Dekorimi i shtëpisë për festat e fundvitit/ Ja elementet që nuk duhet të mungojnë! (VIDEO)

Tashmë kemi hyrë në muajin e festave dhe të gjithë fillojmë përgatitjet për të krijuar një ambient festiv në shtëpi.

Ka nga ata që i qëndrojnë fanatikë dekorimit tradicional të shtëpisë, vendosjen e pemës klasike, por të tjerë preferojnë që të eksperimentojnë me trenden e fundit që sygjerohen çdo vit. E ftuar në “Rreze Dielli” Anila Hetoja, interior designer jep disa këshilla si të dekoroni bukur shtëpinë tuaj, duke e përshtatur edhe me arredimin e shtëpisë dhe ta bëni këtë me kosto minimale.

“Përveç pemës, në dhomën e ndenjes mund të fusni elemente si jastëkët me forma të ndryshme, me ngjyra të ndryshme, sidomos e kuqja nuk duhet të mungojë, gjërat që përgatiten vetë në shtëpi, ndriçuesit, qirinjtë aromatikë. Nuk është e thënë që duhet të shkojmë t’i blejmë, mund të krijojmë edhe vetë, guverda të ndryshme që mudn të vendosen në cepin e divanit, elementë që mund t’i nxirrni nga viti i kaluar, pa shpenzuar shumë. Me ato që këmi duhet të mundohemi të dekorojmë, cdo vit duke blerë diçka, pastaj duke përdorur zgjuarsinë pak vlen ajo shprehja ‘më mirë të dish sesa të kesh’.  Përsa i përket ngjyrave, ngjyra e kuqe e jeshile janë klasike, por për shtëpitë moderne nuk preferohen shumë. Përdoren ngjyrat trend si leja, blu, flas për dekorimet. Edhe pema është në ngjyra të ndryshme si lejla, pink etj. Megjithatë klasika mbetet klasike.”, sygjeron Hetoja.

Në “Rreze Dielli” Anila Hetoja thotë se edhe tryezës duhet t’i kushtohet rëndësi dhe elementet që do t’i shtohen për dekorim duhet të kenë në përbërje patjetër ngjyrën e kuqe.

 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump