Fjalori në Kuvend, Rama: Ndjesë! Kush fle me qenin, ngrihet me pleshta! Berisha kufomë politike (VIDEO)

Fjalori në Kuvend, Rama: Ndjesë! Kush fle me qenin, ngrihet me pleshta! Berisha kufomë politike (VIDEO)

Edi Rama

Nisur nga shqetësimi i një studenteje për gjuhën e përdorur në debatin me Sali Berishën sot në seancën plenare të Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke kërkuar ndjesë, sikur shprehet ai, për sëkëlldinë që është krijuar, ndërsa e cilëson Sali Berishën si kufomë politike. "Populli thotë 'kush le me qenin, ngrihet me pleshta'. Kur të zë rrugën një i marri, një rrugaç apo i dehur është e pamundur që të kalosh nëse nuk merresh me të, në një mënyrë apo një tjetër. I marri, apo rrugaçi ka arritur të marrë edhe formë deputeti tek ne dhe shfaqet për turpin e të gjithëve. E kam gozhdë në zemër që në atë Kuvend nuk jam i sfiduar nga inteligjenca apo dinakëria e kundërshtarit, por i sulmuar nga injoranca. Do të ishte më e denjë të na mundte një sfidant serioz për Shqipërinë sesa një fitore me një kundërshtar karagjoz.

E kam pyetur veten miliona herë se cfarë duhet bërë për të shmangur këtë. Nuk e gjej dot këtë. Ndjesë për sëkëlldinë që të është krijuar. Nuk e di sesi i dilet kësaj historie. Ka ikur koha kur prishte punë ajo kufomë politike, që kalbet sot në karrigen e deputetit pa nder dhe pa lavdi. Kjo tokë ka parë shumë të paudhë, por kurrë nuk e ka mbajtur mbi shpinë një prodhues rrenash, si ky farë burri pa din e pa iman, pa kanun, pa kushtetutë.  Komunist i llojit më të zi. Ky njeri ka hyrë në shtëpinë time si halldup, i pashoq, dhe i ka traumatizuar, gruan, nënën, gjyshen dhe fëmijët. Ky është fabrikuesi i procesverbalit të një gjyqi që nuk ka ndodhur kurrë. Aty shkruhet monstruoziteti i mohimit nga ana ime të atësisë së djalit tim. Ky është përhapësi i kësaj gënjeshtre, se unë kam treguar me gisht tim atë si babanë e djalit tim. Kurrë nuk ka ndodhur. Ndarja ime ka qenë krejt njerëzore në gjyq me mirëkuptim të palëve. Por ku lloj krokodili nuk ngopet, dhomë më dhomë, krevat në krevat dhe varr më varr.

Gënjen ky apo unë, për aksionet e gruas sime në një bankë Amerikane, ku ajo nuk ka qenë kurrë më shumë se një anëtare bordi si ekonomiste, që ka të drejtë të ushtrojë profesionin e vet, por që ka fatin e keq të jetë gruaja ime dhe të jetë prehja e gjahut të këtij të fantaksuri. Të ndjek nga pas si hienë. Unë nuk merrem me të, si gazetë e vjetër që tkurret cdo javë. Pasi e zhytën këtë vend në krim, kërkojnë llogari, rrëmujë dhe pushtet, për të zhdukur shpresën bashkë me rrugën e të ardhmes" shprehet Rama, ndër të tjera.  Sot në seancën plenare të Kuvendi kryeministri Rama u përplas me paraardhësin e tij Sali Berisha. Ish-kryeministri akuzoi bashkëshorten e Ramës se është aksionere në një bankë private në vend, por Rama e mohoi një gjë të tillë. Berisha insistoi duke pretenduar aksione në offshore. Në këtë pikë debati arriti pikun dhe Rama iu drejtua Berishës me fjalë të rënda duke i thënë se gruas dhe familjes së tij i ha ato që nuk thuhen...(lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku: 02/02/2019 18:29

    Ja ke bere aq mire ,sa nuk ka ku te shkoj. E meriton ai plak i rrjedhur. Ka 28 vjet ne politike,ka qene kaq kohe presidene kryeminister e nuk ka lene nje shenje te mire vtem poshtersi ndaj ketij populli. Te mos mburret me futjen ne nato si ishte Bushi i ri ,ai qe e futi. E pranuan ne nato ,por nuk e qasnin ne mbledhejen e komandes se natos apo ne komitetin drejtues te saj... Ketij palaco me emrin Sali ia dine te gjitha bilahite. Madje ai donte jo nje mut,por nje mut te madh. Vtem nuk e pyete si e donte te thate apo te njome.po memire te njom se ndoshta s'ka dhembe e te thatin nuk e pertyp dot. Do mbahet mend si je njeri kriminel, thashethemxhi e shpirt katran .....

    Përgjigju
  • Shqiptar: 01/02/2019 21:15

    Ke ik je çmen . mjerë ne që të zgjodhëm . Ik në psiqiatri .

    Përgjigju
  • Kosovari: 01/02/2019 15:34

    I nderuar,Nuk eshte dashur te jesh jashte instiucioni, Ne Kosove thuhet: "Ruaju mos te merr mi li9gu me vete" Juve,fatkeqesisht kesaj here Salihun qe, tashme dihet e njihet nga gjithe shqiptaret,Ju mori me vete.Ky banalitet nuk eshte I Juaji,leja atij qe ka certificate probnesie per te.

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 01/02/2019 14:37

    O pallosh falje duhet te kerkoj ty,per familjen qete permendi ty ky kriminel,spiu,i pa moralashem vrases hajdut dhe qe shkaterroj dhe e dogji shqiperine ky eshte ky qe e drejtoj per 25 vite partine e krimit dhe e hajduteve Sali qeni.

    Përgjigju
  • genti: 01/02/2019 13:31

    Edo mos u dorezo.. ke pas vetes gjithe shqiperine..

    Përgjigju
  • Dona: 01/02/2019 11:56

    Popull mos harroni Edi Rama nuk eshte prokuror, ne burg te con drejtesia. Deri tani drejtesia ka qene ne dire te plepisteve, pra te atyre 6 mujoreve. Mos i kerkoni hesap Rames, premtimin e mbajti dosjet i ka cuar ne prokurori, ai kaq ka ne dore.

    Përgjigju
  • Enea: 01/02/2019 11:41

    Kush fle me qenin ngrihet me pleshta. Korrigjojini keto shprehje z.Rama se tregoni qe jeni shume mbrapa ne kulture dhe civilizim...

    Përgjigju
  • Ardi: 01/02/2019 11:23

    Problemi është se si qëni dhe pleshti e kan të pamundur të jetojn pa njëri tjetrin... Kush nga Shqipëtarët nuk e kupton këtë, mjafton të ulet pak më poshtë për të par se si i kanë bizneset bashkë PS dhe PD. VAZHDONI bëni HAM HAM se po i rruhet shume Ramës dhe Saliut për ju.

    Përgjigju
  • Labi: 01/02/2019 08:47

    Pershendetje Z.Rama!Te pergezoj per punet qe kini bere keto vite,pamvarsisht se ka dhe shume mangesi ne organizim dhe drejtim te ministrive per kontrollet poshte ne baze,ne bashki dhe komuna etj.Degjova dije punimet e Kuvendit dhe ta them me shpirt se ndihem i ofenduar nga fjalori i perdorur aty nga Sali Krimineli,Vasili,Lulushi .Edhe Ju nuk u permbajtet, nga goja nxoret me shpirt ate fjale te ndyre,qe Saliu e meriton dhe me shume,se ka 29 vjet qe vret,shkateron,shan cte mban pragu i shtepise,etj,por Ju rate ne provokimet e rrugeceve,te cilet me veprimet e tyre i kane rrjepur lekuren popullit te ndershem dhe puntor.Z.Rama!Nuk e di pse vonohet reforma ne drejtesi,ajo eshte burimi i te gjithave te keqijave qe kane ndodhur ne vendin tone,Saliu,Luli,Mediu,Iliri duhet te ishin mbas hekurave me gjemat qe kane bere.Burgjet jane mbushur me ciliminj per nje doze hashash,ndersa ata qe bien era gjak,vjedhin e shkaterojne vendin me miliona leke dalin perdite ne tv dhe na bejne karshillek.Duhet qe pa tjeter te operohet ne drejtim te permiresimit te ligjeve dhe te vendoset pika mbi I.

    Përgjigju
  • erma: 01/02/2019 08:20

    jane gjynahet e tua qe erdhe ne pushtet me premtimin se do te vije drejtesi per gerdecin dhe 21 janarin, por fale teje berisha sot te sh...familjen para mbrapa ty e gjithe shqiptareve!!!

    Përgjigju
  • Vete e ke fajin: 31/01/2019 23:27

    ..po Saliun e Lulushin..,per 21 janarin e jo vetem..,po 1997'..,Populli e do n"biruce

    Përgjigju
  • Hinglateri: 31/01/2019 23:19

    Berishes m... i ben mire

    Përgjigju
    • Arbër: 01/02/2019 07:18

      Injoranca nuk ka kufi, sala duhet të ishte diku tjetër e jo në parlament!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit