Deklarata e fortë e analistit: Nëse ka një krim elektoral është ai i Bashës në 2011 ku mori në tavolinë bashkinë e Tiranës (VIDEO)

Analisti Skënder Minxhozi ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni ‘Real Story’, kur ka kujtuar 8 majin e 2011-tës, kur Lulzim Basha duke tjetërsuar votën, përpara të gjitha mediave në mes të ditës, i vodhi mandatin Edi Ramës.

Minxhozi e cilëson atë akt trafikimin e pastër të votës nga njëra anë e tavolinës në anën tjetër, përballë të gjitha kamerave. Sipas Minxhozit, ky është një krim i pastër elektoral që skemi pse e kërkojmë në Maqellarë, por thjeshtë tju rikthehemi arkivave.


‘Kur dëgjoj Lulzim Bashën të flasë për zgjedhjet më vjen ndërmend bashkia e Tiranës (2011). Ai është një rast kur bashkia më e rëndësishme në bashki është trafikuar politikisht nga njëra anë e tavolinës në anën tjetër përballë kamerave.

Ne qofte se ka nje krim elektoral qe shkojme e gjuajme ne Maqellare, duhet qe te shkojme te Pallati Kongreseve ku ka qene KQZ dhe te hapim arkivat per te pare se cfare ka ndodhur”., thekson Minxhozi.

 

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Eri: 20/06/2019 10:03

    O Minxhoz je me I miri analyst ne shqiperi,ashte vertete qe I bodhi Berisha me Ristanin,por edhe mendjemadhesia e kualicioneve beri ate qe ndodhi per Mia pranimin e komunisteve ne kualicion,por me vone my gabim u rregullua,.Te pergezoj per saktesine dhe intelegjencen tende,por e ke be rrenje nga gjysherit,prinderit dhe nu si familje Jeni krenare me te gjitha kohrat per sherbimin qe I Jeni bere kesaje Shqiperie Minxhozetjan fis fisnik,atdhetare.

    Përgjigju
  • Bora: 19/06/2019 13:54

    E ndjek me vemendje analistin sa here del e flet në studio. Sikur te kishim me shume analiste si ky zoteri, me kembe ne toke, me profesionalizem, me argumenta te padiskutueshem. Respekt Bora

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 19/06/2019 13:14

    Faji eshte I politikes. Nje politike e ndershme me popullin ka mjetet dhe instrumentat politik qe te mundesoje nje politike te paster per popullin e saj. Ne jete east faji eshte i i pozites qe nuk vuri para drejtesise ne kohe opozitaret e deshperuar per pushtet

    Përgjigju
  • luani: 19/06/2019 12:49

    Tamam,me pike e presje.Dhe me tej akoma.Te dali videoja e Rruzhdies kudel Berishovic UDBashi culluk,e shume te tjera pas tyre!

    Përgjigju