Deklarata e fortë e Murrizit: Rama-Basha-Meta janë takuar fshehtas në Golem kundër Reformës në Drejtësi, prandaj reagoi ashpër Yuri Kim

TIRANË- Për kreun e grupit demokrat parlament, Muslim Murrizi, Rama-Basha-Meta kanë zhvilluar një takim të fshehtë në Golem dhe sipas tij ky është motivi që ka sjellë reagimin e fortë të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim se "ka marrëveshje për të vrarë Reformën në Drejtësi".

Pikërisht për këtë motiv, sipas Murrizit janë mbledhur Rama, Meta dhe Basha, por duke theksuar se nga reagimi i palëve, veçanërisht nga presidenti, nuk kanë mbetur të gjithë palët të kënaqur.

Murrizi: Reagimi i ambasadës Amerikane ka ardhur pas takimit të Ramës, Bashës dhe Metës në Golem. E dinë këtë ustallarë. Zoti Duka nuk ka qenë. Nuk besoj se ai sinjal vjen për takimin publik të Metës me aleatët e PD-së, se ai ka qenë i hapur. Takimi i Metës me Bashën, Mediun dhe Dulen e Shehut është takim publik me kamera, ka qenë ditë e enjte në mëngjes. E ka fjalën për takime jashtë kamerës, takimi i këtyre që e quan "thikë pas shpine". Meta ka firmosur ndryshimin e Kodit Penal, nuk është pjesë e një pazari pas kurrizi. Nuk e ka për takimin legal, po për takimin ilegal.

Koçi: Po të kishte takim të tillë Meta s'do ishte kaq nervoz

Murrizi: Ndoshta kanë mbetur të pakënaqur nga takimi.

Koçi: Është riaktivizuar nervozizmi i Metës

Murrizi: Unë nuk jam psikolog, e njeh ti më mirë. Meta është acaruar për hatër të mospasjes, mendoj se është acaruar nga takimi. Ajo zona ka reaguar për këtë. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sportisti: 27/05/2020 10:53

    Ky duket tamam zëdhënësi i tregut të Gabit! Nuk e di kush mund të rrijë 10 min rrjesht me këtë që nuk pushon njëherë, duket ri radio e prishur që nuk merr asnjë stacion.

    Përgjigju
  • Jari: 27/05/2020 04:45

    Po ti kishte perbushur duhet te ishin ne burg ; Likja, Lulja, Sala do kishte 23 vjte brenda, Mediu qe me Gerdecin, Mona qe kur inaguroi Halen e Sashes ne Gji te Lalzit.

    Përgjigju
  • vjosa: 27/05/2020 00:28

    KETA jane paria e tiranes meta-basha-rama qe kane marre persiper te shtypin dhe shfrytezojne popullin shqiptar,,,POPULLI SHQIPTAR DUHET TE NGRIHET DHE TI HEDHI NE PLEHRA TE TRE KETO PARTI GJAKPIRESE....///NDRYSHE DO RRINI KESHTU SIC JENI DHE KETA DO JETOJNE SI PASHALLARE KUR POPULLI NUK DO KETE BUKE TE HAJE....

    Përgjigju
  • zana: 26/05/2020 23:22

    BRAVO MURRIZI JE NJE NJERI I MADH ,,,POLITIKAN KARRIERE,,,KURSE KETA TE TRE QE JANE TAKUAR NE GJIRIN E LALEZIT JANE POLITIKANE GJIRIZESH,,,,PO FORMOVE PARTI MURRIZI DO VOTOJ PER TY....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin