Deklaratat e Yuri Kim, Murrizi: Zoti të dhëntë fuqi e mundësi t’u sjellësh shqiptarëve demokracinë e munguar prej 30 vitesh

Deklaratat e Yuri Kim, Murrizi: Zoti të dhëntë fuqi e mundësi t’u sjellësh shqiptarëve demokracinë e munguar prej 30 vitesh

Myslim Murrizi

Deputeti i kuvendit, Myslim Murrizi ka reaguar pas deklaratave të shumta të ambasadores amerikane, Yuri Kim, duke uruar që zoti t'i japë mundësi e fuqi për të ndihmuar 5 milionë shqiptarë për një demokraci të munguar prej 30 vitesh.

Përmes një statusi ai thotë se deklarata e djeshme e saj është realiteti politik shqiptar prej 30 vitesh e pazaret e pista të politikanëve në kurriz të shqiptarëve. Sipas Murrizit, edhe Reforma në drejtësi e zvarritur dhe mosbesuese në sytë e shqiptarëve, i ka rrënjët tek pazaret e ndyra të palaçove pazarli(politkanëve).

Statusi i plotë i Murrizit:

Mirëse erdhe në Shqiperi Zj.ambasadore e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim. Deklarata juaj e djeshme është realiteti politik shqiptar prej 30 vitesh pazaret e pista të 4-5 palaçove në kurriz të shqiptarëve janë një realitet i hidhur që kanë kapur prej fyti dhe mbajnë peng jashtë Europës një komb në mes të Europës. Reforma Zgjedhore reale është nyja gordiane që qëndron e lidhur në qafën e sovranitetit të votës së shqiptarëve. Ne si popull kemi vuajtur 45 vjet mohimin e zgjedhjes me votë por nga prilli 2008 përsëri shqiptarët nuk zgjedhin me votë, demokracia lind nga vota dhe vdes kur mohohet vota. Sovraniteti i popullit është zgjedhja me votë, jo votimi formal për listat e dy pazarxhinjve që bëjnë sikur shkelin njëri tjetrin me fadroma mbi trupa, por kanë 20 vjet që kanë shkelur mbi shqiptarët. Edhe reforma në drejtësi e zvarritur dhe mosbesuese sot në sytë e shqiptarëve, i ka rrenjët tek pazaret e ndyra të palaćove pazarli “ baballarët dhe mamallarët” e hartimit të reformës në drejtësi, të zgjedhjes së 27 individëve vetingues me integritet të dyshimtë e të munguar, është pazar i pistë mes 4-5 palaćove politikë që të njollosin reformën dhe t'i kenë nën komandë vetinguesit pa integritet.

27 vetinguesit janë votuar me 101 vota pro me datë 17 qershor 2017 nga të treja palët e politikës PS PD LSI falë pazareve të ndyra reciproke për individë me plot probleme në karakter, profesion dhe ligj. Kombi shqiptar është një komb pro amerikan, por politika e pazareve e ka mbajtur larg saj prej vitit që u rrëzua diktatura. Ju uroj mbarësi në misionin tuaj të filluar dje në Shqipëri dhe besoj shumë se do të kontribuoni në të mirë të shqiptarëve duke denoncuar pazaret e një grushti të vogël politikanesh tinëzare, hipokritë, servile kur janë përballë jush e të pa besë pas krahëve, hajdut të rëndomtë të miliarda eurove të taksave të qytetarëve shqiptarë që t'i njohësh më mirë, duhet t'i takosh sa më pak tako me shumë shqiptarë të tjerë për të njohur me rrënjë e dhëmballë këta “pengmarrës” të demokracisë. Shumica e atyre që shqiptarët i presin të jenë subjekt i drejtësisë së re, ishin në ceremoninë e mirëseardhjes tuaj formale-juridike-diplomatike në hotel Rogner.

Për rreth 5 milion shqiptarë dhe një ndër ta edhe unë, ju zj.ambasadore Yuri Kim dje më datë 22 maj 2020 keni filluar punën dhe misionin fisnik por dhe të vështirë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqiperinë reale të politikes hipokrite dhe tinëzare. Ndaj me shumë sinqeritet dhe plot shpresë ju uroj punë të mbarë dhe mirëseerdhe në Shqipëri Zj.Yuri Kim ambasadore e SHBA zoti të dhëntë mundësi e fuqi që të ndihmosh 5 milionë shqiptarët për një demokraci të munguar dhe të shumëpritur e të kërkuar prej 30 vitesh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 25/05/2020 07:38

    O murriz me atë zë qe te hap barkun kur flet te holle sikur je midhje, o murro i fshatit murriz , nuk eshte ”Zoti” ai qe te jep mend! Qe kur more filluat të gjithë ju të politikes të flisni për Zot, kisha, xhami, priftërinj e hoxhallarë mjekra te mjekrave babaMondë? Nafija Mona e dybekut kryjefshatarja del me kryq në qafë nga foltorja e partisë së saj, Lylshalngjituri puthet me babaMondët, Ruçi flet për Perënditë, pseudopiktori shallvar citon fjalë të pejkamberëve, Dulja pjellë e Janullës etj.

    Përgjigju
  • Cubi: 24/05/2020 23:05

    O murriz sic ke emrin je edhe vet. Nuk vjen demokracija me deputet te modelit tend apo te djalit te falliut. Mjer shqiperia qe vazhdon te jap vota deputeteve si puna juaj.

    Përgjigju
  • P K Sh: 24/05/2020 12:58

    O murriz e fituam demokracine para 30 vitesh Si duket ty te pelqeka demokracija e ramiz alise qe do ishe askushi se sa e saliut qe u bere deputet nuk eshte demokraci

    Përgjigju
  • MURAT HULI: 24/05/2020 08:15

    ME PELQEN KY DISKUTIM I Z.MURRIZI. KEMI 30 VJET ME TRE BANDA QE KANE PUNUAR KUNDER DEMOKRACISE E EKONOMISE SHQIPTARE. ARGUMENTI ME I FORTE ESHTE SE JEMI SHTETI ME I VARFER NE EUROPE KUR KEMI PASURI NENTOKESORE TE MEDHA,KU PJESA DERMUESE E POPULLSISE JETON NE VARFERI DHE NJE PAKICE E TRSHES JETON NE LUKS PA DERDHUR NJE PIKE DJERSE,. KERKOHE NDRYSHIM PA KUSHTE NGA KETO BANDA.INTELELKTUALET ATDHE DASHES NE ALEANCE ME SHBA E EUROPEN DUHE TE ANGAZHOHEN PER NDRYSHIM,DUKE I LIRUAR NGA FUNKSIONET GRUPET E TE TRE PARTIVE.

    Përgjigju
  • populli: 23/05/2020 21:52

    Shqipetaret kane treguar qe sdine te qeverisin.. Sa kohe presim nga te huajt le te mbajme dhe nje flamur tjeter..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur