‘Ura e Zogut’ mbi Lumin Mat po degradohet, aktivistë dhe të rinj dalin në protestë

Degradimi i Urës së Zogut mbi Lumin Mat dhe mosreagimi i institucioneve shtetërore, ka ngritur në protestë aktivistet e shoqërisë civile dhe nga grup të rinjsh nga Lezha dhe Kurbini. Ata u mblodhen të dielën pranë objektit monument kulture i cili ka pësuar dëmtime të rënda gjatë këtij viti dhe rrezikon seriozisht shembjen totale. Aktivistet e konsiderojnë të pafalshme mos ndërhyrjen e shtetit për të mbrojtur Urën e Zogut, pavarësisht se është bërë dhe një peticion me 3 mijë firma të qytetareve.

Të rinjtë protestues denoncuan edhe vijimin e shfrytëzimit pa kriter të shtratit të lumit, pavarësisht se ky shfrytëzim besohet si shkak i rrezikut që po i kanoset Urës së Zog. Aktivistët kërkojnë që të mrren masa të menjëhershme për shpëtimin e Urës së Zogut. Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Ajo është e veçantë për shkak të harqeve të saj, ndërsa në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore  që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut.

Së fundimi të paktën një këmbë e urës u fundos dhe si shkak besohet se është shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit Mat për nxjerrje inertesh. Edhe pse prej vitesh ishte e qartë që shfrytëzimi i lumit kishte krijuar pasoja të rënda në mjedis dhe në monumentin e kulturës reagimi i institucioneve ka qenë i mefshët dhe nuk ka ndaluar atë që specailsitët e shohin si masakër.

 

/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ulen në tryezë Rama e Basha për të diskutuar për vettingun e politikanëve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Sot seanca parlamentare, në rendin e ditës pritet të diskutohet projektligji për euro bondin, një hua me Berzh si dhe buxheti faktik i 2020