‘Deja Vu’ e një viti më parë, Durrësi ‘pushtohet’ nga mbeturinat në prag të sezonit turistik, Bashkia 1 vit kohë s’gjeti zgjidhje! Banorët: Turp (VIDEO)

DURRËS- Për më se një vit, Bashkia e Durrësit nuk ka gjetur një zgjidhje se ku do të depozitojë mbeturinat, duke krijuar në prag të sezonit turistik një situata alarmante. Koshat e mbeturinave janë të tejmbushur, duke u zbrazur edhe në rrugë e duke u shndërruar në një shqetësim serioz për shëndetin e qytetarëve.

Si zgjidhje provizore një vit më parë u gjet depozitimi i këtyre mbeturinave në një landfill privat në Tiranë pa pagesë, por kjo kontratë ka përfunduar dhe Bashkia nuk gjetur ende një zgjidhje, edhe pse ishte një skenar i pritshme kjo që po ndodh sot. Edhe pse nuk thuhet zyrtarisht, ato bëjnë “fajtorë” qeverinë duke thënë se shkak është bërë mos pagesa e për trajtimin e plehrave nga ana e tyre e cila ka marrë përsipër pagesën e përpunimit në landfillin privat.

 Report Tv ka tentuar të kontaktojë me përfaqësues të Bashkisë, por ato kanë zgjedhur që të “heshtin” duke mos dhënë asnjë prononcim.

“Më turp nuk ka, pisllëk i gjallë, sot i pashë. Kërkoj vetëm të hoqën mbeturinat, shtë gjë e thjeshtë, dëmton sezonin turistik. Vjen mikrobi, sëmundja”

“Infeksionin në shtëpi do marrim, fëmijët, dalim xhiro këto. Imazhin e Durrësit e dëmton, Bashkia të marrë masat”

“T’u bëhet yzmeti të pastrojnë se për atë punë marrin taksat, dëmtojnë imazhin, 10 vjet ky muhabet, plehrat janë gjëra e para që duhet të pastrohen”, thanë banorët për Report Tv.

E gjithë kjo situatë alarmante me mbeturinat e Durrësit lindi pas mbylljes së landfillit në Porto Romano. Durrësi përpunon rreth 200 ton mbeturina në ditë. Me një fond prej 417 milionë lekësh në vit, Bashkia e Durrësit kryen pastrimin e qytetit, ndërsa pas mbylljes së Porto Romanso nuk ka një landfill për depozitimin e mbetjeve. Fillimisht u mendua që mbeturinat të depozitohen në Gjirin e Lalzit, por një gjë e tillë është kundërshtuar me forcë nga banorët e kësaj zone, pasi kjo është një zonë turistike që do sillte dëme të mëdha jo vetëm për ta, por edhe për shumë turistë. Plani "B" ishte për një marrëveshje me banorët e fshatit Vadardhë të Sukthit, por sërish nuk u arrit një dakordësi.

Durrësi një vit më parë shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore, pasi çdo cep dhe kazan plehrash në qytet u pushtua nga mbeturinat. Për shkak të kostos së papërballueshme për t'i çuar mbeturinat në landfill privat, Bashkia Durrës vendosi t'i dërgonte në Manëz. Kjo shkaktoi protesta të banorëve duke bllokuar kamionët me mbeturina pasi tymi dhe era e keq po u merrte frymën dhe djegia e tyre ndodhet pranë banesave ku jetojnë. Mbeturinat në atë zonë u hodhën vetëm tre ditë dhe më pas u lidh një marrëveshje me landfillin privat në Tiranë, por kjo kontratë skadoi dhe tani më mbeturinat e Durrësit kanë mbetur në "mëshirë të fatit". 

1623231843_pleratdurres.jpg

Koshat e mbeturinave në Durrës

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e lagjes ‘Qazim Demi’ në Sarandë

Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e lagjes ‘Qazim Demi’ në Sarandë