'Shqipëria ka zgjedhur NATO-n dhe BE-në, nuk është detyruar', Kim përshëndet deklaratën e Ramës

'Shqipëria ka zgjedhur NATO-n dhe BE-në, nuk është detyruar', Kim përshëndet deklaratën e Ramës

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka ripublikuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Moskë, i cili theksoi se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aspiron BE-në jo për faktin se është e detyruar, por si pasojë e dëshirës së saj.

Ajo ka ripublikuar këtë deklaratë të kreut të qeverisë, si një kundërpërgjigje të ministrit të jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov.

"Këtu është ndryshimi

"LAVROV: “Ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhënie [bilaterale] aq intensivisht sa mundemi … por Kryeministri përmendi detyrimet që ka Shqipëria ndaj NATO-s dhe SHBA-ve në veçanti si aleati i saj …” “Ne i dimë synimet e Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE… Unë besoj se Shqipëria mund të jetë një nga ata shembuj, kur detyrimet e tyre pengojnë marrëdhënie të zhvilluara miqësore, bashkëpunim të dobishëm, të ndërsjellët në tregti, investime, dhe marrëdhënie ekonomike”

RAMA: “Unë do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj, me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur…”

RAMA: “… Askush nuk na detyron neve. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe", poston Kim në profilin e saj në Twitter.

Postimi i plotë i ambasadores Yuri Kim

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peoples: 27/02/2020 21:12

    me siguri komentuesi eshte Lsist

    Përgjigju
  • Ps e vertete: 27/02/2020 14:34

    Nuk kemi nevoje per fjalet e tua zonja ambasadore. Nqs te plq Rama dergoje ne Amerike te perfaqesoje amarikanet jo ketu ne nuk e duam kryeminister.

    Përgjigju
    • Vucicdoli: 27/02/2020 21:13

      O millosh ke ngaterruar S me D.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja