Dega Fibank Durrës tërësisht e re për një eksperiencë të shkëlqyer të klientit

Dega Fibank Durrës tërësisht e re për një eksperiencë të shkëlqyer të klientit

Në një lëvizje strategjike për të rritur cilesinë e shërbimit ndaj klientëve, Fibank Albania ka nisur një udhëtim emocionues të rinovimit të degës së saj në qytetin bregdetar të Durrësit. Pozicioni i saj i përshtatshëm pranë qendrës së qytetit e bën atë të arritshme për një klientelë të larmishme. Me kalimin e viteve kjo degë ka qenë pjese e transaksioneve financiare të rëndësishme, e miratimit te huave si per kliente biznesi edhe per individe, e po ashtu dhe konsultimeve për investime.

"Dega e Durrësit është shumë e rëndësishme për Fibank Albania, dhe ne jemi këtu prej gati 20 vitesh me një lidhje të fortë me klientët tanë të vjetër e besnike, si dhe duke tërhequr klientë të rinj përmes ofertave dhe shërbimeve tona speciale." - pohon Drejtoresha Ekzekutive znj. Elma Lloja.  – Fibank po rritet vazhdimisht nëpërmjet përparimit të qëndrueshëm në të gjitha aspektet e saj të zhvillimit. Ambienti i degës sonë në Durrës i jep përparësi komoditetit të klientit. Që nga tavolinat e shërbimit të dedikuara e deri te dhomat e konsultimit privat, çdo detaj është i orientuar drejt përmirësimit të përvojës bankare.

Fibank Albania ka qenë në rritje të vazhdueshme dhe qëndrueshme që nga krijimi, duke zgjeruar aktivitetin e saj vit pas viti. Në 5 vitet e fundit banka është dyfishuar në të gjithë treguesit kryesorë financiarë, totali i aktiveve, portofoli i kredive, depozitat dhe të ardhurat operacionale.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe banka zgjeroi rrjetin e degëve të saj duke qenë tashmë prezentë në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë, duke sjellë dhe rritjen eksponenciale të numrit të punonjësve të saj. Kjo arritje e jashtëzakonshme jo vetëm që ka vendosur një pikë referimi të re për bankën vetë, por gjithashtu është me ndikim në sektorin bankar shqiptar, duke sinjalizuar një rritje të fuqishme dhe suksesi të pashembullt.

Fibank po investon në  teknologji, bankomatet të një cilësie të lartë, bankingun digjital dhe ekranet interaktive që japin informacion në kohë reale. Gjatë veprimtarisë së inagurimit, klientët eksploruan hapësirën e rinovuar, takuan ekipin dhe mësuan për shërbimet më të fundit.  

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

15 gola në Kategorinë e Parë, kush është sulmuesi që nxit garën mes Skënderbeut dhe Partizanit

15 gola në Kategorinë e Parë, kush është sulmuesi që nxit garën mes Skënderbeut dhe Partizanit