'Dëgjoni mjekun...'/ Rama zbërthen mashtrimin e Bashës dhe i nxjerr të ‘palarat’: Zgjohu miku im se s’ka lezet kjo farë derexheje

TIRANË- Kryeministri Rama ka publikuar një video në përgjigje të kryetari të opozitës Lulzim Basha i cili ditën e djeshme në një deklaratë për mediat ngriti zërin dhe drejtoi gishtin drejt Zija Hysa i cili thoshte se në Durrës ka mungesë tamponësh. 

Në videon e tij Rama ka publikuar dokumente që tregojnë se Hysa nuk ka arsimin e duhur për të qenë mjek, por është një ndihmës epidemiolog që ka bërë një kurs 1 vjeçar për infermier. 

Kush është Zija Hysa në të vërtetë? Fillimisht Zija Hysa është ndihmës/epidemiolog në Kujdesin Parësor të Durrësit ku edhe punon dhe jo mjek. Siç shihet edhe nga diploma, Hysaj duket se nuk ka qenë një nxënës dhe aq i mirë. Më tej po të shihni Dëshminë e Kualifikimit, Hysa ka kryer thjesht një kurs 1-vjeçar për infermieri në vitin 1988. Lejen për ushtrimin e profesionit si infermier, mjeku (sipas Bashës) e ka marrë më në fund pas 27 vitesh në vitin 2015, leje e cila edhe ajo i ka mbaruar më 14 Maj të këtij viti. Nuk dihet nëse ai e ka rinovuar sërish lejen por ajo që dihet është që tashmë Zija Hysa është licensuar nga Lulzim Basha si mjek në shërbim të trenit të vjetër të shpifjeve shurdhuese. 

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama thekson se PD nuk duhet të tallet me qytetarët duke i dizinformuar ato.

"PD të mos shikojë gishtin kur gishti tregon hënën dhe hiq dorë nga reagimet me sharje e me akuza, sepse s'ia kam unë fajin atij infermierit që Lulëzimi e prezanton si mjek dhe si ekspert kombëtar të pandemisë, duke u tallur me popullin e duke dizinformuar dynjanë", shkruan Rama.

Zija Hysa dhe diploma e tij

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 30/10/2020 11:14

    Concurs kush genjen me mire. Po si e ka mbiemrin Hysa, Hysi, apo Alhysa?

    Përgjigju
  • LYL KARAGJOZI: 30/10/2020 11:08

    Jam shum kurjoz kush është ai Shqiptar që i beson kti IDJOTI me emrin lyl. Po ky njeri pa din e iman a ka një pik burrërie si ka mundësi që një medjokri si ky njeri që ka nxjer lyli ta quaj mjek ktë paçavure me ktë lloi dëftese gjith pesa. Po çfar i quan ti Shqiptarët o lyl Idjoti idjot si veten tënde. O çfar tmerresh po kalon Shqipria me kto lloi njerzish si lyl IDJOT KRIMINEL HAJDUT. ZOTI E NDIHFMOFT SHQIPRIN.

    Përgjigju
  • sula: 30/10/2020 11:07

    Po ku i gjen kto toca o Lul . Mos degjo debilat qe ke rritull por pyt me dhjetra doktor te mire qe ka PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë, 55 të burgosur lënë sot burgun e Drenovës, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

Korçë, 55 të burgosur lënë sot burgun e Drenovës, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi