Deformimet e kockave
të kokës tek bebet

Deformimet e kockave<br />të kokës tek bebet
TIRANE - Shpesh herë është e zakonshme që një i porsalindur të ketë një formë të kokës jo të zakonshme. Kjo mund të shkaktohet nga pozicioni që merr bebi në barkun e nënës para lindjes ose koka e bebit mund të marrë një forme jo të zakonshme gjatë aktit të lindjes.

Rimodelimi i okës gjatë lindjes ndodh kur nga presioni në kanalin e lindjes kockat e kafkës së kokës futen tek njëra tjera në mënyrë që koka e bebit të lëvizë më mirë në rrugët e lindjes.

Koka e bebit do të marrë një formë më normale aty nga java e 6 pas lindjes. Në këtë moshë bebi duhet të jetë në gjendje edhe të lëvizë kokën nga njëra anë tek tjetra.
Megjithatë në disa raste, gjatë javës së 6 apo 8 pas lindjes një bebe mund të mos ketë formë koke të rrumbullakët por të ketë një pjesë të shtypur në pjesen e pasme të kokës apo anash saj. Kjo forme koke jo e zakonshme quhet në gjuhën mjekësore plagiocephaly.

Plagiocephaly nuk ndikon mbi rritjen dhe zhvillimin e trurit të fëmijës suaj por mund të shkaktojë deformime në fytyrën dhe kokën e fëmijës suaj.
 
SHKAQET E PLAGIOCEFALISË

•Kockat e kokës së një të porsalinduri janë të holla dhe të përkulshme, kështu që kafka mund të ndryshojë formë me lehtësi nëse ka një presion të vazhdueshëm në një pjesë të saj për një kohë të gjatë.

•Sheshimi i pjesës së mbrapme të kokës ose të pjesës anash ndodh kur fëmija shtrihet me kokën gjithnjë në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë. (psh i shtrirë në shpinë me kokën që sheh gjithnjë nga sipër ose gjithnjë të kthyer nga e njëjta anë) Presioni i ushtruar nga pesha e kokës së fëmijës do të shkaktojë deformimin.

•Ndonjëherë një nga muskujt e qafës së bebit është shumë i fortë dhe e detyron kokën e bebit të kthehet gjithmonë nga e njëjta anë,“torticollis congenital'.
 
SI DUKET?
Tek bebet me formë koke normale pjesa e mbrapme e kokës është rrumbullake, veshët janë simetrikë dhe fytyra duket njësoj në secilën anë. Kur koka deformohet do të ketë një sipërfaqe të sheshtë në njërën anë në pjesën e mbrapme të kokës, njeri vesh në pamjen përpara do të duket përpara tjetrit dhe e njëjta gjë dhe për fytyrën.
 
Ky deformin bën që bebi edhe kur mbahet në krahë ta ketë të vështirë të kthejë kokën nga ana a kundërt e deformimit. Ju do të vini re se bebi e mban kokën gjithë kohës në të njëjtën anë.
 
Një numër shumë i madh bebesh mund të kenë një pjesë të vogël të kafkës të sheshtë, mos u trembni, kjo është e zakonshme dhe nuk përbën plagiocefali nëse pjesa tjetër e kokës nuk ka deformime.
 
PARANDALIMI

▪Me pak kujdes nga ana e nënës apo personit që kujdeset për bebin këto deformime mund të parandalohen lehtë.
▪Koka e bebit duhet të mbahet në pozicione të ndryshme kur bebi është në gjumë ose zgjuar sidomos 6 javët e para të jetës.

Gjatë gjumit:
▪Bebet duhet gjithnjë të vihen të flenë në kurrizin e tyre ose anash dhe asnjëherë përmbys. Kjo ul ndjeshëm vdekjet nga sindromi i vdjekjes së papritur të bebeve(SIDS)
▪Vendosni kokën e bebit anash në të djathtë për një pjesë të kohës së gjumit dhe anash në të majtë për pjesën tjetër.
▪Vendoseni beben herë nga njëra anë e herë nga ana tjetër e krevatit të tij ose lëvizeni krevatin në pozicione të ndryshme nëpër dhome. Kjo do të bëjë që bebja të shikojë objekte të ndryshme duke e stimuluar të lëvizë kokën në drejtime të ndryshme.

Koha e lojës:
▪Mund ta vendosni beben tuaj përmbys për një farë kohe kur ajo është zgjuar gjithnjë duke qenë ju pranë.
▪Mund të filloni ta lini përmbys që në javët e para pas lindjes. Ne fillim bebi mund të mos jetë shumë komod në këtë pozicion por ndërsa rritet dhe i forcohen muskujt do ta pranojë këtë pozicion me më shumë kënaqësi. Kjo është e mirë edhe për zhvillimin e muskujve.
▪Kur është shtrirë në kurriz lëvizjani lodrat që bebi pëlqen nga njëra anë tek tjetra në mënyrë që të kthejë kokën.
Mbajeni në krahë:
▪Kur ju e mbani bebin në krahë drejt, kjo gjithashtu ndihmon në uljen e presionit që ushtron koka mbi kockat duke parandaluar deformimet.

*Mjeke pediatre te QKMZHRF

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit!

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit!