonë patriarkale që shkarkon dhunën te gratë dhe fëmijët. Edhe kur jemi të kërcënuar nga një rrezik i përbashkët, është e papranueshme që huna të jetë element që ndërton marrëdhëniet shoqërore. Kur hapësirat ngushtohen, tensionet rriten, është e vërtetë. Në këtë pikëpamje duhet një humanizëm I madh që të ndërtosh marrëdhëniet me njerëzit e familjes, kur jetoni në shtëpi. Ky defekt nuk është kulturor, por kriminal. Ata njerëz që përdorin dhunën mbi gratë është defekt krimina, nuk është defekt kulturor." shprehet sociologu. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
Sociologu Tushe: Një pjesë e njerëzve e lidhin koronavirusin me një fund 'imagjinar' të botës! Është koha të rigjejmë ekuilibrat (VIDEO)

Në një lidhje skype me gazetaren Suada Daci, sociologu Gëzim Tushe ka folur për pasojat sociologjike që izolimi ka lënë te njerëzit.

Ai shprehet se një pjesë e vogël e njerëzve e kanë parë sëmundjen e koronavirus si një fund imagjinar të botës dhe për këtë kategori thotë se është mirë që të flitet, ndërkohë që pjesa më e madhe e njerëzve sipas tij kanë shfaqur frikë, pasiguri dhe ankth.

“Më vjen mirë që vetëm një pjesë e vogël e kanë lidhur këtë sëmundje me një fund imagjinar të botës. Pjesa tjeër ka shqetësime për shkak të frikërave, pasigurive, ankthit. Është e domosdoshme të rigjejmë ekuilibrat e rinj. Janë dy komponentë që e sigurojnë këtë. E para është raporti me veten, pastaj janë faktorët e jashtëm sic është Covid-19. Njeriu duhet të dijë të administrojë veten. Rrethanat janë të tilla që kërkojnë një ridimensionim të koncepteve që kemi me të sotmen dhe të nesërmen.” shprehet sociologu.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali