Deklarohet zyrtarisht shkarkimi
i drejtorit Kristaq Skrami

Deklarohet zyrtarisht shkarkimi<br />i drejtorit Kristaq Skrami
TIRANE- Zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës ka komunikuar dje zyrtarisht për mediat shpalljen e konkursit për titullarin e institutionit të Teatrit Kombëtar, ku shkruan se: "Pas shumë vitesh stanjacion në skenën teatrore dhe përdorime të fondeve publike pa sjell rritje të cilësisë artistike, Ministria e Kulturës konsideron se reforma në Teatrin Kombëtar është tashmë, jo vetëm e domosdoshme, por edhe e pashmangshme. Kjo është kërkesë e politikave të reja për menaxhimin dhe edukimin artistic, por edhe thirrje që vjen nga vetë komuniteti i artistëve. Takime, shkrime dhe opinione të ndryshme të artistësh në media pohojnë se Teatri është në krizë...” Ndërsa lajmëron se konkursi do të jetë i hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e vendosura, të cilat deri në afatet e shënuara do të shpallin platformat e tyre për Teatrin Kombëtar dhe do t’i mbrojnë ato përpara një komisioni përzgjedhës, zëdhënësja Milena Selimi komunikon edhe vijimin e reformës në Teatrin Kombëtar.

Në këtë njoftim mes të tjerash shkruhet se: “Në kushtet e një sistemi jofunksionues, keqmenaxhimi, mungese vizioni, cilësie artistike të pakënaqshme,Ministria e Kulturës konsideron se skena teatrore shqiptare duhet të ndryshojë… Reforma është e nevojshme për të fituar një publik të ri, veçanërisht gjeneratat e reja. Ajo synon gjithashtu të zhvillojë shkëmbimet rajonale e ndërkombëtare si dhe të modernizojë administrimin e teatrit në mënyrë që nxisë një model të ri të skenës teatrore në Shqipëri”. Paraqitja e dokumenteve të kandidati të ri për drejtor do të jetë brenda datës 26 Dhjetor 2013 pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës. Në këtë komunikatë janë përcaktuar kërkesat e veçanta dhe një varg objektivash. Ja kërkesat e veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:
 
Kërkesat e konkursit për drejtorin e ri të TK-së
 
Të ketë arsim universitar dhe kualifikime plotësuese në art, menaxhim të projekteve.
Të ketë përvojë dhe krijimtari në fushën e artit skenik.
Të dëshmojë përvoja ndërkombëtare
Të njohë problemet dhe sfidat e teatrit shqiptar
Të ketë përvojë në projektet afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës.
Të ketë përvojë në marrëdhënit me donatorët dhe grupet e tjera të interesit. , si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme - si të sektorit publik ashtu edhe atë privat.
Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë.
Të ketë njohuri të mira të një ose më shumë gjuhëve të huaja.
Dhu.Ha.

Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite