Shpërndarje parlamentit? Balla-Metës: E di përrallën 'dhelpra dhe rrushtë'? Kërcënoi ambasadorët me paketime (VIDEO)

TIRANE-Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur me ironi Presidentit Ilir Meta,  i cili mbrëmë në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv u shpreh se nëse do ia kërkojë populli do ta shpërndajë parlamentin.  Balla akuzoi Presidentin se po kërcënon ambasadorët e huaj, referuar po intervistës mbrëmë në Report Tv, kur tha se nëse deklaratat që bëjnë diplomatët e huaj në Tiranë, do i kishte bërë ambasadorja jonë në Itali do ta kishin paketuar për 24 orë.

"E dinë atë përrallën dhelpra dhe rrushtë, përgjigjen e keni aty, lexojeni me vëmendjen. Nuk jap asnjë koment, refuzoj që të bëj cdo koment drejt një presidenti që tashmë ka humbur cdo sjelle kushtetuese dhe normale për të vijuar për të qenë më president. Por gjithçka ka artikuluar këto ditë, më e rënda është një lloj sjellje ndaj ambasadorëve të akredituar në Shqipëri.  Kjo ka të bëjë edhe me atë që është zakoni i shqiptarit, që kjo sjellje me kërcënime me paketime, nuk ka të bëjë me zakonin e shqiptarit. Ne jemi mikpritës, aleatë besnikë të SHBA-së. Presidenti problemet e tjera të lidershipit të opozitës t'i zgjidhë pa zhurmë, të mos shqetësojë qytetarët shqiptarë se ky vit është rindërtimi" tha ai.  

Ndalur te virusi kinez, Balla u bëri thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë, pasi situata është në kontroll dhe akuzoi Sali Berishën për përhapje paniku. "Qeveria ka marrë masat në bazë të një protokolli të mirë detajuar dhe padyshim i bëj thirrje cdo qytetari që nuk ka aspak hapësirë për panik, gjithçka duhet bërë sipas instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Dua të them dy fjalë, Sali Berisha sa herë që ka një epidemi dhe fatkeqësi merr përsipër dhe është burimi i të gjithë alarmeve dhe shpikjeve të alarmeve panikuese, që nga momenti i parë që tmerroi popullin e Kavajës (për karantinën), që i ka dhënë mundësi të jetë deputet për 15 vite. Ishte e turpshme që një ish-kryeministër të përhapë lajme të tilla dhe fakti që ky person ka qenë dikur një doktor. Nuk ndodh asnjë në Itali, keni opozitën që të bëjë këtë sjellë të paturpshme që bën ky njeri, për të përdorur politikisht një virus. Qeveria është në krye të detyrës, po zbaton të gjithë protokollin e OBSH-së" tha ai.

Pyetjet nëse PS-ja ka marrë masat për situatën,pasi në fundjavë do të zhvillojë Kongresin në Pallatin e Kongreseve, Balla iu përgjigj duke thënë se "Pyetja më duket pa vend, kongresi i PS-së do të zhvillohet normalisht, sipas axhendës tre ditore. Është në një mjedis të mbyllur si pallati i Kongreseve. Për cdo lloj masa tjetër jo vetëm ne, por kushdo tjetër duhet të ndjekë protokollin e masave".

Taulant Balla komentoi edhe nismën për anti-KÇK-në, ndërsa tha se "Qeveria me Kuvendin kanë sjellë edhe dy ligje të tjera në funksion të një rezultati pozitiv në këtë nismë, forcë goditëse. Unë dua ta përshëndes operacionin Forca e Ligjit. Nga OFL-ja janë referuar në SPAK dhe më pas në Gjykatë shumë sekuestro. Ishte e domosdoshme edhe një ligj më i plotë për administrimin e pasurive të sekuestruara".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niko: 25/02/2020 15:03

    Shkarkoheni këtë president legen, ca prisni... Jeni dhe ju fajtor që e zgjodhët e bëtë Berishën me krahë, të dy si like floriri dhe Berisha UDB janë fatkeqësia e këtij vendi, me keq se esat pash top tani.

    Përgjigju
  • Xhiku: 25/02/2020 13:30

    Baba Xhike i ke hipur se prapthi gomarit e koken tende do thyesh,ti sorre e zeze ne shpirt e fytyre te ha ate qe nuk thuhet.

    Përgjigju
  • Kola: 25/02/2020 13:27

    Z.Balla shkarkojeni e zhdukeni nga ato zyra ku zvarritet ky zvarranik i lig,ky intrigant i pafytyre,ky mender president sorre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë